Connect with us

Lajme

Qeveria dhe SBASHK-u arrijnë marrëveshje për Kontratën kolektive, sot pritet të nënshkruhet

Publikuar

me

Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti ka bërë të ditur se sot me përfaqësuesin e Sindikatës së Bashkuar të Arismit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj kanë rënë dakord për kontratën kolektive për arsim dhe pritet që marrëveshja të nënshkruhet sot gjatë ditës.

Hoti në një konferencë për media tha se janë dakroduar për të gjitha çështjet.

“I kemi dakorudar të gjitha çështjet në kuadër të kontratës kolektive për arsim, duke i saktësuar të gjitha aspektet kryesore”, tha Hoti.

Kryeministri në detyrë tha se janë saktësuar çështjet lidhur me themelimin e marrëdhënies së punës, avancimin, kriteret e punësimit, të drejtat e mësimdhënësve, koha e punës, etj.

Ai bëri të ditur se janë pajtuar që të paguhet paga e 13-të për arsimin parauniveristar, duke filluar nga viti 2023 dhe kjo sipas tij do të lidhet me performancën në arsim. Hoti tha se janë pajtuar për shujtën ditore dhe shpenzime e transportit.

“Këto sigurisht që kanë implikime financiare dhe sot do të nënshkruhet kontrata me disa ndërhyrje teknike”, tha Hoti.

Ai më tej tha se është moment i mirë që e rregullon mënyrën e funksionimit të arsimit dhe u shpreh i kënaqur që kanë adresuar çështjet që janë parë me interes nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës si dhe nga SBASHK-u.

Hoti po ashtu përsëriti se për shkak të orëve të shtuara të punës së arsimtarëve gjatë pandemisë, do t’iu bëhen dy pagesa shtesë në pagë, në fund të shkurtit dhe në fund të majit në mënyrë lineare, në përputhje me mundësitë buxhetore.

Lajme

Grenelli kritikon demokratët për Kosovën: 20 vjet dështuat për ta zgjidhur problemin (VIDEO)

Publikuar

me

Ish-amabasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe dikur i dërguar i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i ka kritikuar ashpër demokratët në lidhje me çështjen e Kosovës, duke i akuzuar ata për dështim.

“Ata duan që njerëzit që kanë qenë këtej për një kohë të gjatë ta luajnë lojën e tyre. Për këtë arsye e urrenin Donald Trumpin, sepse ai vinte nga jashtë”, tha Grenelli për televizionin Neësmax.

“Mund t’ju tregoj që shembulli i përkryer është problemi i Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, m’u tha se duhet të shkoj dhe ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar. Ndoshta unë duhet të marr ca ide të reja”, tha ish-zyrtari i lartë.

“Por kjo nuk shqyrtohet në Uashington, kjo është mendësia e outsider-ëve, të cilën ata e urrejnë”, shtoi Grenelli gjatë një interviste për këtë televizion.

“Ata nuk duan që askush nga jashtë të futet brenda (qeverisë). Ata duan të pretendojnë sikur janë të vetmit që i kuptojnë këto çështje të ndërlikuara”, tha më tutje Grenelli, duke e akuzuar Bidenin se i ka emëruar në administratën e re njerëzit e njëjtë, që kanë qenë duke pritur që nga koha e Obamës që të vijë dita e tyre.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Flet vëllai i Albert Krasniqit: Ishte person bujar dhe trim (FOTO)

Publikuar

me

Albert Krasniqit iu dha lamturia e fundit dje në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës. I njëjti dyshohet se u v ra nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Vëllau i tij, Yll Krasniqi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke e përshkruar Albertin si djalë bujar dhe trim.

“Për ata që e njohën mirë Albertin ai ishte zemra e huaj dhe një person që nuk peshohet me askënd për nga bujarësia dhe trimëria e tij”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Në anën tjetër axha i tij ka thënë se vëllai i tij, Skender Krasniqi, e ka v rarë pa dashje djalin e tij.

Ai e kishte përshkruar Albertin si “djalë problematik”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Për katër vitet e ardhshme pritet të punësohen 3 mijë të rinj nga Kosova në Zvicër

Publikuar

me

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar një marrëveshje të re për t’i përmirësuar perspektivat e punësimit për të rinjtë e të rejat në Kosovë gjatë katër vjetëve të ardhshme.

Nënshkrimi kësaj marrëveshje për vazhdimin e projektit “Enhancing Youth Employment” edhe për katër vjet, u bë sot nga Thomas Kolly, ambasador i Zvicrës në Kosovë dhe Skender Reçica, ministër në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve, duke lehtësuar fazën e tranzicionit nga shkollimi në punë për të rinjtë dhe të rejat. Me këtë rast ambasadori Kolly theksoi rëndësinë e angazhimit të ngushtë të sektorit privat si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.

Iniciativa bazohet në të arriturat dhe mësimet e nxjerra në fazat e mëhershme (2013- 2020). Falë zhvillimit të aftësive të rëndësishme për tregun e punës dhe sigurimit të informacionit më efikas për sektorin privat dhe për punëkërkuesit, mbi 5 000 të rinj kanë gjetur punë gjatë 8 vjetëve të fundit”, thuhet në njoftimin për media.

Në periudhën 2021-2024, edhe 3000 të rinj pritet të gjejnë punë përmes këtij projekti.

Masat mbështetëse do të përfshijnë a) trajnime joformale dhe të drejtuara nga industria që synojnë përputhjen e aftësive të tyre me nevojat e tregut të punës; b) shërbime të përmirësuara të udhëzimit në karrierë dhe ndërmjetësimit në punë.

Projekti (EUR 4’762’000) financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga një konsorcium midis Helvetas Swiss Intercooperation dhe Management Development Associates.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com