Drenori e quan prezervativ të Adem Grabovcit kryesuesin e Kuvendit Komunal të Drenasit

Ish-asambleisti i Kuvendit Komunal në Drenas, Xhavit Drenori dhe kryesuesi i Kuvendit Komunal në Drenas, Labinot Halilaj, kanë debatuar me gjuhë banale mes-vete.

Fillmisht ka qenë Drenori, ai i cili përmes një postimi ka thumbuar Halilin, duke e quajtur prezervativ të Adem Grabovcit, transmeton Gazeta Intro

“Më k’të të Hajdarve!E kemi të pakten një të mirë të përbashkët:Nuk bëhëmi “prezervativ” të asnjë pushteti e as individi, e aq më pak të tipit të Adem Grabovcit!Shnet kryesues!”, ka shkruar Drenori

E nuk ka vonuar shumë përgjigja e Halilajt, i cili e ka quajtur deshtak dhe  të gjitha këto i bën për disa “like” në facebook, duke e këshilluar të mos përdor fjalor banal në rrjetet sociale.

“Shihe more formatin e POR.. POLITIKANIT me por.. status (mandej kandidat per dr shkence🤭, soj i yt edhe pse je i vetedijshem qe edhe femijte munden te e lexojn kete status nuk ju pengon vetem e vetem per nje Like me u degjeneru ne Facebook, e le me ardh ne shprehje diqka me shume).
Shnet deshtak!Shiko heren tjeter posto me poza zhveshur ne status, te siguroj qe do te marresh Like me shume”, ka qenë përgjigja e Halilajt.

Por as kjo përgjigje nuk e ka bindur Drenorin që të ndal banalitetin, pasi ai përmes një kundërpërgjigje e ka quajtur përsëri “prezervativ të Adem Grabovcit”.

“Familjarisht mbaj respekt sepse je djali i dajes Osman.Politikisht je nje fundrrine, prezervativ i hargjuar i Adem Grabovcit, pa pike kredibiliteti.Me vjen keq qe t’kam t’njofshum!”, ka qenë kundërpërgjigja e Drenorit për kryesuesin komunal.

Duket se gjithë kjo ka nisur pasi Drenori gjatë ditës së hënë, ka dorëzuar një kallëzim penal në prokurori kundër zyrtarëve komunal në Drenas, që sipas tij nuk po realizojnë vendimet e kuvendit./GazetaIntro/