Chrome dhe Firefox fitojnë përkrahjen e Windows 10 per Timeline

Funksioni i ri i Timeline-it së Microsoft në Windows 10 është projektuar për t’ju lejuar të vini në vendin ku keni mbetur në pajisje të ndryshme. Ndërsa Timeline mbështet Microsoft Edge për historinë e shfletimit të uebit, Chrome dhe Firefox nuk janë përditësuar ende për të mbështetur zyrtarisht veçoritë e reja. Një zhvillues i palës së tretë tani ka krijuar një zgjatje të Chrome dhe Firefox për të sjellë mbështetjen e Windows Timeline për të dy shfletuesit.

Historia e shfletimit do të sinkronizohet me tiparin me Windows 10, kështu që mund të kthehesh mbraba aty ku keni mbetur me heret. Timeline në formën e tanishme është me të vërtetë i dobishëm nese përdorni llogarine e njejte ne disa pajisje te ndryshme.