Edhe Ahmeti me dilema për heqjen e taksës ndaj Serbisë

0

Republika e Kosovës nuk e përjashton mundësinë që në një të ardhme të afërt të largojë taksën 100% ndaj Serbisë, me kushtin që të ketë marrëveshje me Beogradin zyrtar. Kështu ka deklaruar për “Indeksonline”, kryesuesi i Ekipit Negociator të Kosovës në Bruksel, Shpend Ahmeti.

Sipas tij, qëllimi i këtyre bisedimeve është që të ketë njohje reciproke.

 

 

“… presin që ne të kemi kërkesa që na të diskutojmë që për një periudhë të shkurtër ta suspendojmë taksën që t’i japim një shans marrëveshjes”, është shprehur ai.

Megjithatë, Ahmetit theksoi se Ekipi nuk ka fuqi ta heq taksën, sepse është vendim i qeverisë.

“Besojë se nesër një pjesë e ekipit të Mogherinit do të jenë në Beograd për të diskutu me ta lidhur me këtë çështje”, ka deklaruar ai.