E ulet, burri nga Prishtina rrah fizikisht gruan në ditën e Bajramit

Një ngjarje jo e këndshme ka ndodhur dje gjatë festës së Fitër Bajramit.

Një burrë nga Prishtina ka rrahur gruan pikërisht në këtë ditë, shkruan Reporteri.net.

Sipas Policisë, gruaja nuk ka pranuar të shkojë në spital për tretman mjekësor, ani pse kishte lëndime trupore.

“I dyshuari mashkull K/shqiptar ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij femër K/Shqiptare, të cilës i ka shkaktuar lëndime trupore, e njëjta nuk ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit rasti mbetet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim të policies.

Ndryshe, edhe një ditë më herët, pikërisht në natën e Bajramit, një grua u rrah nga burri.

Loading...