Arrestohet 27 vjeçari nga Llapi, grabiti me armë

Policia e Kosovës e ka arrestuar një 27 vjeçar dje në Podujevë, lidhur me një rast të grabitjes me armë në një filial që merret me transfere parashë.

Sipas tyre, arrestimi ka ndodhur dje dhe lidhet me grabitjen e dy ditëve më herët që ndodhi në mes të Podujevës, shkruan gazetametro.net.

“Nga hetuesit policor të stacionit të Podujevës, dje është arrestuar një  person,  për të cilin ekziston dyshimi i arsyeshëm që mund të jetë i përfshirë në një rast të grabitjes së armatosur. Rasti ka ndodhur me datën 10.09.2018 në rrugën “Zahir Pajaziti” në Podujevë,  ku në një lokal (pikë e një filiali që merret me transferim parash), nën kërcënimin e armës janë grabitur një shumë e parave të gatshme”, thotë Policia.

Ndërkaq, ata bëjnë të ditur se 27 vjeçari i arrestuar dje është shtetas i Kosovës me iniciale SH. T.

Ndërkohë, hetuesia e policisë po vazhdon punën në këtë rast, e Prokurori i rastit e ka dërguar në mbajtje për 48 orë të arrestuarin, nga ku pritet të dalë para gjykatës.