Djali I Arkanit: Mazrekaj, Hajde Në Beograd Do Ta Tregoj Qefin Si Babi Im (Video)

I lindur në Austri por me origjinë nga Dukagjini i Kosovës bokseri Petrit Mazrekaj pa asnjë humbje deri më tash po bën përgatitjet për fitoren e radhës.

Meci i tij i radhës ka zgjuar kureshtje të madhe pasi kundërshtatri i tij pritet të jetë Velko Razhnjatoviq, djali i kriminelit serb Arkanit.

Përballja e Mazrekajt me Razhnjatoviqin është paraparë të mbahet më 31 gusht por ka gjasë të shtyhet për në fillim të shtatorit meqë palët ende nuk janë marrë vesh për vendin se ku do të mbahet ky mec. Razhnjatoviq e ka ftuar Mazrekajn në Beograd por ky i fundit refuzon për shkaqe sigurie. Ai ka përjashtuar edhe Bosnjën si mundëis ndërsa si opsione mbeten Kroacia dhe Gjermania.

Mazrekaj deri tash ka pasur 17 fitore dhe asnjë humbje, prej tyre tre me kundërshtar serb, ndërsa po ushtron pa ndalur për të sjellur fitoren e radhës, kësaj radhe jo Austrisë por Kosovës.

Madje thotë se oferta nga menaxherët e Razhnjatoviq për këtë mec i ka ardhur pikërisht pas një përballje që ka pasur me një kundërshtar serb në Beograd, ndërsa deklaratat se Razhnjatoviq nuk i ka bërë asnjëherë ofertë i quan të pavërteta.

Derisa ende mbetet në pikëpyetje data dhe vendi i kësaj përballje, Razhnjatoviq e ka konfirmuar se më 7 shtator do të ketë një përballje tjetër në Kanada.

Loading...