Connect with us

Lajme

Firma të cilën e këshillonte Lushtaku, pret t’i fitojë 195 mln euro nga shteti në Arbitrazh

Publikuar

me

Investitori i vetëm i huaj në sektorin e mermerit në Kosovë, Fox Marble, shpreson se brenda një viti e gjysmë do të marrë epilog final kontesti me shtetin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Abritrazhit.

Kompania britanike, e cila e ka dërguar Republikën e Kosovës në Arbitrazh me kërkesën për kompensim të dëmit në vlerë prej 195 milionë euro, ka angazhuar një nga studiot më të mëdha ligjore në botë për të përfaqësuar atë në këtë kontest.

Në një njoftim të publikuar në uebfaqen zyrtare të kompanisë javën e kaluar, Fox Marble ka bërë të ditur se ka angazhuar shërbimet e studios ligjore “Dentons CS Europe LLP” për rastin e Arbitrazhit.

“Fox Marble, kompania e përqendruar në guroret e mermerit në Kosovë dhe rajonin e Ballkanit, është e lumtur të njoftoi se ka angazhuar shërbimet e Dentons CS Europe LLP (“Dentons”) për të vepruar në emër të kompanisë në pretendimet e saj prej 195 milionë euro kundër Republikës së Kosovës, të shpallur më 4 shtator 2019″, thuhet në njoftimin e Fox Marble.

“Dentons Europe kanë rënë dakord për një marrëveshje e cila i mundëson Fox Marble ta shtyjë rastin e Arbitrazhit deri në përfundimin e saj”.

“Dentons CS Europe LLP” është njëra nga studiot më të mëdha ligjore të botës në fushën juridike, me numrin më të madh të të punësuarve. Po ashtu, kjo firmë ligjore është e gjashta në botë për nga të hyrat financiare.

Christopher Gilbert, drejtori ekzekutiv i Fox Marble Holding PLC., ka thënë se kompania ka besim se do ta fitojë rastin ndaj shtetit të Kosovës në Arbitrazhin Ndërkombëtar.

“Ne kemi besim në fuqinë e rastit dhe në aftësitë tona për të fituar kontestin, të cilin shpresojmë ta bëjmë brenda një periudhe prej 18 muajsh”, ka thënë Gilbert në një intervistë për mediumin britanik Proactive.

Historiku i kontestit mes Fox Marble dhe Republikës së Kosovës ka nisur më 4 shtator 2019, kur kompania britanike nisi procedurat e arbitrazhit kundër Republikës së Kosovës në vlerën prej 195 milion €, si rezultat i dështimit të shtetit për të mbrojtur të drejtat e Fox Marble mbi Guroren e Maleshevës.

Fox Marble beson se Qeveria e Kosovës ka bërë shkelje të përgjegjësive të saj ndaj kompanisë si investitor i huaj në Kosovë.

Në shtator të vitit 2019, Insajderi kishte zbuluar se pjesë e kompanisë Fox Marble është edhe ish-kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku.

Lushtaku, asokohe i kishte thënë Insajderit se ka ndihmuar kompaninë britanike në rastin e kontestit që ajo ka pasur mbi guroren e Maleshevës. Ndërkaq, Chris Gilbert kishte thënë se Lushtaku është “këshilltar i besueshëm” i kompanisë.

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, kishte deklaruar për Gazetën Insajderi se ai nuk ka vendosur për dërgimin e Kosovës në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit, ndonëse kishte paralajmëron institucionet e Kosovës se kanë penguar investimet e kompanisë britanike.

“Unë i kam paralajmëruar institucionet e Kosovës se kompania angleze ka investuar në Kosovë dhe se ata janë duke i penguar investimet e saj në Kosovë. Kompania është e Fox Marble dhe ajo ka të drejtë; këta e kanë zhvatur ‘Foxin’ – Naim Rrustemi, se tjetër kënd nuk njoh”, kishte thënë Lushtaku.

“Ata [firma Fox Marble Holdings, v.j] më kanë thirrur dhe më kanë thënë që ne jemi të pafuqishëm në Kosovë, do të thotë ligjet në Kosovë janë në dëm të kompanisë dhe se ata janë të detyruar ta dërgojnë çështjen në Arbitrazh”.

Insajderi ka tentuar të kontaktojë sot me Lushtakun për të sqaruar pozicionin e tij aktual në Fox Marble, por ish-kreu i Skenderajt ka qenë i paçasshëm në numrin e tij të telefonit

Lajme

Duda Balje ironizon me sloganin e LDK-së: Duda. Dudë

Publikuar

me

Kandidati për kryeministër nga rradhët e Lidhjes Demokratike, Avdullah Hoti, sot prezantoi sloganin me të cilin do të garojnë në zgjedhjet e 14 shkurtit e që është “Shteti. Shtet”.

Bashkë me sloganin Hoti shpalosi edhe vizionin e LDK-së për këto zgjedhje, njofton Klan Kosova.

Mirëpo, me sloganin e tyre është tallur deputetja Duda Balje, e cila e ka modifikuar me emrin e saj.

“Duda. Dudë”, ka shkruar ajo në Facebook.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Baton Haxhiu: Vjosa Osmani është figura më fatkeqe në listën e Vetëvendosjes

Publikuar

me

Gazetari Baton Haxhiu, ka folur në “Prime Time” të Kanal 10 rreth kandidimit të Vjosa Osmanit për deputete në listën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai e ka cilësuar Osmanin si figura më fatkeqe në listën zgjedhore të VV-së.
“Vjosa Osmani është figura më fatkeqe në listën e Lëvizjes Vetëvendosje. Ajo është figura që është viktimizuar në një kongres të Lidhjes Demokratike dhe do të përfundojë e papërdorshme pas këtij mandati. Kjo për arsye pasi që nuk është figurë që ka kandiduar për kryeministre dhe nuk mund të jetë pjesë e një shkrirje brenda një partie tjetër”, ka thënë Haxhiu.
Ai ka thënë se sjelljet që i ka bërë Osmani do t’i bënte një kandidat që nuk ka kulturë politike.
“Vjosa Osmani po bëhet referencë shumë e keqe në politikën e Kosovës, dhe do të mbetet vetëm një aksesorë i momentit”, ka deklaruar Haxhiu.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Tahiri: Haradinaj e Limaj s’kanë më vend në politikë tereni i tyre është zvogluar

Publikuar

me

Anëtari i PDK’së, Abelard Tahiri, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se liderët e partive Nisma dhe AAK janë në fund të karrierës politike.

Ai ka thënë se Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj nuk do të kenë të ardhme në politikë pas këtyre zgjedhjeve.

“Aq shumë iu ka zvogëluar audienca dhe dihet se kur zvogëlohet audienca nuk kanë kujt me i folur. Dihet se kur nuk ke kujt me i folë atëherë nuk ka ndikim. E dimë se PDK ka audiencë të madhe. Por territori i Limajt është zvogëluar aq shumë sa që ai nuk ka më ndikim. Kështu që iu dëshiroj fat të dyve edhe Fatmir Limajt dhe Haradinajt në drejtime tjera pasi në politikë nuk kanë vend më”, ka thënë ai.

Kujtojmë se PDK ka qenë në koalicion së bashku me Nismën dhe AAK’në për dy vite ku qeverisën së bashku mes viteve 2019-2019.

PDK nuk lidhi një koalicion me Nismën para këtyre zgjedhjeve.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com