E turpshme, vidhet statuja e Skënderbeut në oborrin e një shkolle në Pejë (FOTO)

Një akt i turpshëm ka ndodhur në oborrin e shkollës fillore në fshatin Troboviq të Pejës, ku raportohet të jetë vjedhur statuja e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti “Skënderbeu”, përcjell Publicisti.com

Shkolla e këtij fshati barte emrin e heroit kombëtar “Skënderbeu”, por hajdutet e hoqën statujën siç shihet edhe në foto.

Akti i turpshëm është bë i ditur për opinionin nga faqja e fshatit në Facebook, ndërsa policia po e heton rastin, thuhet në postim.

Postimi i plotë:

Fshati Treboviq
Skandaloze ! E turpshme !
Mbrëm gjatë natës raportohet se është vjedhur koka e bustit të Skenderbeut e cila gjindej në oborrin e shkollës sonë, policia ishin sot aty prezent për ti filluar hetimet në lidhje më këtë rast i cili nuk do koment !!!
Image may contain: snow and outdoor
Loading...