Gjakovari e bën gruan për spital, shkak Facebook-u

Një burrë nga Gjakova është arrestuar pasi e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Gjakovë, ku i dyshuari pas një mosmarrëveshje verbale rreth rrjetit social Facebook, e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

Si pasojë e sulmit fizik, gruaja ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor.

Policia bën të ditur se pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit.

Loading...