Connect with us

Lajme

Ministri i Arsimit i prerë: Mësimi fillon në këtë datë

Publikuar

me

Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë më 18 janar është vënë në pikëpyetje. Derisa në Ministrinë e Arsimit janë zotuar se po bëhen përgatitjet që mësimi të nisë, në Sindikatën e Arsimit thonë se kjo nuk është e sigurtë.

Kjo pasi SBASHK-u po pret që deri të gjendet zgjidhje për dy kërkesat e tyre: nënshkrimin e kontratës kolektive dhe nga 100 euro shtesë për punëtorët e arsimit.

Kryesindikalisti i SBASHK-ut, Rrahman Jashari ka pohuar se mbështetja me nga 100 euro për mësimdhënësit në kohë të pandemisë do të ishte e duhur.

Ai thotë se në takimet me ministrin e Arsimit dhe Shkencës i ka prezantuar kërkesat e tyre.

“ Punëtorët e arsimit duke parë që janë të prekur me Covid, kërkojmë mbështetje materiale edhe për sektorin e arsimit. Ne kemi kërkuar një mbështetje prej 100 euro për mësimdhënsit. Fillimi i gjysmëvjetorit të dytë mund të jetë me probleme nëse Qeveria Hoti nuk i merr përbazë kërkesat tona që tashmë janë edhe publike. Unë kam pasur takime me ministrin dhe kemi marr mbështetje që edhe mësimdhënësit të jenë të mbështetur, uroj që kjo Qeveri të ulet dhe të bisedoj për kërkesat tona”, tha Rrahman Jashari.

Në anën tjetër në një intervistë për ‘Amfiteatër’, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj i cili vjen nga radhët e AAK-së, ka thënë se SBASHK-u duhet të mirëkuptojë situatën me pandeminë dhe ekonominë e vendit.

Ai tha se si ministër i Arsimit ka kërkuar nga qeveria mbështetje për kërkesat e SBASHK-ut. Likaj ndër të tjera pohoi se gjysmëvjetori i dytë duhet të filloj në kohën e paralajmëruar.

“ Ne e kuptojmë punën e mësimdhënësve sepse e atillë ka qenë situata në këtë kohë pandemie që ata të kenë jo të lehtë punën e tyre. Ne kemi shumë probleme kështu që unë kam kërkuar nga Qeveria edhe 4 ose 5 milionë euro shtesë, në mënyrë që mësimdhënësit t’i mbështetim, por jemi kundër grevave dhe kërcënimeve sidomos në këtë kohë”, tha ai.

Ndryshe MASH-i ka bërë të ditur se këtë vit nuk do të ketë pushim pranveror në shkolla, derisa edhe ditët e humbura në gjysmëvjetorin e parë do të kompensohen të shtunave.

Intervistën e plotë me ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj dhe kreut të SBASHK-ut, Rrahman Jasharit.

Lajme

Duda Balje ironizon me sloganin e LDK-së: Duda. Dudë

Publikuar

me

Kandidati për kryeministër nga rradhët e Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, sot prezantoi sloganin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit e që është “Shteti. Shtet”.

Bashkë me sloganin Hoti shpalosi edhe vizionin e LDK-së për këto zgjedhje, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, me sloganin e tyre është tallur deputetja Duda Balje, e cila e ka modifikuar me emrin e saj.

“Duda. Dudë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Baton Haxhiu: Vjosa Osmani është figura më fatkeqe në listën e Vetëvendosjes

Publikuar

me

Gazetari Baton Haxhiu, ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth kandidimit të Vjosa Osmanit për deputete në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai e ka cilësuar Osmanin si figura më fatkeqe në listën zgjedhore të VV-së.
“Vjosa Osmani është figura më fatkeqe në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është figura që është viktimizuar në një kongres të Lidhjes Demokratike dhe do të përfundojë e papërdorshme pas këtij mandati. Kjo për arsye pasi që nuk është figurë që ka kandiduar për kryeministre dhe nuk mund të jetë pjesë e një shkrirje brenda një partie tjetër”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka thënë se sjelljet që i ka bërë Osmani do t’i bënte një kandidat që nuk ka kulturë politike.
“Vjosa Osmani po bëhet referencë shumë e keqe në politikën e Kosovës, dhe do të mbetet vetëm një aksesorë i momentit”, ka deklaruar Haxhiu.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Tahiri: Haradinaj e Limaj s’kanë më vend në politikë tereni i tyre është zvogluar

Publikuar

me

Anëtari i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se liderët e partive Nisma dhe AAK janë në fund të karrierës politike.

Ai ka thënë se Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj nuk do të kenë të ardhme në politikë pas këtyre zgjedhjeve.

“Aq shumë iu ka zvogëluar audienca dhe dihet se kur zvogëlohet audienca nuk kanë kujt me i folur. Dihet se kur nuk ke kujt me i folë atëherë nuk ka ndikim. E dimë se PDK ka audiencë të madhe. Por territori i Limajt është zvogëluar aq shumë sa që ai nuk ka më ndikim. Kështu që iu dëshiroj fat të dyve edhe Fatmir Limajt dhe Haradinajt në drejtime tjera pasi në politikë nuk kanë vend më”, ka thënë ai.

Kujtojmë se PDK ka qenë në koalicion së bashku me Nismën dhe AAK’në për dy vite ku qeverisën së bashku mes viteve 2019-2019.

PDK nuk lidhi një koalicion me Nismën para këtyre zgjedhjeve.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com