Çmendet lojtari i Atleticos, e kafshon në kokë brazilianin e ri të Real Madridit

Vinicius Junior ka mbetur i tronditur, pasi kundërshtari i tij e ka kafshuar në kokë në një ndeshje mes Real Madrid Castilla dhe Atletico Madrid B.

Junior pati një pasdite në përgjithësi pozitive të dielën, pasi i shënoi të dy golat e ekipit të dytë të Real Madridit kundër po ashtu ekipit të dytë të Altetico Madridit në Segunda División B, nivelin e tretë të futbollit spanjoll, transmeton Gazeta Express.

Por, një moment në dhjetë minutat e fundit të ndeshjes, e tronditi atë dhe shumë në Spanjë.

Pas një dueli me Tachin, mbrojtësi i Atleticos e kafshoi në kokë superyllin e Real Madridit.

Të dy, Tachi dhe Junior u ndëshkuan me karton të verdhë pas incidentit.