Adem Grabovci deklaron që në vitin 2014 ka blerë banesë me kredi dhe kursime

Në deklarimin e Grabovcit për pasurinë e tij, ndër të tjera deklaron në mënyrë shumë të paqartë një banesë të blerë në vitin 2014 me kredi dhe kursime, të cilën e deklaron në pronësi të gruas.

Pasuria e paluajtshme:7 njësi me vlerë 1,500,108 euro

Pasuria e luajtshme:3 njësi me vlerë 0 euro

Para të gatshme:Dallimi në mes parave të gatshme nga 2010 në vitin 2016 është 11,426 euro më pak

Të hyrat vjetore:Zyrtari gjatë viteve 2010-2016 ka pasur të hyra vjetore në vlerën 149,337 euro.

Familjarët gjatë viteve 2010-2016 kanë pasur të hyra  45,562 euro. Në total zyrtari të hyra personale dhe pjesës tjetër të familjes gjatë periudhës 2010-2016 ka deklaruar 194,899 euro.

Të gjeturat: 

Gjashtë nga shtatë njësitë e deklaruara nga zyrtari janë krijuar para vitit 2010. Në vitin 2015 ka deklaruara një banesë të përfituar në vitin 2014 në pronësi të gruas. Për këtë banesë nuk ka deklaruar vlerën. Banesë është deklaruar se është blerë nga kredia dhe kursimet.

 

Kredia e deklaruar për blerjen e banesës ka vlerën e 15,000 eurove. Zyrtari deri në vitin 2012 ka deklaruar 21,500 euro para të gatshme, ndërsa në dy vitet pasardhëse nuk ka deklaruar para të gatshme. Nëse llogaritet kredia dhe paratë e gatshme me të cilat arsyetohet blerja e banesës, vlera  del të jenë diku rreth 37,000 euro.

 

Gjithashtu zyrtari ka deklaruar në vitin 2015, 17,000 euro para të gatshme.

 

Në vitin 2016, të gjitha pasuritë e paluajtshme janë deklaruar me vlerë zero.

 

Një nga pasuritë e luajtshme e deklaruar në vitin 2014, është arsyetuar me paratë e marra nga sigurimi “kasko” i veturës Mercedes, por këtë veturë zyrtari nuk e ka deklaruar asnjëherë në vitet paraprake.

 

Në vitin 2010, zyrtari ka deklaruar vetëm burimet e të hyrave për vete dhe bashkëshorten por pa treguar vlerën e të hyrave.