430 mijë euro për asfaltimin e 3 rrugëve

Ministria që udhëhiqet nga ministri Pal Lekaj, ka ndarë edhe rreth 430 mijë euro për ndërtimin e tri rrugëve në Kaçanik.

Siç njoftohet nga Ministria e Infrastrukturës, zëvendësministri Rexhep Kadriu ka pritur sot në takim kryetarin e Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazin, me të cilin nënshkruan disa memorandum, shkruan gazetametro.net.

Ministria tregon se për asfaltimin e tri rrugëve janë ndarë 429 mijë e 180 euro, e të cilat do të ndahen në tri projekte që kushtojnë 151 mijë euro, 214 mijë euro dhe 63 mijë euro.

151 mijë euro do të shkojnë për asfaltimin e rrugëve lokale të Komunës së Kaçanikut, ndërkaq 63 mijë euro do të ndahen për rrugën që lidh fshtin Nikë me magjistralen.

Po ashtu, 214 mijë euro do të derdhen për asfaltimin e rrugës që lidh fshatrat Lushi, Gërlicë, Gabrricë, Rezhancë dhe Dullovi.

Ndryshe, Kaçaniku tani ka përfituar edhe nga një investim nacional, pasi në atë Komunë kalon edhe autostrada ‘Arbën Xhaferi’.