3 zyrtarë të LDK-së “zbulojnë” koalicionin me VV-në

Dikush nga LDK-ja po “çpërdhitë” rreth koalicionit me VV-në, ani pse krerët e partisë kanë mospajtim të madh për shkak të postit të kryeministrit.

Sidoqoftë, disa zyrtarë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, kanë filluar mëngjesin e sotëm që të postojnë fotografi ku shihen me  gazetë në dorë, ku në ballinë të saj, është lajmi “LDK-VV, mes konsultave dhe ultimatumeve”.

Kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili i takon kësaj partie në  mbishkrimin e fotos së tij ka përdorur disa fjalë të cilat në zgjedhjet e kaluara kanë qënë në slloganin e Lëvizjes Vetëvendosje “ Me mendje e me Zemër”.

“Ndryshimin e bëjmë bashkë , me dije dhe me zemër, pa bajraktarizëm por me vullnetin e qytetarit”, ka shkruar Tahiri.

Ndërkaq, Tahiri s’ka mbetur i vetëm. Në një foto të tillë ka dalë edhe deputeti Arben Gashi dhe zyrtari i LDK-së, Faton Peci.

Kjo mund të jetë edhe një sinjal se dikush nga LDK e do një koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje, ani pse janë theksuar dallimet e mëdha, sidomos tek posti i kryeministrit, transmeton Reporteri.net.

Loading...