Connect with us

Shendetesi

Virusi që po rëndon buxhetin familjar – mbi 1600 euro për terapinë anticovid

Publikuar

me

Nga 1,595 deri në 2,462 euro, është kostoja e barërave dhe analizave që do t’i kushtojnë një pacienti të prekur me COVID-19 në Kosovë. Sipas Odës së Farmacistëve të Kosovës, këto çmime pamundësojnë që pacientët të marrin terapinë adekuate  për shërim nga ky virus, teksa personeli shëndetësorë shpeshherë improvizon këtë terapi për shkak të kostos. Ankesa për këto çmime kanë pranuar edhe në Shoqatën e Pacientëve të Kosovës, teksa nga Ministria e Shëndetësisë thonë se trajtimi në shtëpi është më i lirë se ai spitalor.

Mbi 1595 euro, po i kushton një pacienti me Covid-19, trajtimi privat i këtij virusi në Kosovë. Barërat që vendi ka në dispozicion për luftimin e kësaj pandemie, kanë një kosto shumë të lartë, e të papërballueshme për xhepin e një qytetari kosovar.

Remdesiviri, Favira, Fraxiparini, Citerali, Linezoolidi, dhe vitaminat e tjera, janë në listën e barërave që përdoren për shërimin e Covid-19, teksa në këtë listë hyjnë edhe analizat e CT, që duhen bërë për të kontrolluar virusin.

Vetëm një ampulë që është për trajtimin e koronavisurit, kushton 200 euro, e që i bie të jetë sa një pagë mesatare në institucionet private në Kosovë, shkruan Gazeta Insajderi.

Kjo ampulë (Remdesiviri), që zakonisht rekomandohen 6 deri në 10 nga to për secilin pacient me COVID-19, do t’i kushtojë një qytetari rreth 1,200 deri në 2,000 euro, totali. Pas kësaj, për trajtimin e Covid-19, janë edhe një sërë barërash të tjera që jepen me recetë të mjekut.

Përveç Remdesiviri, një recetë e dhënë nga mjeku është e përbërë edhe nga Favira (hap antiviral) rekomandohet 1 kuti e cila kushton 80 euro 200mg, po ashtu për mos-trashjen e gjakut jepet edhe Fraxiparini ( trajtimi 1-3 javë) ku 0.4ml  kushton 3.50 euro ndërsa 0.6 ml kushton 4.50 euro, Linezoolidi (një dozë) antibiotik që kushton 50 euro dhe krejt në fund pa vitaminat dhe suplementet e tjera të futura në këtë listë, është edhe Citerali (antibiotik 1 ose 2 kuti deri në shërim) ku vetëm një copë kushton 1.20 euro.

Këto çmime dallojnë nga farmacia në farmaci, ndërsa secili pacient i infektuar me Covid-19, duhet të llogarisë edhe analizat e gjakut të cilat nëse bëhen dy herë kushtojnë të paktën 100 euro ndërkaq një  CT do të kushtojë nga 70 deri në 100 euro, edhe kjo zakonisht rekomandohet të bëhet dy herë.

Të gjitha këto barëra e analiza janë për një pacient me gjendje mesatarisht të rëndë me COVID. Ndërsa në raste më të rënda secili pacientë mund të ketë nevojë edhe për terapi specifike me kosto shumë më të lartë.

1,595 e deri në 2,462 euro do t’i kushtojë vetëm një pacienti ky trajtim. Po sikur një familje katër anëtarësh të infektohet me këtë virus, atëherë kostoja do të katërfishohet, dhe padyshim që do të jetë e pamundur përballimi i kësaj shume.

Kryetrari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka treguar për Gazetën Insajderi, në detaje se çfarë përfshihet në trajtimin e Covid-19.

Ai po ashtu, ka thënë se kostoja e pacientit rëndohet, duke qenë se disa nga analizat e ndryshme biokimike dhe hematologjike si dhe radiografitë si rentgen, CT, nuk kryhen në institucione publike, por vetëm në ato private.

“Për shembull, remdesivir 6 ampulla nga 200 euro (1200 euro), terapia me antibiotik mund të jetë 10 deri 100 apo 200 euro (varësisht nga lloji dhe gjendja mund të jetë edhe më e lartë në raste të rënda), vitaminat, mineralet e suplemete tjera 50 euro, analizat e gjakut nëse bëhen dy herë të paktën 100 euro, CT 70 – 100 euro etj. Në raste të rënda mund të ketë nevojë edhe për terapi specifike me kosto shumë më të lartë”, ka treguar Jakupi për Insajderi.

Jakupi, ka thënë se duke qenë se kjo kosto është e papërballueshme për qytetarët, sipas tij, do të ishte shumë me rëndësi që Ministria e Shëndetësisë, të thërriste komisionin për hartimin e listës së barnave esenciale dhe produktet më të nevojshme për COVID-19, të ishin të përfshira në këtë listë.

Kjo sipas kryetarit të Odës së Farmacistëve të Kosovës, është mëse e nevojshme, pasi që, ai ka treguar se ka raste që pacientët tregojnë që nuk kanë mundësi për këtë terapi, dhe që personeli shëndetësorë duhet të improvizojë me protokolle të trajtimit.

“Kjo do ta bënte më të lehte situatën jo vetëm për pacientët por edhe për personelin shëndetësor që shpeshherë përballen me situata kur pacientët nuk kanë mundësi të blerjes së terapive dhe në raste të tilla pastaj duhet të bëhen improvizime të protokolleve të trajtimit”, ka theksuar ai.

Moszbatimi i Udhëzimit Administrativ, ndikon në çmime të ndryshme të barnave nëpër farmaci

E që çmimet e barnave të jenë njësojë në secilën barnatore, duhet të hyjë në fuqi, Udhëzimi Administrativ i cili përcakton kriteret apo metodologjinë e përcaktimit të çmimeve për produkte (dhe pajisje aty ku është e domosdoshme), nga lista e barnave esenciale, qoftë atyre që janë pjesë e furnizimeve për institucionet publike shëndetësore (LBE-A), apo atyre që janë të riumbursuara nga ana e FSSH-së (LBE-B).

Në lidhje me këtë,  Jakupi, ka ngritur sërish çështje për zbatimin e këtij udhëzimit administrativ.

Ai ka treguar se për shkak të moszbatimit të këtij udhëzimi, në barnatore të ndryshme gjejmë çmime të ndryshme të këtyre medikamenteve, e që kjo nuk ka të bëjë vetëm me ato të COVID.

Kryetari i OFK-së ka thënë se ministri i Shëndetësisë duhet të marr të gjitha masat obligative për zbatimin e këtij udhëzimi.

“Duhet të merren të gjitha masat për zbatimin e këtij udhëzimi sepse deri më tani nuk kemi parë veprime në drejtim të zbatimit, përveç kërkesës për plotësim-ndryshim të udhëzimi gjë që sipas nesh në OFK nuk do të duhej të ndalte zbatimin e udhëzimit aktual. Ky mosrregullim i çmimeve jo vetëm që ka për pasojë ndryshimet në çmime por edhe çmimet e larta edhe për terapitë që përdoren si antiviral për COVID si Favipiravir dhe Remdesivir apo edhe për barnat kronike me një rritje e cila përllogaritet se shkakton humbje për qytetarët rreth 1 milion euro në muaj”, ka treguar ai.

Ankesa për çmimet e barërave anti-Covid, ka pranuar edhe PRAK

Nga Shoqata e Pacientëve të Kosovës (PRAK), drejtori Bekim Kodra, i ka thënë Gazetës Insajderi, se së fundmi ka pranuar një mori ankesash në lidhje me këto çmime. Kodra ka treguar se këto çmime janë jashtëzakonisht të shtrenjta për standardin e qytetarëve të Kosovës.

“Kemi pranuar ankesa nga pacientët dhe çmimi është goxha i lartë. Varësisht nga simptomat që shfaqë pacienti dhe problemet shëndetësore që i ka, ashtu shkon edhe kosto e trajtimit të tij. Mungesa e barnave për trajtimin e pacientëve me COVID-19 në institucionet shëndetësore paraqet një shkelje të të drejtës së pacientit për qasje në shërbime shëndetësore që shteti obligohet t’i ofrojë. Kjo më së shumti i godet shtresat vulnerabile të shoqërisë sonë”, ka thënë Kodra për Gazetën Insajderi.

Në lidhje me krejt këto, Gazeta Insajderi, ka marr edhe një përgjigje nga Ministria e Shëndetësisë. Sipas tyre, është evidente se COVID-19, përveç aspektit shëndetësor ka sjellë vështirësi edhe sociale dhe ekonomike.  Ndërkaq, po sipas tyre, trajtimi në shtëpi është më i lirë se ai spitalor.

“Të prekurit me Covid, të cilët trajtohen në shtëpi, kryesisht mbështesin vet tretmanin e tyre, por që për fat tretmani shtëpiak është më i lirë se ai spitalor. Sipas ligjeve në fuqi, MSH është e obliguar që terapitë që i siguron, t’i dërgojë në institucione shëndetësore dhe aty ato administrohen për pacientët”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë, teksa tutje ata këshillojnë qytetarët që të mos bëjnë vetëmjekim, por për çdo terapi të konsultohen me mjekët.

“Ta përdorin vetëm atë terapi që ua ka caktuar mjeku, sepse vetëmjekimi mund të jetë i gabuar dhe të krijojë shpenzime, pa dobi për shëndetin”, përfundojnë nga MSH.

Shifrat e fundit të të prekurve me COVID-19 në Kosovë, janë alarmante. Madje edhe numri i viktimave gati sa s’ka arritur tek 1 mijëshi.

Vetëm sot në Kosovë, janë raportuar gjithsej 688 raste të reja me COVID, shifër kjo që qon në 11.431 raste aktive. Viktima gjatë 24 orëve janë raportuar gjithsej 11, shifër kjo që qon 833  viktima në total nga fillimi i pandemisë në mars./ Insajderi.org

Sapo Ndodhi:

Shendetesi

Simptomat e reja të COVID-19: Gunga dhe ënjtje në gojë, skuqje dhe djegie e këmbëve ose duarve

Publikuar

me

Ndryshimet në gojë, duar ose këmbë mund të jenë shenjat e fundit të infeksionit me coronavirusin e ri, sugjeron një studim i ri.

Studiuesit zbuluan se 25 për qind e pacientëve me COVID-19 të parë në prill 2020 kishin një inflamacion të gjuhës ose gunga dhe ulcera në gjuhë.

Për më tepër, gati 40 për qind e atyre pacientëve kishin skuqje dhe djegie në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve.

Ekipi, nga Spitali Universitario La Paz, Madrid, Spanjë, thotë se mjekët dhe infermierët duhet të ekzaminojnë kavitetet orale, duart dhe këmbët e pacientëve të dyshuar se kanë COVID-19 në mënyrë që t’i diagnostikojnë ato më shpejt.

Gjetjet u botuan në British Journal of Dermatology në formën e një ‘letre kërkimore’ në shtator por u prezantuan dje (e martë). Studimi përfshiu 666 pacientë. Në përgjithësi, 45.7 për qind kishin ndryshime të vërejtura në gjuhë, duar ose këmbë.

Rreth një në katër pacientë, 25.7 për qind, vunë re ndryshime në gjuhën e tyre, ajo që është bërë e njohur si ‘gjuhë covide’. Ndryshimi më i zakonshëm ishte papilliti gjuhësor kalimtar, i cili është pezmatimi i papilave, ose gunga të vogla në sipërfaqen e gjuhës, shkruan Daily Mail.

Për më tepër, 6.6 për qind raportuan një inflamacion të gjuhës që e bën atë të fryhet në madhësi dhe të ndryshojë në ngjyrë. Gati katër për qind kishin një shtresë të bardhë që shfaqet në sipërfaqen e gjuhës.

Ndërkohë, afërsisht 40 për qind e pacientëve raportuan se kishin ndryshime në duar dhe këmbë. Rreth 15 për qind kishin ngjyrë kafe të kuqërremtë në pëllëmbët e duarve dhe në shputat e këmbëve.

Ndërsa, shtatë për qind e pacientëve raportuan ndjesi djegieje, të quajtur eritrodizestezi, në fillim të sëmundjes.

Vazhdo ta lexosh

Shendetesi

Problemet me kujtesë pas tejkalimit të COVID-19, çka thonë ekspertët shëndetësorë?

Publikuar

me

Kaltrina Jupolli-Sejdiu, 30-vjeçare nga Prishtina deri para muajit nëntor të vitit të kaluar, nuk ka pasur asnjë problem me kujtesën. Por, prej kur është shëruar nga sëmundja COVID-19, humbja e kujtesës i është bërë pjesë e përditshmërisë.

“Harresën e kam aty për aty, nuk më ka ndodhur më herët që dikush të më dhuroj diçka e ta harroj menjëherë, e kjo po më ndodh aq shpesh. Po e vërej sepse unë me kujtesë kam qenë shumë mirë”, thotë ajo.

Ajo ishte infektuar me koronavirus para tre muajsh, por shqetësimet me kujtesë i janë paraqitur pasi e ka tejkaluar sëmundjen COVID-19, që shkakton koronavirusi.

Shqetësime me humbje të kujtesës ka edhe F.S, që ishte infektuar me koronavirus para tre muajsh.

“Probleme me harresën kam pasur pas një muaj pasi e kam përfunduar virusin dhe shpesh më ndodh brenda dy-tri orëve harroj se çfarë ka ndodhur”, tregon për Radion Evropa e Lirë, F.S.

Që disa persona po hasin në probleme lidhur me kujtesën pasi kalojnë COVID-19, e konfirmon edhe neurologu, njëherësh asistent-profesor në Universitetin e Prishtinës, Blerim Myftiu. Sipas tij, rastet që më së shumti kanë probleme të tilla janë ato raste që nuk e kanë kaluar lehtë këtë virus, pra të tillët që u është dashur të qëndrojnë në spital.

Myftiu potencon dy probleme kryesore që shfaqen te personat që tashmë e kanë kaluar COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi.

“Njëra prej tyre është dhimbja e kokës, e cila mund të shfaqet më shpesh te njerëzit të cilët para COVID-it ose para vuajtjes, nuk kanë pasur migrenë ose ndonjë formë tjetër të dhimbjes primare. Si dhe një formë tjetër jo edhe aq primare sa dhimbja e kokës është edhe problemi me mbamendje, kujtesë, rifreskim të informatave paraprake, koncentrim, fokusim, punë të caktuara në aktivitetet e përditshme ditore që i kanë pasur paraprakisht”, thotë Myftiu.

Ai potencon që ende nuk dihet saktë se pse ndodhin problemet me kujtesë te disa persona, por sipas tij, mundësitë mund të jenë për shkak të depërtimit të virusit në tru, dëmtimit të arterieve të vogla të gjakut si dhe mungesës së oksigjenit në tru.

Myftiu tregon se kur duhet të shqetësohen personat që kanë humbje të kujtesës.

“Një harresë, e cila fillon me harresën e çelësave ose takimit në janar të vitit 2021 dhe nëse kjo harresë progreson në janar të vitit 2021 që ‘nuk mund ta gjejë veturën në parking ku e kam lënë, ose po sillem 30 minuta nga puna në shtëpi në një rrugë që bëhet për pesë minuta dhe jo për faj të komunikacionit’, atëherë kjo tregon që harresa e këtij personi po përparon në një harresë funksionale, pra që po ndikon në përditshmëri”, thekon Myftiu.

Që efektet e COVID-19 janë afatgjata e konfirmon edhe mikrobiologu, Lul Raka. Ai tregon që te disa persona ky virus shkakton simptoma që mund të zgjasin deri në 12 javë pas infeksionit. Një dukuri e tillë sipas Rakës njihet me termin ‘Sindroma post-COVID’ apo ‘COVID-i i gjatë’. Sipas tij, ndonëse në fillim është menduar që këto simptoma paraqiten vetëm te pacientët që e kalojnë me vështirësi COVID-19, tani hulumtimet e thonë që këto shqetësime shëndetësore paraqiten edhe te të rinjtë.

“Simptomat më të shpeshta te këta persona janë të ndryshme dhe përfshijnë: lodhje, rraskapitje, frymëzëni, rrahje të shpejta të zemrës pas një ngarkese minimale, dhimbje gjoksi, pezmatim të muskulit të zemrës apo mbështjellësit të tij, ndryshime lëkurore, çrregullime të gjumit, rënie e flokëve, kokëdhimbje, harresë apo pamundësi e koncentrimit, depresion, ethe që përsëriten, ngjirje e zërit, dhimbje të kyçeve, dhimbje veshi dhe barkqitje”, thotë Raka.

Arsyet pse sipas Rakës disa persona mund të kenë simptoma të tilla edhe pasi e kalojnë COVID-19, është si rrjedhojë e “dëmtimit të drejtpërdrejtë të organeve dhe e faktorëve që ndërlidhen me sistemin imunitar”.

Neurologu Myftiu në anën tjetër tregon që neurologu duhet të jetë adresa e parë për këta persona që përjetojnë humbje të kujtesës, por që shpeshherë mund të kërkohet edhe ndihma e psikologut.

“Mund të sugjerojmë edhe për ndihmën e psikologut, përkatësisht të bëhen disa matje psike-metrike për të kuptuar se sa realisht është ajo harresë apo ai problem kognitiv apo është vetëm një raportim subjektiv ose një tej zmadhim të cilin e heton një person”, shpjegon Myftiu.

Psikologjia, Selvie Izeti, thotë që personat që kanë histori të mëparshme me stres dhe ankth, kanë më shumë tendencë të preken nga humbja e kujtesës, pasi ta kalojnë COVID-19.

“Kur stresi është shumë i lartë, trupi prodhon hormonin adrenalinë, i cili mobilizon trupin për një kërcënim të afërt dhe çon në një gjendje të hiper-vigjilencës, duke kontrolluar vazhdimisht mjedisin për shenja të mundshme të rrezikut. Kjo bën që ne të mos jemi në gjendje të përqendrohemi në stimuj të tjerë përreth nesh, prandaj edhe vjen në pah procesi i harresës”, thotë Izeti.

Edhe Izeti potencon që një person duhet të fillojë të shqetësohet për humbje të kujtesës, kur kjo gjë e pengon seriozisht në funksionimin e jetës së përditshme.

Për efektet post-COVID janë duke u bërë edhe hulumtime shkencore. Në një artikull të publikuar nga ‘Harvard Medical School’, me titullin ‘Efektet e fshehura afatgjata të COVID-19′, argumentohet se si mund të ndikojë COVID-19 në aftësitë njohëse.

“Në jetën e përditshme, efektet njohëse në kujtesë, mund të çojnë në vështirësi për menaxhimin e ilaçeve, menaxhimin e financave, kuptimin e materialeve të shkruara dhe madje edhe në vazhdimin e bisedave me miqtë dhe familjen”, thuhet ndër të tjera në këtë hulumtim.

Në një publikim të fundit të bërë nga shkencëtarët amerikanë dhe gjermanë dhe të publikuar në Alzheimer’s Research & Therapy, shkruhet që një kombinim i mundshëm i efektit të COVID-19, inflamacionit sistematik, infarktet në tru dhe dëmtimet e organeve vitale, mund të shkaktojë që disa persona që kanë kaluar këtë virus të jenë më të rrezikuar nga sëmundja e Alzheimerit. /rel/

Vazhdo ta lexosh

Shendetesi

Varianti i ri i Covid, shkencëtarët përgatisin versione të reja vaksinash

Publikuar

me

Shkencëtarët e Oksfordit po përgatiten të prodhojnë me shpejtësi versione të reja të vaksinës së tyre për të luftuar variantet më ngjitëse të Covid-19 të zbuluara në Mbretërinë e Bashkuar, Afrikën e Jugut dhe Brazil.

Ekipi i Oxford dhe AstraZeneca po kryen studime për të përshtatur teknologjinë rreth prodhimit të versioneve të reja të vaksinës.

Një zëdhënës i Oksfordit tha se universiteti po vlerëson me kujdes ndikimin e varianteve të reja në imunitetin e vaksinave dhe po vlerëson proceset e nevojshme për zhvillimin e shpejtë të vaksinave të kundër Covid-19.

Kryeministri britanik Boris Johnson tha të mërkurën se rregullatori i ilaçeve të Britanisë do të jetë i gatshëm dhe në gjendje të japë aprovimin për versionet e reja të vaksinave kundër Covid-19 për të kundërshtuar variantet e reja të koronavirusit që mund të shfaqen.

Testet e fundit laboratorike kanë treguar që vaksina kundër Covid-19 e zhvilluar nga Pfizer dhe partneri BioNTech ka të ngjarë të funksionojë kundër variantit të zbuluar në Mbretërinë e Bashkuar.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com