Connect with us

Shendetesi

Publikohen përbërësit e vaksinës Pfizer

Publikuar

me

Pas disa muajsh pritjeje, vaksina anti-COVID e Pfizer më në fund ka filluar të aplikohet. Edhe pse ata që janë jashtë grupit të parë, punonjësit shëndetësorë dhe banorët e shtëpive të pleqve, nuk do të vaksinohen edhe disa muaj, është e kuptueshme që të gjithë janë të interesuar se cilët janë përbërësit e vaksinës.

Që kur Administrata Amerikane e Ushqimit dhe e Barnave miratoi vaksinën emergjente Pfizer/BioNTech, më 11 dhjetor, përbërësit e saj janë bërë të qasshëm për publikun në internet.

Ja çfarë duhet të dini:

Vaksina bëhet duke përdorur një teknologji të re të quajtur messenger RNA. Edhe vaksina e Moderna-s, e cila mendohet të dalë në treg së shpejti, përdor të njëjtën teknologji.
Messenger ARN funksionon duke koduar pjesë të proteinës spike që ka në sipërfaqen e virusit SARS-CoV-2. Vaksinat e bazuara në mARN përdorin pjesë të proteinave të koduara për të krijuar një përgjigje imune në trup që më pas fillon të prodhojë antitrupa.

Sapo vaksina të sjellë një përgjigje imune në trup, trupi do të eliminojë si proteinën ashtu edhe mRNK-në. Antitrupat do të qëndrojnë në trup, por nuk dihet për sa kohë.

Lista e plotë e përbërësve të vaksinës janë:

  • mRNK
  • lipidet
  • klorur kaliumi
  • fosfat kaliumi monobazik
  • klorur natriumi
  • dehidrat fosfat natriumi dibaz
  • saharoza

“Elementi thelbësor janë, përveç mRNK, lipidet, yndyrnat që përbëjnë lëvoren e vogël sferike rreth mRNK”, thotë dr. William Schaffner i Universitetit Vanderbilt për Shëndetin.“Lipidet janë mënyra e dorëzimit të vaksinës në trupin tonë dhe në qelizat tona”, shpjegon eksperti i sëmundjeve infektive, Amesh A. Adalja, nga John Hopkins.

“Lipidet ndihmojnë në mbajtjen e mRNK-së të paprekur dhe të qëndrueshme derisa të hyjë në trupin tonë dhe të fillojnë të bëjë punën e tyre”, shpjegon dr. Schaffner. Pas kësaj, lipidet shpërndahen dhe trupi i largon ato. Prandaj, lipidet janë unike për këtë lloj vaksine, ndërsa pjesa tjetër e përbërësve janë shumë të shpeshtë në vaksina.

Klorur kaliumi, fosfat kaliumi monobazik, klorur natriumi dhe fosfat natriumi dibazik përdoren për të ruajtur stabilitetin e vaksinës, ndërsa saharoza është një stabilizues i zakonshëm.

Ekspertët thonë se përbërësit e vaksinës kanë kuptim dhe nuk ka asgjë tronditëse në listën e përbërësve dhe është plotësisht e sigurt për t’u përdorur.

Shendetesi

Si të heqim dorë nga duhani?

Publikuar

me

Nga Dr.Ismail Lutolli specialist Pediatër
subspecialist Dijetolog-Nutricionist

Këshilla dijetologjike për lërësit e duhanit

Cfarë të hajmë dhe të pijmë gjatë ndërprerjes së prirjes së duhanit?

Përfitimet shëndetsore nga lënja e duhanit?

Një vdekje ç’do 8 sekonda !

Të gjithë kemi dështime në jetë, por gjithashtu një pjesë nga ne vazhdon synimet e ëndrrat përkundër dështimeve. Nëse ti ke luftuar për të lënë pirjen e duhanit, veqse ke bërë hapin e parë dhe shumë të rëndësishëm për shëndetin tuaj.

Nuk ka rëndësi a ke dështuar më parë. Kësaj radhe ju ftojmë që së bashku t’ ja dalim.
“Familja dhe shëndeti ” është në ndihmë dhe përkrahje tuajen.

Pirja e duhanit është shkaktarja kryesore e shumë sëmundjeve, sidomos ato të traktit respiratore, e deri te llojet e ndryshme të karcinomave. Çdo vit në botë kemi rreth 6 milionë vdekje, të cilat lidhen direkt me konsumimin e duhanit dhe nga këta janë rreth 10 % ata që nuk konsumojne direkt duhanin por janë pirës pasivë (qëndrojnë në ambiente ku pihet duhani)
Në botë nga duhani vdesin çdo ditë 11 mijë njërez dhe gjatë një viti 6 milion njerëz d.m.th. një vdekje çdo 8 sekonda.

Ky numër mendohet të rritet dhe të arrijë deri në 10-12 milionë në vitin 2025. Të dhënat statistikore japin edhe një evidencë të tillë alarmuese : një në çdo 5 burra mbi 35 vjeç që pijnë duhan , do të vdesin nga një sëmundje te shkaktuar nga duhani, përpara se të mbushin moshën e pensionit.
Në vazhdim do sjellim këshilla dijetologjike për ndërprerjen e duhanit.

Hapi i pare: vendosshmëria ,kësaj radhe do ja dal

1. Sa njerëz do të jenë të suksesshëm në braktisjen e pirjes së duhanit, varet nga motivimi për ndërprerje, shkalla e varësisë nga cigaret dhe mbështetja që ata marrin gjatë tërheqjes. Kësaj radhe vendosni duke menduar mirë dhe mos u zbrapsni.Keni dështuar disa herë, nuk është ndonjë problem. Kësaj radhe do t’ja dilni. Mos u dorëzoni !

2. Caktojeni një datë dhe orë kur do të vendosni lërjen e duhanit

Kjo është shume e rëndësishme të ketë synim të përcaktuar qartë dhe motiv për momentin e braktisjes së duhanit. Saktësoni një ditë për lënien e duhanit, dhe atë ditë të jini të vendosur për ta lënë duhanin, nuk ka shtyrje të vendimit për nesër !

3. Shkruani në një ditar tërë arsyet e këtij veprimi dhe vendosni këto shënime në vende të dukshme, mbajini pranë vetës, varini rreth e rrotull.

4. Kërkojeni mbështëtjen e anëtarëve të familjes dhe rrethit për vendimin tuaj. Shumë e reëndësishme është përkrahja e bashkëshortit/es në këtë vendim.

5. Në vendin e punës, në makinën dhe në vendbanimin tuaj hiqni çdo gjë që ju kujton duhanin (cakmak, tavull duhani, mbajtëse cigaresh).

Këshilla dijetologjike për lërësit e duhanit

Cfarë të hajmë dhe të pijmë gjatë ndërprerjes së prirjes së duhanit?

1. Lëng portokalli

Gjatë përdorimit të duhanit kemi ulje të përthithjes së vit C në organizëm. Për këtë arsye është shumë e rëndësishme të fillohet menjëherë marrja e shpeshtë e lëngut të portokallit të shtrydhur, disa herë në ditë. Kjo do të shton vit C dhe do ulë nëvojat për nikotinë. Mund të merrni edhe limon dhe grejpfrut (për shkak të aciditetit është me e rëndë ). Merrni së paku 4 gota lëng portokalli në 24 orë, duke përfshirë këtu një gotë të madhe menjëherë pas zgjimit.

2. Hani dy deri tri molla në dit, ose përdorni tre gota lëng molle në ditë (në përbërje të saj janë: ujë, proteina, shumë pak yndyrna, sheqer i disa llojeve si fruktozë, glukozë dhe sakarozë, fibra e kripëra minerale si kaliumi, fosfori, kalciumi, magnezi dhe vitaminat C, PP, B1; B2, A).

3. Përdorni brokoli dhe lakra

Brokoli njihet si “mburojë e mushkërive“. Është i njohur për efektet e saj në traktin respirator. Brokoli përmban sulforapiun (një përbërje kimike) që rritë aktivitetin e gjenit NRF2, dhe ky gjen mbron mushkëritë nga dëmtimet e indeve. Lakra është një burim i vërtetë vitaminash e molekulash antioksiduese.

4. Përdorni xhenxhefil me mjalte.
Kjo bimë ndihmon në heqjen e toksinave nga organizmi dhe mushkëritë dhe mund të përdoret përmes çajit.Mjalti, xhenxhefili bashkoni në një çaj të vetëm,

5. Përdorni çajin e gjelbër (një antioksidues i fuqishëm dhe shumë i përshtatshëm për këto raste).

6. Përdorni karrota
Përdorimi i tyre është i rëndësishëm pasi janë të pasura me vitamina A, K, C dhe B më së shpejti do të rinovojë lëkurën dhe kontribuon në alkalizimin e organizmit tuaj. Përdorimi mund të behet si karrotë direkt ose duke e shtydhur sikurse lëng karrote.

7. Përdorni disa herë në ditë sallata me perime të freskëta.
Përdorni kunguj, kastravec, patëllxhan, fasule dhe asparagus gjithashtu.

8. Përdorni qumësht dhe produkte të qumështit .
Në çdo tundim që keni për të marrë një cigare, përdoreni një gotë qumësht ose një gotë nga lëngu i portokallit, mollës .

9. Përdorni sasi të konsiderueshme uji Në fazën e luftës kundër cigareve, nga aspekti dijetologjik rekomandohet sa më shumë ujë, qumësht ose lëngje portokalli molle. Në çdo krizë për cigare merrne një gotë uji të madhe. Ne të gjithë tashmë e dimë se është e nevojshme për të pirë të paktën 2 litra ujë në ditë. Kur ndjeni dëshirën për një cigare, pini një gotë të madhe të ujit. Kjo ndihmon për të kapërcyer krizën.

10. Realizoni dush çdo ditë gjatë 2 javëshit të parë të ndërprerjes së duhanit. Do ndihmoj të ndjeheni të relaksuar dhe do ketë efekt qetësues mbi ju .

11. Filloni aktivitetin fizik të përditshëm.
Mund të filloni ushtrimet në palestër, fitnes ose mund ti realizoni në natyrë të hapur.Shumë e dobishme do të ishte shetitja në vende të gjelbëruara së paku 1 orë në ditë. Rritja e oreksit dhe shtimi në peshë, ndodhë shpesh tek personat që lëjnë duhanin. Në përgjithësi pritet që të shtohet 3-5 kile në peshë. Shumë persona kanë frikë nga ky shtim dhe e përdorin këtë gjë si një arsye për të filluar përsëri duhanin. Ushqimi i rregullt me kalori të ulët, bërja e ushtrimeve fizike, mospërdorimi i ushqimeve me kalori të lartë si p.sh, patatinat, ëmbëlsirat, farat dhe frutat e thata etj, do të pengojnë shtimin në peshë. Për këtë arsye vendimi për të lënë duhanin, duhet patjetër të pasojë apo të shkoj së bashku me vendimin për fillimin e ushtrimeve fizike. Kjo do të ju ndihmojë të mos shtoni në peshë dhe ta ndjeni veten shumë më mirë.

12. Filloni të praktikoni meditimin, praktikimin e hobeve të ndryshme që keni. Zgjoni dëshirat e fjetura për aktivitete që ju sjellin kënaqesi.

13. Shfrytëzoni ritet religjioze dhe lutjet, nëse jeni nga ata që i praktikoni. Këto do të të ndihmojnë shumë në shtimin e vendosmërisë dhe përkushtimit tuaj drejt qëllimit.

14. Aktivizohuni në aksione humanitare e bëmirëse.

15. Edhe nëse pas ca ditësh keni dështuar, vazhdoni prapë drejt synimit. Nuk është i fuqishëm ai që nuk dështon por ai që dështon dhe ngritet përsëri e vazhdon synimin.

16. Ikni përdorimit të tepërt të kafes pasi ajo mund të ju asociojë me duhanin. Jëni mësuar të pini bashkë kafe dhe duhan. Mundohuni të reduktoni kafen gjatë kësaj përiudhe të mujit të parë

17. Largohuni nga ëmbëlsirat dhe pijet e gazuara. Të gjitha këto mund të rizgjojnë dëshirën për duhanin përsëri.

18. Në muajin e parë, mundohuni të mos frekuentoni ambientet ku pihet duhan.

Përfitimet shëndetsore nga lënja e duhanit

Përfitimet janë të shumëta:

Në ditën e parë: ritmi i zemrës, tensioni i gjakut, temperatura e trupit kthehet në normalitet dhe kemi ulje të monoksidit të karbonit.
Për 2 javë deri në 2
Ju do të merrni frymë shumë më lehtë dhe do të keni përmirësim të dukshëm të ndjesisë së të nuhaturit dhe të shijuarit . Sasia e gëlbazës pakësohet për 2 javë.
Për 3 muaj : Kolla pakësohet dhe humbet pothuajse plotësisht dhe sistemi juaj imunitar fillon të forcohet dhe do të ndieni veten më vital. Njollat e verdha në gishtërinjët e dhëmbët tuaj do të fillojnë të zhduken ngadal.
Për 1-2 vit : Rreziku për krizën e zemrës për hemoragjinë e trurit dhe sëmundjes së enëve të gjakut të këmbëve, fillon të ulet që në ditët e para dhe pas një viti ky rrezik ulet me 50%. Parandalohen edhe sëmundjet e mushkërive.
Për 3-5 vite e me tutje : funksionet e sistemit të frymëmarrjes përmirësohen. Përgjysmohet rreziku i kancerit të gojës, fytit, rrugës së ushqimit, fshikëzës urinare.
Pas 10 viteve nderprerje të konsumimit të duhanit : ju gëzoni shëndet shumë më të mirë dhe keni ikur nga rreziku i sëmundjeve vdekjeprurëse, gjithashtu keni kursyer edhe familjarët tuaj nga duhanpirja pasive.

Vazhdo ta lexosh

Shendetesi

Varianti i ri i coronavirusit: Cilat janë simptomat?

Publikuar

me

Planet e festave janë shkatërruar për miliona njerëz në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa kufizimet e reja hyjnë në funksion në pjesën më të madhe të atij vendi, veçanërisht për ato në Londër dhe juglindje të Anglisë.

Boris Johnson njoftoi një varg kufizimesh të reja më 19 dhjetor, duke përfshirë shtrëngimin e kufizimeve të Krishtlindjeve.

Varianti i ri u identifikua për herë të parë në Kent javën e kaluar gjatë mbikëqyrjes rutinë nga Shëndetësia Publike Angli. Tani, mbi 60 autoritete lokale në Angli kanë raportuar raste të variantit të coronavirusit, shkruan Express.co.uk.

Sekretari i Shëndetësisë Matt Hancock u tha deputetëve javën e kaluar se numri i rasteve që përfshijnë variantin e ri po “rritet me shpejtësi”.

Varianti i ri po përhapet me shpejtësi në të gjithë juglindjen e Anglisë, Londër, Kent dhe pjesët e tjera të juglindjes do të vihen në një karantinë të re të nivelit 4 që filloi me 20 dhjetor.

A është lloji i ri më i rrezikshëm dhe cilat janë simptomat?

Jo. Tipi i ri nuk mendohet të shkaktojë simptoma më të këqija ose të ndryshme të coronavirusit në krahasim me virusin siç e kemi njohur për 10 muajt e fundit.

Simptomat nuk kanë ndryshuar – një kollë e vazhdueshme, dhimbje gjoksi dhe humbje e shijes dhe erë janë simptomat kryesore të coronavirusit. Ka pasur shumë mutacione në virus që kur u shfaq në vitin 2019. Kjo pritet te viruset dhe është e zakonshme – SARS-CoV-2 është një virus ARN dhe këto viruse ndryshojnë.

Sidoqoftë, Boris Johnson tha se lloji i ri vlerësohet të jetë 70 për qind më infektues sesa mishërimet e mëparshme të virusit.

Vazhdo ta lexosh

Shendetesi

A duhet mbajtur maska edhe pas vaksinës?

Publikuar

me

Studimet e deritanishme tregojnë vetëm se vaksinat kundër koronavirusit mund të mbrojnë nga sëmundja dhe mund të mos e parandalojnë infektimin me virusin.

Pra është e rëndësishme për të vazhduar me zbatimin e të gjitha masave të shëndetit publik, që krijojnë një mur të padukshëm kundër koronavirusit.

Edhe nëse jeni të imunizuar, përsëri mund të infektoheni me virusin dhe për këtë arsye t’ua transmetoni të tjerëve.

Kjo është arsyeja pse edhe kur gjithnjë e më shumë njerëz të vaksinohen, zyrtarët shëndetësorë do të vazhdojnë t’u kërkojnë të mbajnë një maskë në publik, të zbatojnë distancimin social dhe të shmangin grumbullimet e mëdha në mjedise të brendshme.

Këto sjellje themelore do të mbeten kritike për të mos lejuar virusin që të gjejë strehues të rinj.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com