Connect with us

Lajme

Qeveria miraton katër vendime të rëndësishme që ndërlidhen me menaxhimin e Covid-19

Publikuar

me

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot ka miratuar katër vendime që ndërlidhen me menaxhimin e pandemisë së COVID-19.

“Vendimi i parë i miratuar në mbledhjen e sotme, është propozimi i Ministrisë së Shëndetësisë për transferimin e mjeteve nga programi në kategorinë e shpenzimeve kapitale, projekti “Ndërtimi i objektit të Spitalit në Ferizaj, në shumë prej pesëqind e njëzetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro (527,145 ). Nga këto mjete shuma prej 477, 154 (katërqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e njëqind e pesëdhjetë e katër euro) , do të transferohen në kategorinë e shpenzimeve kapitale në projektin “Pajisje mjekësore për Departamentin e Mikrobiologjisë dhe Laboratorët Testuese”; dhe shuma prej 50,000 (pesëdhjetë mijë euro), në kategorinë e shpenzimeve kapitale në projektin “Shërbimi Shëndetësor i Burgjeve, pajisje kapitale” në programin Departamenti Shëndetësor i Burgjeve”, thuhet në komunikatë.

Po ashtu, në mbledhjen e sotme është miratuar nga kabineti qeveritar edhe propozimi tjetër i Ministrisë së Shëndetësisë, me të cilin autorizon Ministrin e Shëndetësisë për nxjerrjen e Rregullores për kushtet e kompensimit dhe procedurat e tjera të angazhimit të përkohshëm të profesionistëve shëndetësorë. Në arsyetim të vendimit thuhet se, kërkesat në rritje për angazhimin e profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID-19, për shkak të mbingarkesës me pacientë të infektuar me COVID-19 dhe infektimit të profesionistëve shëndetësor me COVID-19, është e domosdoshme të nxirret Rregullorja për kushtet, kompensimin, dhe procedurat tjera për angazhimin e përkohshëm të profesionistëve shëndetësor dhe stafit mbështetës gjatë pandemisë COVID – 19.

Vendimi tjetër i miratuar nga kabineti qeveritar aprovon kërkesën e Ministrisë së Shëndetësisë me të cilën autorizohet pagesa e avancit 100%, në vlerë 7.971.043.11 Euro, për furnizimin me pajisje mjekësore, të nevojshme për parandalimin dhe luftimin e COVID 19. Avanci bartet në vitin e ardhshëm fiskal dhe mbetet i hapur në një afat prej 7 muaj dhe do të mbyllet, përkatësisht arsyetohet nga Ministria e Shëndetësisë ashtu siç pranohen faturat dhe pajisjet e porositura sipas procedurave të blerjes së pajisjeve mjekësore, por jo me vonë se 30.06.2021. Vendimi i mundëson Ministrisë së Shëndetësisë që të ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme ligjore për zbatimin e Marrëveshjes Ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim Lidhur me Financimin e Projektit Emergjent Covid-19 për Kosovën, që është bazuar në Marrëveshjen në mes Ministrisë së Shëndetësisë të Kosovës (MSH) dhe Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Shërbime të Projekteve (UNOPS).

Qeveria ka miratuar edhe vendimin për nismën e negocimit të marrëveshjes dypalëshe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Dukatës së Madhe të Luksemburgut për Projektin e Bashkëpunimit për Zhvillim; Programi për Mbështetjen e Shëndetësisë në Kosovë, (Faza II). Gjatë negocimit të kësaj marrëveshjeje, Ministria e Shëndetësisë obligohet të procedojë konform dispozitave të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, të Ligjit për Marrëveshjet Ndërkombëtare dhe dispozitave tjera ligjore në fuqi.

Lajme

Grenelli kritikon demokratët për Kosovën: 20 vjet dështuat për ta zgjidhur problemin (VIDEO)

Publikuar

me

Ish-amabasadori i Shteteve të Bashkuara në Gjermani dhe dikur i dërguar i posaçëm i ish-presidentit Trump për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, i ka kritikuar ashpër demokratët në lidhje me çështjen e Kosovës, duke i akuzuar ata për dështim.

“Ata duan që njerëzit që kanë qenë këtej për një kohë të gjatë ta luajnë lojën e tyre. Për këtë arsye e urrenin Donald Trumpin, sepse ai vinte nga jashtë”, tha Grenelli për televizionin Neësmax.

“Mund t’ju tregoj që shembulli i përkryer është problemi i Serbisë dhe Kosovës. Kur unë u bëra i dërguar i posaçëm, m’u tha se duhet të shkoj dhe ta formoj ekipin tim me njerëz që kanë punuar në këtë çështje për 20 vjet dhe unë u thashë: A nuk mendoni se ata kanë punuar për këtë për 20 vjet dhe ndoshta kanë dështuar. Ndoshta unë duhet të marr ca ide të reja”, tha ish-zyrtari i lartë.

“Por kjo nuk shqyrtohet në Uashington, kjo është mendësia e outsider-ëve, të cilën ata e urrejnë”, shtoi Grenelli gjatë një interviste për këtë televizion.

“Ata nuk duan që askush nga jashtë të futet brenda (qeverisë). Ata duan të pretendojnë sikur janë të vetmit që i kuptojnë këto çështje të ndërlikuara”, tha më tutje Grenelli, duke e akuzuar Bidenin se i ka emëruar në administratën e re njerëzit e njëjtë, që kanë qenë duke pritur që nga koha e Obamës që të vijë dita e tyre.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Flet vëllai i Albert Krasniqit: Ishte person bujar dhe trim (FOTO)

Publikuar

me

Albert Krasniqit iu dha lamturia e fundit dje në Varrezat e Qytetit në lagjen Dragodan të Prishtinës. I njëjti dyshohet se u v ra nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Vëllau i tij, Yll Krasniqi ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke e përshkruar Albertin si djalë bujar dhe trim.

“Për ata që e njohën mirë Albertin ai ishte zemra e huaj dhe një person që nuk peshohet me askënd për nga bujarësia dhe trimëria e tij”, ka shkruar ndër të tjera ai.

Në anën tjetër axha i tij ka thënë se vëllai i tij, Skender Krasniqi, e ka v rarë pa dashje djalin e tij.

Ai e kishte përshkruar Albertin si “djalë problematik”, por ka shtuar se ai ka qenë i mirë për familjen.

Më poshtë gjeni shkrimin e plotë:

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Për katër vitet e ardhshme pritet të punësohen 3 mijë të rinj nga Kosova në Zvicër

Publikuar

me

Ambasada e Zvicrës në Kosovë dhe Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale kanë nënshkruar një marrëveshje të re për t’i përmirësuar perspektivat e punësimit për të rinjtë e të rejat në Kosovë gjatë katër vjetëve të ardhshme.

Nënshkrimi kësaj marrëveshje për vazhdimin e projektit “Enhancing Youth Employment” edhe për katër vjet, u bë sot nga Thomas Kolly, ambasador i Zvicrës në Kosovë dhe Skender Reçica, ministër në detyrë i Punës dhe Mirëqenies Sociale.

“Qëllimi i këtij projekti është zvogëlimi i shkallës së lartë të papunësisë së të rinjve, duke lehtësuar fazën e tranzicionit nga shkollimi në punë për të rinjtë dhe të rejat. Me këtë rast ambasadori Kolly theksoi rëndësinë e angazhimit të ngushtë të sektorit privat si në nivelin qendror ashtu edhe në atë lokal.

Iniciativa bazohet në të arriturat dhe mësimet e nxjerra në fazat e mëhershme (2013- 2020). Falë zhvillimit të aftësive të rëndësishme për tregun e punës dhe sigurimit të informacionit më efikas për sektorin privat dhe për punëkërkuesit, mbi 5 000 të rinj kanë gjetur punë gjatë 8 vjetëve të fundit”, thuhet në njoftimin për media.

Në periudhën 2021-2024, edhe 3000 të rinj pritet të gjejnë punë përmes këtij projekti.

Masat mbështetëse do të përfshijnë a) trajnime joformale dhe të drejtuara nga industria që synojnë përputhjen e aftësive të tyre me nevojat e tregut të punës; b) shërbime të përmirësuara të udhëzimit në karrierë dhe ndërmjetësimit në punë.

Projekti (EUR 4’762’000) financohet nga Zyra Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe zbatohet nga një konsorcium midis Helvetas Swiss Intercooperation dhe Management Development Associates.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com