Drejtuesit e PTK-së shumë të uritur, 100 mije euro në dreka e darka

Udhëhoqën ndërmarrjen më fitimprurëse në vend.

E drekat e darkat duket t’i kenë përcjellë shumicën e takimeve të drejtorëve menaxhues të Postës dhe Telekomit të Kosovës.

Në dokumentin e siguruar nga arbreshi.info thuhet mbi 100 mijë euro ose saktësisht 114 mijë e 915 euro janë shpenzuar  për dreka dhe darka në periudhën 12 vjeçare e gjysmë, 2006- maj 2019.

Nga maji deri në nëntor të 2006-ës janë shpenzuar afër 3 mijë euro ose saktësisht 2 mijë e 675 euro.

1 mijë e 675 euro janë shpenzuar në 26 dreka zyrtare, ndërsa 1 mijë e 111 të tjera në 12 darka zyrtare.

E një vit më vonë janë shpenzuar gjysma e kësaj shume, gjithsej 1,692 euro. Në 18 dreka zyrtare 857 euro ndërsa në 5 darka zyrtare 834 euro.

Në këtë periudhë pozitën e drejtorit menaxhues të PTK-së e mbante Etrur Rrustemi.

Ndërsa viti në të cilin ishin regjistruar më së paku dreka zyrtare ishte 2008-ta me vetëm 5 të tilla e që gjithsej kanë kushtuar 238 euro.

Në atë kohë në krye të Postës dhe Telekomit të Kosovës ishte Sabehëdin Ramaxhiku si ushtrues detyre i drejtorit menaxhues deri në korrik të 2008-ës ndërsa Adnan Mervoci deri në shtator e Ramaxhiku përsëri si U.D. në pjesën e mbetur të vitit.

Por, në 2009-ën ndërmarrja që atë kohë operonte si më fitimprurësja në vend kishte shpenzuar mbi 11 mijë euro. 10 mijë e 357 euro në 27 dreka zyrtare ndërsa në vetëm dy darka janë shpenzuar 629 euro.

E mbi 5 mijë euro ose saktësisht 5,258 euro ishin shpenzuar më vitin 2010. 4 mijë e 977 euro në 48 dreka zyrtare ndërsa 281 euro në tri darka zyrtare.

Në vitin 2011 ishin shpenzuar 3 mijë e 358 euro në 64 dreka zyrtare e në 2012-en, 9 mijë e 77 euro në 59 dreka zyrtare ndërsa vetëm një darkë zyrtare në vlerë prej 189.00.

Gjatë këtyre viteve në krye të Telekomit të Kosovës ishte Shyqeri Haxha.

Por, shpenzimet ishin rritur dukshëm në vitin 2013, rreth 17 mijë euro ishin shpenzuar në dreka dhe darka.

15 mijë e 154 euro në 85 dreka dhe 1 mijë e 494 euro në darka.

Ngjashëm ishin shpenzuar edhe në 2014-ën ose saktësisht 10,843 euro. 9 mijë e 882 euro në 86 dreka zyrtare ndërsa 557 euro në dy darka.

Në 2015-ën janë shpenzuar 8 mijë e 119 në  71 dreka zyrtare dhe 167 në vetëm një darkë.

Gjatë kësaj periudhe në krye të Telekomit ishte Agron Mustafa ndërsa veç drekave me zyrtarë të bordit e menaxhmetit pjesa tjetër kryesisht janë me gazetarë.

E më së shtrenjti ka kushtuar një promovim I pakos verore dhe drekë më gazetar gjithsej 1 mijë e 500 euro.

Në vitin 2016, 8 mijë e 270 euro ndërsa darka 69.20 cent.

Më e shtrenjta një drekë zyrtare por nuk është cekur me kënd është realizuar e që ka kushtuar 332.30.

Në 2017-ën, dreka në vlerë 12 mijë e 492 euro ndërsa 1 mijë e 514 euro në darka zyrtare.

Në vitin 2018, 18 mijë e 274 në dreka zyrtare e vetëm një darkë I ka kushtuar plotë 2,316.80. Në dokument thuhet se të ftuar në këtë darkë kanë qenë mediet për festën e fund vitit.

E në pesë muajt e parë të këtij viti janë shpenzuar afër 2 mijë euro ose saktësisht  1 mijë e 713 euro.

Aktualisht ndërmarrja publike Telekomi i Kosovës udhëhiqet nga Bedri Istrefi i cili është emëruar në pozitën e ushtruesit të detyrës së Kryeshefit Ekzekutiv më 31 dhjetor të 2018-ës ndërsa në pozitën e Kryeshefit Ekzekutiv më 4 mars të 2019-ës.

Ndryshe arbresh.info ka raportuar për dhjetëra shpenzime dhe sponsorizime që ndërmarrja publike, Telekomi i Kosovës ka bërë për vite me radhë.

Në mesin e tyre edhe mijëra euro të ndara për këngëtarë të zhanreve të ndryshme, aktorë, spektakle të bukurisë e sallone të ondulimit.

 

Loading...