Connect with us

Magazina

Reagimi i radhës i Kikës, pasi iu mor nga dora “It’s my love”

Publikuar

me

Kreshnik Husaj, i cili nisi emisionin “It’s my love”, ku supozohet se të rinjtë njoftohen mes vete dhe kanë mundësi që të nisin lidhje të dashurisë, duket nuk është më pjesë e tij.

Pas akuzave se pronari i televizionit ku transmetoj emisioni, Valon Maloku, ia mori “It’s my love”, Husaj, i njohur si Kika, ka reaguar në Facebook.

Ai ka shkruar se “ka ecur me tradhtarë pas shpine” dhe se ka treguar se është “edhe më i fuqishëm”.

Për emisionin “It’s my love” ka pasur shumë reagime, shumica e të cilave kanë qenë përqeshëse, dhe videot e emisionit janë bërë virale.

Kika më herët ka paralajmëruar se do ta bëjë emisionin në një televizion tjetër dhe se do të ketë me vete një pjesë të konkurentëve.

Ky është shkrimi i plotë:

Eh dynjah

Sa herë e sa herë kam ecur me tradhtar pas shpine , kam treguar se jam edhe me i fuqishem.

Dua tju them se asnjeher sjam friguar nga njerzit qe i kam respektuar sepse e di se zoti lart është krah meje .

Ju dua pa mas gjithve .Vazhdojm fuqishem.

Magazina

Berati nervozohet keq, jep dorëheqje nga It’s my Love

Publikuar

me

Konkurrenti i “It’s my Love”, Berat Xhelili ka dhënë dorëheqje nga emisioni për shkak të disa problemeve me autorët e këtij emisioni.

Pas largimit të Kikës si udhëheqës i emisionit, edhe Berati i ka ndarë rrugët.

Në një video live në llogarinë e tij personale, ai e akuzon se produksioni është tallur me të, pasi sipas Beratit, ai është angazhuar që të ndihmojë në rritjen e shikueshmërisë të emisionit dhe të takimit me njërën nga vajzat.

Ndër të tjera, ai vazhdon me ofendime në drejtim të Valon Malokut dhe Antigona Kotorrit.

Madje ai ka ofenduar edhe vajzat e emisionit duke thënë se nuk është i interesuar për asnjërën nga to dhe që autorja e emisioni i ka kërkuar atij të shkonte në Gjilan për të marrë Erzen./Express/

Vazhdo ta lexosh

Magazina

“E urrej Albin Kurtin”, Kika nuk përmbahet: Sen nuk më ka bo, sen si kom bo por s’mund e shoh

Publikuar

me

Kreshnik Husaj, i njohur si Kika, ka zënë këtë javë shtratin e emisionit ‘SHOW TIME’, në rubrikën “Në shtrat me..”.

Nga aty, autori i “It’s my Love” ka thënë se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, nuk do ta kishte ndërruar me askënd në shtrat, shkruan Reporteri.net. E krejt ndryshe, anëtari i PSD’së shprehet kur flet për oponentin politik të Thaçit, Albin Kurtin. Për më shumë ndiqeni me video intervistën e Kikës nga shtrati:

Kika, nga shtrati, deklaron se e urren Albin Kurtin, derisa shpjegon se kurrë s’ka patur diçka me të, madje as nuk njihen me vete.

Mes tjerash, Kika tregoi se edhe për kë do të votojë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

‘SHOW TIME’, prodhim i Gazetës Online ‘Reporteri.net’ për RTV Dukagjini shfaqet çdo të shtunë, prej orës 19:30.

Shikojeni emisionin e plotë:

Vazhdo ta lexosh

Magazina

“S’pat qare pa më puth pak”, Anita poston foton romantike me Ramush Haradinajn

Publikuar

me

Anita ka publikuar një imazh romantik krah bashkëshortit.

Në profilin e saj zyrtar në Instagram ka postuar fotografinë, shkruan lajmi.net.

“Spat qare pa m’puth pak”, ka shkruar Anita në fotografi.

Ndryshe, në familjen e ish-kryeministrit sot ka festë pasi që djali i tyre Trimi feston ditëlindjen e 10-të.

Anita e uroi me një fotografi duke i shkruar një urim special.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com