Connect with us

Lajme

“Nëse iki nga këtu, vetëm foton e babit do marr” Ëndrra e jetimes bëhet realitet (VIDEO)

Publikuar

me

Shqiptarët për shqiptarët” iu rikthye historisë së dy vajzave jetime në fshatin Gështenjas në Pogradec, kësaj here jo për të treguar historinë e dhimbshme të familjes Çollaku.

Fatma Naçi i bëri surprizën e parë Fjorelës e të motrës së saj. Disa rroba të reja, për rrugëtimin e tyre të ri. E teksa vajzat buzëqeshnin për veshjet e reja, Fatma pyet se çfarë do të merrnin me vete nëse do të largoheshin nga shtëpia.

Fjorela thotë se nëse do të ikte një ditë, vetëm foton e të atit të ndjerë do të merrte me vete.

Kështu vajzat nisen drejt dyqaneve ku kishin marrë ushqime me listë. Fatma Naçi ia shlyen borxhet dhe në fund surpriza e madhe. Për më tepër ndiqni videon.

 

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Vetëvritet një 51 vjeçar me litarë në Pejë

Publikuar

me

Në rrugën “Vëllezërit Petreq” në Pejë një 51 vjeçar është gjetur i vdekur nga familjarët në shtëpinë e tij,

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës ka bërë të ditur se viktima është gjetur i varur.

Lajmin për Gazetën e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili ka thënë se viktima është i lindur në vitin 1970.

Gjithashtu Gashi ka thënë se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor të cilët e kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Trupi i pajetë i 51 vjeçarit është dërguar në IML për obduksion, ka thënë Gashi

Vazhdo ta lexosh

Lajme

22 vjet nga masakra e Reçakut

Publikuar

me

Sot, 15 janar 2021, janë bërë 22 vjet që kur forcat policore dhe ushtarake serbe kryen njërën nga masakrat më të dhimbshme kundër njerëzimit në Reçak.

Më 15 Janar 1999, në këtë ditë të kobshme, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

Policia dhe ushtria serbe në Kosovë kanë kryer masakra të shumta gjatë viteve 1998 dhe 1999, por Masakra e Reçakut u dëshmua nga misioni i OSBE-së në Kosovë, që ndikoi në ndërhyrjen e NATO-s ndaj caqeve serbe.

Pasi e pa me sytë e tij këtë skenë, shefi i misionit të OSBE-së, Wiliam Walker, kishte alarmuar se në Kosovë po ndodh krim kundër njerëzimit, gjë që shtyu bashkësinë ndërkombëtare të ndërmarrë misionin ushtarak, pas të cilit forcat serbe u tërhoqën nga Kosova.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Fundjava e ftohtë dhe me borë

Publikuar

me

Masat e ftohta të ajrit të ardhura nga pjesa veriore e kontinentit do të jenë të qëndrueshme edhe gjatë ditëve vijuese.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në fushat barike kemi rënie ashtu si dhe në ato termike.

Kjo situatë e krijuar dhe e parashikuar meteorologjike do të kushtëzoj mot të vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat herë-herë do të shoqërohen me fjolla bore, kryesisht të shtunën.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -9 deri -4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-6m/s.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com