Fillimisht Era Istrefi pushtoi skenën botërore falë hitit “BonBon” të realizuar në RedBox, e duket se shumë shpejt skena ndërkombëtare po pasurohet me një tjetër artiste nga trojet shqiptare. Dhurata Dora arriti të thyejë të gjitha rekordet me hitin e fundit, “Zemër”.

Duket se puna e realizuar gjatë gjithë karrierës së saj ne shtëpinë e hiteve, RedBox, po rezulton me sukses kulmor tani ndërkombëtar.

Është mega hiti “Zemër” në bashkëpunim me Soolking ai që ka bërë diferencën, projekt ky i punuar muzikalisht nga Big Bang në Redbox dhe në videoklip nga Max Production.

Projekti po tejkalon shifrën e rekord 150 milionë klikimeve në pak kohë dhe miliona shkarkimeve në platforma tjera si Spotify, iTunes etj.

Duket se ky sukses ka tërhequr vëmendjen e shtëpisë më të madhe muzikore në botë, Universal Music Group, që është afër ta ketë në gjirin e vet edhe superyllin shqiptar.

Për Dhurata Dorën ky është suksesi kulmor në karrierën e saj, pas disa viteve intensive të punës në skenën muzikore, duke u bashkuar emrave si Era Istrefi, Dua Lipa, Rita Ora e Bene Rexha si shqiptare në skenën ndërkombëtare.