Blero konfirmon martesën me Afronën

“Kur do të martoheni me Afronën”, është pyetja që Blerim Muharremit i është bërë në çdo intervistë të mundshme.

Por ndonëse të fejuar prej kohësh Blero dhe Afrona nuk kishin ndërmend të rrëfenin ndonjë datë martese, e dukej sikur kurorëzimi në mes çiftit nuk ishte as në plan.

Edhepse Blero bleu një banesë të madhe e luksoze në Prishtinë, martesa s’po përmendej.

Mirëpo befas disa postime në Instagramin e që të dyve, dhanë shenjat se dyshja po shkojnë drejt altarit.

Ishte Afrona ajo që publikoi një unazë martese dhe bëri tag Bleron duke shkruar aty vitin 2019-të, ndërsa më pas, Blero është ai që ka publikuar një fotografi të Afronës ku ajo shfaqet si nuse, dhe shkruan mbi të vitin 2019-të!

Prive gjatë këtyre ditëve, do të provojë të marrë edhe ndonjë deklaratë zyrtare nga këngëtari për të kuptuar përfundimisht nëse do dëgjojmë zilet e dasmës.