9 Mënyra për tu ndier mirë me vetën

Çdo ditë është një mundësi e re për të ndryshuar. Disa ditë janë më të mira se të tjerat. Këto ditët pak më të mira ndikojnë direkt në gjendjen emocionale dhe në ndjenjat për vetëvetën. Këtu janë disa mënyra për të shmangur këtë.

1. Vazhdoni. Mos lejoni që ndryshimet e jetës të ju hedhin jashtë udhës, por mos harroni se rrethanat më lehtësuese janë të përkohshme. Gjeni më shumë qartësi duke e mbajtur kursin dhe kanalizuar energjinë tuaj në një drejtim pozitiv.

2. Besoni veten. Besoni në burimet tuaja të brendshme, pa marrë parasysh se çfarë, dhe ju do të rriteni nga përvoja. Unë besoj se përgjigjet zakonisht qëndrojnë brenda dhe ndoshta ju jeni mjaft të zgjuar për të kuptuar se çfarë duhet të bëni. Jepini vetes pak kohë dhe kini durim.

3. Jini miq me jetën. Mos harroni se njerëzit nuk janë gjithmonë ata që ju bëjnë ju keq. Ju ja bëni këtë vetës tuaj. Mësoni të përqendroheni në mundësi të tjera ose në një drejtim tjetër që mund të ju jap një perspektivë.

4. Shikoni mendimet tuaja. Mendimi juaj nuk do të jetë kurrë 100 për qind pozitiv. Duhet të mësoni të largoni mendimet negative dhe të qëndroni të hapur ndaj ideve të tjera që do t’ju ndihmojnë të lëvizni në një drejtim pozitiv. Filloni të njihni mendimet negative dhe të përdorni mendjen tuaj për t’i shuar ato.

5. Thirrni forcën që keni brenda. Mëso t’i orientosh pikat e tua të forta në vlersimin e situatave, kështu duke nxjerr anët pozitive në cdo situatë negative. Besoni se forca dhe inteligjenca juaj mund t’ju ndihmojë të përballoni cdo gjë. Mos harroni se ju keni përjetuar gjëra edhe më të rënda.

6. Mësoni të doni veten. Ju nuk duhet të jeni kush jeni sot, dhe jeta juaj nuk është shkruar. Ndryshimi i ndjenjës për veten do të thotë të krijosh një strategji, të mbledhësh disa mjete të reja dhe të bësh veten në personin që dëshiron të jesh. Një mënyrë e mirë për të filluar është të ndalosh të bësh gjërat që ju lëndojnë ose nuk ju bëjnë të ndiheni mirë.Mos u fyej. Është zgjuarsi të jesh i qëndrueshëm ndaj komenteve kritike. Njeriu gjithmonë do të përplasë kokën, por e konsideron burimin, dhe nëse është çështja e personit tjetër, injoroni atë.

7. Zhgënijimi është pjesë e jetës. Edhe njerëzit më të suksesshëm duhet të merren me zhgënjim, por ata kanë mësuar se si ta përdorin atë për ta shëndrruar në progres. Esenca është që të përpunoni ndjenjat tuaja dhe të mësoni se si zhgënjimin ta shëndrroni në motiv për forcë.

8. Zbuloni frikën tuaj. Fillimisht njohja dhe pastaj tejkalimi i frikës ju bën më të fortë, dhe duke qenë pak i frikësuar mund t’ju bëjë më mirë. Duhet ta njihni frikën tuaj dhe ta zbrapsni nga jeta.

9. Ndjehuni mirë me vetën, pavarësisht se çfarë sjell jeta. Dije se çdo herë që zgjohesh, ke një mundësi tjetër për t’i bërë gjërat më mirë. Mos e humbisni atë mundësi.