Connect with us

Bota

Zvicra po “fundoset” në dëborë, kaos i madh në trafik

Publikuar

me

Dimri dhe bora kanë futur Zvicrën në “kthetrat” e veta. Një numër ortekësh janë regjistruar të enjten, por njerëzit dhe ndërtesat kësaj radhe shpëtuan pa dëme.

Matjet e fundit janë nga mëngjesi i kësaj të enjteje. Trashësia totale e borës në St. Gallen ishte 18 centimetra, në Einsiedeln 22 centimetra dhe në Chur 40 centimetra. Në Arosa ka tashmë 1.35 metra dëborë.

Sasia e madhe e borës së freskët ka ndërprerë trafikun në rrugë të shumta. Disa vende nuk mund të arrihen më me automjete ose tren, raportojnë mediat zvicerane.

Edhe në qytete, transporti publik u përball me kufizime të ashpra në mbrëmje. Në Cyrih, autobusët nuk kanë mundur të lëvizin më në lartësinë prej më shumë se 450 metrash mbi nivelin e detit, transmeton albinfo.ch.

Shumë tramvajë dhe autobusë urbanë u vonuan ose u anuluan plotësisht.

Dhe ky është vetëm fillimi: Përveç kësaj që ka rënë sot, edhe 50 deri 110 centimetra borë e freskët pritet në pjesë të shpateve veriore të Alpeve dhe 20 deri në 40 centimetra në pjesët e rrafshta, lindore të Zvicrës.

Në male ka pasur reshje të mëdha bore natën e së enjtes. Në Arosa GR, për shembull, 65 centimetra dëborë të freskët janë shtuar që nga e mërkura, shkruan Meteonews në Twitter. Dhe ka vazhduar të binte borë me të madhe.

Vazhdo ta lexosh

Bota

U ndëshkua se iku nga shtëpia pa leje, 17-vjeçari vret gjithë familjen e tij

Publikuar

me

Një adoleshent në Indianapolis u akuzua të Enjten me gjashtë akuza vrasjeje për vrasjen e anëtarëve të një familjeje dhe një gruaje shtatzënë.

Raymond Childs III, 17 vjeç, u akuzua gjithashtu për vrasje në tentativë të një personi tjetër i cili u largua nga shtëpia e familjes pas të shtënave fillestare.Sipas dokumenteve të gjykatës të shpërndara nga zyra e prokurorit ai mbante një pistoletë pa licencë.

Ai po akuzohet si i rritur për shkak të moshës së tij dhe pretendimit të vrasjes, bën me dije CNN.
Vrasjet janë një ngjarja më tragjike në qytet me kaq viktima në më shumë se 10 vjet, tha të Dielën Shefi i Policisë së Metros në Indianapolis, Randal Taylor.

Childs dyshohet se vrau anëtarët e familjes së tij pasi babai i tij e ndëshkoi atë për largimin nga shtëpia pa leje.

Childs dyshohet se qëlloi dhe vrau vëllanë e tij Elijah para se të qëllonte babanë e tij, Raymond Childs, Jr dhe njerkën Kezzie Childs.

Detektivët gjetën gjithashtu motrën e tij të vdekur 13-vjeçare. E dashura shtatzënë e Elijah, Kiara Haëkins, u shpall e vdekur në një spital.

Dalja e ardhshme në gjyq e Raymond Childs III është më 21 Prill.

Vazhdo ta lexosh

Bota

39 vjeçari vret bashkëshorten dhe djalin 5 vjeçar

Publikuar

me

Një italian 39 vjeçar ka vrarë gruan dhe djalin e tij, ndërsa më pas u përpoq të vristë edhe veten.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në provincën e Torinos, ku burri 39 vjeçar pasi vrau bashkëshorten dhe djalin e tyre 5 vjeçar, donte të vetëvritej duke u hedhur nga ballkoni i shtëpisë.

Vrasja ndodhi pasi çifti kishte bërë grindje për arsye akoma të pa zbuluara, shprehen mediat italiane.

Personi ndodhet në spital, jashtë rrezkut për jetën, ku ndodhet edhe në vezhgimin e policëve.Vazhdojnë hetimet për të zbuluar motivet e vrasjes nga ana e policisë.

Vazhdo ta lexosh

Bota

Mjeku amerikan shkarkohet pasi vodhi vaksina kundër Covidit, ia dha gruas

Publikuar

me

jë mjek në Teksas të Shteteve të Bashkuara është shkarkuar nga puna dhe është ngarkuar me akuzë kriminale pasi dyshohet se ka vjedhur një paketim të vaksinës kundër Covidit që përmbante nëntë doza, duke ua dhënë ato miqve dhe familjarëve.

Autoritetet dyshojnë se Dr. Hasan Gokal, i cili punonte në sektorin e shëndetit publik në rajonin Harris, vodhi doza të vaksinës së kompanisë Moderna përderisa ishte duke punuar në një qendër vaksinimi në Humble më 29 dhjetor.

Rasti raportohet se u zbulua pasi Gokal u mburr para një kolegu për këtë vepër. Më pas, bashkëpunëtori e raportoi këtë rast te mbikëqyrësit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Prokurorët më vonë vlerësuan se mjeku 48 vjeç e kishte përdorur paketimin për t’ua dhënë vaksinën nëntë personave, përfshirë bashkëshorten.

“Ai e abuzoi pozitën për t’i vendosur në radhë të vaksinimit personat që nuk i janë nënshtruar procesit ligjor për të qenë aty”, tha prokurorja rajonale, Kim Ogg.

“Ajo që bëri ai ka qenë ilegale dhe për këtë do të mbahet përgjegjës sipas ligjit”, shtoi prokurorja.

Sipas saj, mjeku i dyshuar i injoroi protokollet që kërkojnë përparësi për punëtorët në vijën e parë të frontit kur është fjala për vaksinim kundër sëmundjes Covid-19.

Avokati i mjekut, Paul Doyle, tha se klienti i tij nuk ka bërë asgjë të gabuar, duke këmbëngulur se paketimi ishte i dëmtuar dhe mjeku thjesht dëshiroi që të mos e çonte dëm.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com