A e dini se Marco Van Basten u pensionua në moshën 30 vjeçare?

Sa herë që flitet për Marco Van Basten, gjithmonë na shkojnë ndërmend golat e tij të bukur, dhe cilësimet si një nga sulmuesit më të mirë të të gjitha kohërave në futboll.

Ish reprezentuesi holandez, ka emri kryesor në futbollin botëror gjatë viteve 1980 deri në fillim të viteve 1980.

Ai, sot do të konsiderohej një rast i rrallë, pasi në karrierën e tij ka veshur fanellat e vetëm dy skuadrave, Ajaxit dhe Milanit.

Van Basten, si pak kush, kishte arritur të shënonte 276 gola në 373 ndeshje në të gjitha garat në nivel klubesh.

Por, një fakt i hidhur për karrierën e tij, ishte pensionimi i hershëm nga futbolli. Marco Van Basten u largua nga futbolli në moshën 30 vjeçare, ndërsa kishte pa luajtur një ndeshje futbolli që nga mosha 28 vjeçare.

Holandezi, kishte pësuar një lëndim në kyçin e këmbës gjatë një ndeshej kundër Ancona, duke u detyruar t’iu nënshtrohej një sërë operacionesh, ku humbi pjesën e mbetur të sezonit 1993/1994.

Ai kishte shpresuar të ishte i gatshëm për Kupën e Botës në vitin 1994, por nga Milan u këshillua të mos e bënte një gjë të tillë, në mënyrë që të mos e pengonte rehabilitimin e tij.

Më në fund, në gusht të vitit 1996, ai i detyrua ta pranonte humbjen në betejën e tij për t’u shëruar nga lëndimi, duke i dhënë fund karrierës në moshën 30 vjeçare, edhe pse nuk regjistronte një ndeshje futbolli që nga mosha 28 vjeçare.

Pas pensionimit, Van Basten ka drejtuar skuadrën e Ajaxit si dhe ekipin kombëtar holandez.