Çiklistët nga Suhareka tmerrohen: Momenti dramatik kur ju shfaqet arusha në malet e Sharrit (VIDEO)

Malet e Sharrit njihen si malet që janë të pasura me florë dhe faunë, e gjithashtu këto male janë edhe terren i mirë për sporte ekstreme dhe për çiklizëm.

Në këto male çiklistikët e Suharekës ngjiten dhe shijojnë adrenalinën.

Dy çiklistët Arben Kuqi dhe Blendi Sylaj janë ngjitur së fundi dhe janë ballafaquar me një ari të madh dhe dy këlyshet e saj. Ku gjithçka ka qenë çështje e sekondave, takimi i dy çiklistëve me arushën.

Gjithë ngjarjen e ka xhiruar çiklisti Arben Kuqi, me kamerën që e kishte të vendosur në trup.

Ai ka shkruar në Facbook lidhur me këtë ngjarje.

“Një moment shumë i veçantë që rrallë kush mund ta përjetoj por njëkohësisht edhe pak i frikshëm. Shyqyr shpëtuam shëndoshë e mirë”, ka shkruar Kuqi.

Më poshtë keni pamjet e këtij ‘takimi’ të dy çiklistëve me arushat.

Loading...