Connect with us

Hulumtime

Në rast se semaforët nuk punojnë, kush ka përparësi në këtë Kryqëzim?

Publikuar

me

Ndodh jo rrallë që qofshin shoferët, çiklistët apo këmbësorët, nuk thonë me zë të lartë “kush ia ka dhënë lejen këtij?”

Pikërisht për këtë, gjatë këtyre ditëve kemi shpërndarë disa teste që kanë bërë konfuzë shumëkënd, ngase gjykuar nga përgjigjet, del se shumë shoferë nuk e meritojnë patentë shoferin që e posedojnë

Në situatën e treguar në foto, në rast se semaforët në udhëkryq nuk funksionojnë kush mendoni se ka përparësi, makina e bardhë, ajo e kuqe apo e verdhë? Jepni përgjigjen në komente.

Vazhdo ta lexosh

Hulumtime

Historiani zviceran: Shqiptarët kanë drejtuar botën që nga Mesjeta, Evropa i la qëllimisht mënjanë

Publikuar

me

Dr. Aleksandre Lambert, historian, drejtor akademik i “School of International Training” në Gjenevë, është autor i disa librave dhe artikujve në fushën e relacioneve ndërkombëtare të filozofisë politike, të politikës së sigurisë dhe lidhjeve civile-ushtarake.

Lambert ka vizituar Shqipërinë dhe ka filluar të njoh çështjen shqiptare që në rini të tij me kërkimet e bëra në Arkivin e Lidhjes së Kombeve Gjenevë, kur njohu mirë edhe çështjen çame.

Historiani zviceran Dr. Aleksandre Lambert këmbëngul se nuk është e rastit që shqiptarët në asnjë moment të historisë nuk njihen si komb që i kanë sulmuar kombet e tjerë dhe se shumë shqiptarë kanë shkëlqyer duke drejtuar qoftë perandori, qoftë shtete të tjera.

Po kështu, sipas tij, të tjerë shqiptarë kanë lënë emrin e tyre në fusha të ndryshme të shkencave në shtete të ndryshme të botës. Më tej historiani ndalet në zhvillimet pas Luftës së Dytë Botërore, duke shprehur bindjen se ajo që ndodhi me Shqipërinë, me lënien e saj në Bllokun e Lindjes ishte një llogari e bërë nga aleatët që fituan luftën. Në fund edhe disa këshilla se si duhet të veprojnë shqiptarët për t’u ngjitur pranë shumicës, aty ku ata tentojnë.

Ja ç’thotë ai për shqiptarët në kohën e Mesjetës:
Në Mesjetë shqiptarët i kanë dhënë udhëheqës botës, udhëheqës laikë ose fetarë dhe personalitete kulturore që i kalojnë kufijtë e Evropës. Disa Papë kanë qenë shqiptarë, për shembull, – Klementi XI më i dalluari prej tyre. Por shqiptarët kanë qenë në krye të feve me rëndësi botërore, si në krye të fesë ortodokse, ashtu edhe të asaj myslimane.

Në histori gjejmë udhëheqës të shquar shqiptarë në shumë vende të Evropës, madje edhe prej atyre që ngandonjëherë kanë përcaktuar fatin e shumë betejave historike (në vitin 1515 qe Merkur Bua me kalorësinë e lehtë të Venedikut, e përbërë e gjithë nga shqiptarë që përcaktoi fitoren e betejës së Marinjanit, që historia e emëroi beteja e gjigandëve dhe jo Françesku i I-rë i Francës, 19 vjeç, që ato dy ditë beteje mësoi se si luftohet).

Shqiptarët i kanë dhënë shumë kryeministra dhe gjeneralë të shquar Perandorisë Otomane (vetëm familja Qyprili i dha 5 kryeministra Perandorisë). Shqiptarët i kanë dhënë shumë heronj të pavarësisë greke, prej të cilëve po përmend Kundurjotis, Marco Boçari, Kanaris, Kolokotroni, Karaiskaqis, Bubulina. Që ishin në udhëheqje të revolucionit grek, prej të cilëve edhe disa kryeministra të shtetit të ri të pavarur grek.

Rumania gjithashtu ka pasur një familje princore me origjinë shqiptare(Aleksandër dhe Vladimir Gjika si dhe princesha Eleonora e njohur me emrin Dora Distria). Françesko Crispi, shok i Garibaldit, Kavurit e Macinit që ka qenë një kryeministër i madh Italisë, ishte me origjinë shqiptare.

Piktorë si Carpaçi, Albani etj., humanisti Leonic Tome, profesori i Kopernikut dhe shumë personalitete shqiptare, janë nderuar nga historia e Italisë. Muhamet Aliu, reformatori i Egjiptit Modern, që historia franceze e ka quajtur “Napoleon i Lindjes së Afërt” qe shqiptari që themeloi dinastinë mbretërore të Egjiptit që mbretëroi gati 150 vjet.

Arkitekti i “Taxhmahallit” në Agra të Indisë, kryevepra e arkitekturës islamike, ishte vepër e një shqiptari ashtu sikurse edhe “Xhamia Blu” e shumë xhami të rëndësishme të Stambollit. Dhe më në fund Heroi Kombëtar i shqiptarëve, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, një shembull gati universal i luftëtarit të lirisë, i nderuar në botën mbarë me përmendore jo vetëm në Tiranë, Prishtinë e Shkup, po gjithashtu në Romë, Bruksel, Gjenevë, Detroit, Buenos Aires.

Të tjera përmendore për Skënderbeun janë projektuar të ngrihen në Londër, Varshavë, Melburn, Manila etj. Kur shqiptarët kanë kontribuar kaq shumë për qytetërimin e njerëzimit, përse pak njerëz në botë janë të ndërgjegjshëm për këtë, përkundrazi shumë as nuk kanë dashur ta pranojnë këtë realitet?

Duhet thënë se një gjë e tillë shpjegohet edhe nga izolimi relativ jo pa qëllim i shqiptarëve nga komuniteti ndërkombëtar, dhe në mënyrë të veçantë nga ai evropian, që nga Kongresi i Berlinit e këtej (1878). Në të vërtetë pas mundjes së turqve në luftën ruso-turke, shtypi ndërkombëtar filloi punën për të injoruar shqiptarët duke i ndërruar emrin gadishullit të dikurshëm të Ilirisë të banuar që nga kohët parahistorike dhe deri në ditët e sotme nga ilirianët, shqiptarët.

Atë e pagëzuan me emrin e ri që ka edhe sot, Gadishulli i Ballkanit, vetëm duke u nisur nga vargu i maleve Ballkan. Përse iu vërsulën shqiptarëve? Pjesa më e madhe e diplomacisë konservatore evropiane ka përdorur termin pexhoratif “turq” për t’i cilësuar si turq të gjitha komunitetet myslimane në Ballkan, edhe pse shumica prej tyre nuk janë aspak turq. Evropa ka mbështetur dhe ka zmadhuar tokat e Greqisë, të Serbisë dhe të Malit të Zi, në kurriz të shqiptarëve.

Asnjëra nga fuqitë e mëdha evropiane nuk e ka mbështetur çështjen shqiptare, kur shqiptarët krijuan Lidhjen e Prizrenit për të mbrojtur çështjen e tyre të drejtë kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit. Ata u lanë në baltë nga të gjithë

Vazhdo ta lexosh

Hulumtime

COVID-19, Ja simptomat që mbeten edhe pas shërimit

Publikuar

me

Hulumtimi i paraqitur në konferencën ESCMID (Shoqata Evropiane e Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive) mbi sëmundjen Covid-19 tregon se lodhja kronike ndodh në më shumë se gjysmën e pacientëve që shërohen nga COVID-19, pavarësisht nga ashpërsia e infeksionit të tyre.

“Megjithëse të dhënat aktuale mbi infeksionin SARS-CoV-2 janë karakterizuar në mënyrë adekuate, efektet afatmesme dhe afatgjata të infeksionit mbeten të paeksploruara.” tha Liam Toënsend nga Trinity College Dublin i cili kreu kërkimin.
“Në veçanti, ngrihen shqetësime në lidhje me faktin se SARS-CoV-2 ka potencialin të shkaktojë lodhje kronike, edhe pasi pacientët të shërohen. Në studimin tonë, ne kemi hetuar nëse pacientët të cilët u rikuperuan nga infeksioni koronavirus përjetuan lodhje pas rimëkëmbjes fizike. Ne gjithashtu shikuam vlerat e treguesve të sëmundjes pas përfundimit të infeksionit,” shtoi ai.

Studimi përfshiu 128 pjesëmarrës (mosha mesatare 50 vjeç, 54% gra) të regjistruar afërsisht 10 javë pas shërimit klinik nga infeksioni, nga të cilët më shumë se gjysma raportuan lodhje të vazhdueshme.

Siç treguan të dhënat, nuk kishte asnjë korrelacion midis ashpërsisë së COVID-19 dhe lodhjes pasuese, as midis shënjuesve klasikë laboratorikë të inflamacionit, qarkullimit të qelizave (numri ose raporti i qelizave të bardha të gjakut, dehidrogjenaza laktike, proteina reaktive C) ose molekulat pro-inflamatore (IL-6 ose sCD25) dhe lodhja pas sëmundjes.

Fakti është se gratë dhe njerëzit me një diagnozë para-ekzistuese të depresionit / ankthit ndiheshin më të lodhur.

Gratë përfaqësonin më shumë se gjysmën e pacientëve në studim dhe 2/3 e tyre shfaqin shenja të lodhjes kronike.

Studimi thekson rëndësinë e vlerësimit të atyre që shërohen nga COVID-19 me simptoma të lodhjes së rëndë, pavarësisht nga ashpërsia e sëmundjes dhe mund të jetë në gjendje të identifikojë një grup të konsiderueshëm pacientësh për studime të mëtejshme dhe ndërhyrje të hershme.

Studimi gjithashtu mbështet mos përdorimin e ilaçeve për të menaxhuar lodhjen, e cila duhet të jetë e individualizuar për nevojat e pacientëve dhe mund të përfshijë modifikime të stilit të jetesës, terapi njohëse të sjelljes dhe ushtrime kur dhe kur është e mundur.

Vazhdo ta lexosh

Hulumtime

Nëse keni një motër llafazane, keni më pak mundësi të prekeni nga depresioni

Publikuar

me

Prania e një motre në jetën e çdokujt, e bën jetën të duket më e lehtë dhe plot ngjyra.

Por akoma më mirë nëse motra është llafazane!

Një motër llafazane të mban larg depresionit. Këtë e thonë studimet e kohëve të fundit.

Roli i motrave dhe vëllezërve në jetë është pothuajse po aq i rëndësishëm sa edhe ai i prindërve.

Ajo që jemi ne sot, padyshim që ndikohet nga të tjerët dhe sidomos nga motrat dhe vëllezërit.

Dhe për ta analizuar më në detaje këtë ndikim, profesorja dhe studiuesja Laura Padilla-Walker realizoi një studim. Pas vëzhgimit për 10-14 vjet të 395 familjeve me më shumë se një fëmijë ajo doli në përfundimin se një vëlla ka aftësinë për të siguruar diçka tjetër që edhe prindërit nuk mund ta japin.

Në disa raste, rëndësia e pranisë së një vëllai apo një motre është edhe më e madhe se ndikimi i prindërve. Studimi tregoi se ndjenjat e mirësisë dhe bujarisë mësohen më lehtë nga një vëlla/motër sesa nga një i rritur.

Edhe vetëbesimi është më i lartë e frikërat më të vogla, nëse ke një vëlla ose motër.

Detaji më interesant i studimit lidhet me motrën llafazane. Ata që kanë një motër që flet shumë kanë më pak risk të vuajnë nga depresioni qoftë në fëmijërinë e hershme, ashtu edhe në moshën e rritur.

Sipas Dr. Laura Padilla, një motër ka një efekt të vërtetë antidepresiv, falë aftësive të komunikimit që kanë tendencë të jenë më të forta tek gratë sesa tek gjinia mashkullore.

Në përfundim, një motër është e mirë për shëndetin emocional por nëse është llafazane, akoma më mirë.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com