BMW sjell Serinë e 7 të ristilizuar

BMW do të prezantojë për këtë vit 2019, 7-shen e ristilizuar e cila ka pësuar ndryshime të dizajnit në pjesën e përparme me maskën e re.

Duke gjykuar nga fotoja që ka rrjedhur nga një prezantim privat, prodhuesi bavarez ka dhënë disa detaje teknike në lidhje me këtë model, transmeton KosovaPress.

Kështu, versioni 740i mund të ketë 335 apo 340 kuajfuqi, në varësi të rajonit, në të cilën do të shitet, ndërsa modeli plug-in hibrid 745e do të ketë motor 3.0-litër me 6 cilindra dhe me një motor elektrik, dhe fuqia e përgjithshme e tij do të jetë rreth 390 kuajfuqi.

BMW 750i do të ketë 523 ose 530 kuajfuqi. Modeli më i fuqishëm, M760, është kthyer në tregun evropian pasi që fabrika ka instaluar filtra OPF për të përmbushur standardet e reja për mjedis dhe duhet të jetë me kapacitet prej rreth 600 kuajfuqi.