Connect with us

Lajme

Shifër tragjike e të vdekurve nga Covidi në 24 orët e fundit në Kosovë

Publikuar

me

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.468 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 289 raste pozitive.

IKSHPK njofton se brenda 24 orëve janë raportuar 14 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 5 raste (78, 74, 65, 62, 56 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Istog 1 rast (86 vjeç), Malishevë 1 rast (81 vjeç), Pejë 1 rast (47 vjeç), Prizren 1 rast (88 vjeç), Shtime 1 rast (80 vjeç), Suharekë 1 rast (80 vjeç), Viti 1 rast (71 vjeç), Vushtrri 1 rast (54 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 57.317 raste nga 216.409 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.447 raste të vdekjes, transmeton Telegrafi.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 303 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 50.487 raste, kurse numri i rasteve aktive është 5.383.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 107 raste, Gjakovë 22 raste, Podujevë 22 raste, Lipjan 19 raste.

Gjilan 14 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Ferizaj 12 raste, Pejë 10 raste, Prizren 10 raste.

Drenas 9 raste, Kamenicë 8 raste, Rahovec 8 raste, Viti 8 raste, Obiliq 5 raste, Klinë 4 raste, Suharekë 4 raste, Malishevë 3 raste, Vushtrri 3 raste.

Istog 2 raste, Shtime 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Dragash, Graçanicë dhe Kaçanik.

IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19.

“IKSHPK apelon tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin, menaxhimin dhe kontrollin e infeksionit COVID-19, duke marrë parasysh dispozitat e Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, dhe vendimet në fuqi mbi masat dhe obligimet e institucioneve për zbatimin e masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Lajme

Grenelli kritikon demokratët për Kosovën: 20 vjet dështuat për ta zgjidhur problemin (VIDEO)

Publikuar

me

Ish-amabasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe dikur i dërguar i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i ka kritikuar ashpër demokratët në lidhje me çështjen e Kosovës, duke i akuzuar ata për dështim.

“Ata duan që njerëzit që kanë qenë këtej për një kohë të gjatë ta luajnë lojën e tyre. Për këtë arsye e urrenin Donald Trumpin, sepse ai vinte nga jashtë”, tha Grenelli për televizionin Neësmax.

“Mund t’ju tregoj që shembulli i përkryer është problemi i Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, m’u tha se duhet të shkoj dhe ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar. Ndoshta unë duhet të marr ca ide të reja”, tha ish-zyrtari i lartë.

“Por kjo nuk shqyrtohet në Uashington, kjo është mendësia e outsider-ëve, të cilën ata e urrejnë”, shtoi Grenelli gjatë një interviste për këtë televizion.

“Ata nuk duan që askush nga jashtë të futet brenda (qeverisë). Ata duan të pretendojnë sikur janë të vetmit që i kuptojnë këto çështje të ndërlikuara”, tha më tutje Grenelli, duke e akuzuar Bidenin se i ka emëruar në administratën e re njerëzit e njëjtë, që kanë qenë duke pritur që nga koha e Obamës që të vijë dita e tyre.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Flet vëllai i Albert Krasniqit: Ishte person bujar dhe trim (FOTO)

Publikuar

me

Albert Krasniqit iu dha lamturia e fundit dje në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës. I njëjti dyshohet se u v ra nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Vëllau i tij, Yll Krasniqi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke e përshkruar Albertin si djalë bujar dhe trim.

“Për ata që e njohën mirë Albertin ai ishte zemra e huaj dhe një person që nuk peshohet me askënd për nga bujarësia dhe trimëria e tij”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Në anën tjetër axha i tij ka thënë se vëllai i tij, Skender Krasniqi, e ka v rarë pa dashje djalin e tij.

Ai e kishte përshkruar Albertin si “djalë problematik”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Për katër vitet e ardhshme pritet të punësohen 3 mijë të rinj nga Kosova në Zvicër

Publikuar

me

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar një marrëveshje të re për t’i përmirësuar perspektivat e punësimit për të rinjtë e të rejat në Kosovë gjatë katër vjetëve të ardhshme.

Nënshkrimi kësaj marrëveshje për vazhdimin e projektit “Enhancing Youth Employment” edhe për katër vjet, u bë sot nga Thomas Kolly, ambasador i Zvicrës në Kosovë dhe Skender Reçica, ministër në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve, duke lehtësuar fazën e tranzicionit nga shkollimi në punë për të rinjtë dhe të rejat. Me këtë rast ambasadori Kolly theksoi rëndësinë e angazhimit të ngushtë të sektorit privat si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.

Iniciativa bazohet në të arriturat dhe mësimet e nxjerra në fazat e mëhershme (2013- 2020). Falë zhvillimit të aftësive të rëndësishme për tregun e punës dhe sigurimit të informacionit më efikas për sektorin privat dhe për punëkërkuesit, mbi 5 000 të rinj kanë gjetur punë gjatë 8 vjetëve të fundit”, thuhet në njoftimin për media.

Në periudhën 2021-2024, edhe 3000 të rinj pritet të gjejnë punë përmes këtij projekti.

Masat mbështetëse do të përfshijnë a) trajnime joformale dhe të drejtuara nga industria që synojnë përputhjen e aftësive të tyre me nevojat e tregut të punës; b) shërbime të përmirësuara të udhëzimit në karrierë dhe ndërmjetësimit në punë.

Projekti (EUR 4’762’000) financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga një konsorcium midis Helvetas Swiss Intercooperation dhe Management Development Associates.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com