Connect with us

Sport

Tri ditë zie në Argjentinë pas vdekjes së Maradonas

Publikuar

me

Argjentina ka shpallur tri ditë zie me rastin e vdekjes së legjendës botërore të futbollit, Diego Armando Maradona – njofton BBC.

Ikona argjentinase ndërroi jetë të mërkurën në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit, pas një sulmi në zemër në moshën 50 vjeçare.

Grupi i tij do të qëndrojë në Casa Rosada, selinë e qeverisë së Argjentinës, me ç’rast njerëzit do të mund të bëjnë homazhe.

Maradona gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për klube, si Barcelona dhe Napoli, ndërsa ishte kapiten i Argjentinës në fitimin e Kupës së Botës në vitin 1986.

Ai u bë jashtëzakonisht i popullarizuar me golin me dorë të shënuar ndaj Anglisë në çerekfinale që u quajt si ‘Dora e Zotit’.

Legjenda ishte operuar për heqjen e një trombi më herët gjatë nëntorit dhe operacioni ishte i suksesshëm, ndërkohë që duhej të fillonte trajtimin kundër vartësisë nga alkooli.

Vazhdo ta lexosh

Sport

Dy klubet e mëdha që po e kërkojnë Granit Xhakën

Publikuar

me

Skuadra angleze Arsenal vazhdon të kërkojë emra të rinj për repartin e mesfushës.


Topçinjtë duan mesfushor të nivelit të lartë dhe së fundmi emri i ri në listën e tyre është ai i gjermanit Julian Brandt.

24-vjeçari është njëri nga lojtarët kryesor të Dortmundit dhe Arsenali po kërkon ta transferojë atë në Ligën Premier.

Mediat gjermane së fundmi kanë raportuar se Topçinjtë janë të gatshëm ta ofrojnë Granit Xhakën si shkëmbim kokë më kokë me Brandt.

Gjithsesi për një shkëmbim të tillë, Arsenali ende nuk ka marrë ndonjë përgjigje nga Dortmund, por vështirë duket i realizueshëm.

Xhaka nga ana tjetër mund të rikthehet në Bundesliga, pasi po kërkohet nga ish-skuadra e tij Borussia Moenchegladbach.

Edhe klubi nga kryeqyteti gjerman Hertha Berlin ka shprehur interesim për mesfushorin shqiptar që nuk pritet të ketë të ardhme te Arsenali.

Vazhdo ta lexosh

Sport

Lëndimet ia shkatërruan karrierën, futbollisti kosovar që premtoi shumë pensionohet në moshën 24 vjeçare

Publikuar

me

Lorik Aliu njëri nga talentët më premtues të futbollit kosovar i ka dhënë fund karrierës në moshën 24 vjeçare


Aliu llogaritej si një lojtar me të ardhme të ndritur, por potencialin e tij nuk mund ta shfaqte asnjëherë shkaku i lëndimeve, shkruan Reporteri.net

Lorik Aliu njoftimin për pensionim e ka bërë në rrjetin e tij social, Facebook:

Ky është postimi i plotë:

Familjarë, shoqëri, dashamirë të futbollit!
Po shfrytëzoj këtë postim për t’ju dhënë një lajm jo të mirë për mua dhe të gjithë ata që më projektuan në majat e sportit më të bukur, FUTBOLLIT.
Kam vendosur që përfundimisht t’i jap fund karrierës time si futbollist aktiv, për shkak të lëndimeve të shumta duke e cilësuar si vendimin më të drejtë.
Është tejet e vështirë që të vendos atletet në gozhdë, pasi që ëndrra më e madhe e jetës time u ndërpre e u shua shumë shpejt.
Ëndrra për tu bërë futbollist profesionist i nivelit të lartë, do ngelet në sirtarin tim, si e parealizuar përjetësisht.
Dua që t’ju falenderoj të gjithëve që më qëndruat afër nga dita e parë e deri sot, dhe bashkëndjetë me mua dhimbje, zhgënjime e triumfe, por fati deshi të përfundonte kështu.
Shihemi në sfida të reja!

Ndryshe, Aliu në të kaluarën ka qenë pjesë e Prishtinës dhe Llapit, ndërsa në arenën ndërkombëtare kishte paraqitje edhe me të rinjët e Dortmundit, ku ishte i ftuar në prova.

Vazhdo ta lexosh

Sport

ZYRTARE: Hidhet shorti për fazën e 1/16 të Ligës së Kampionëve, na presin duele të zjarrta

Publikuar

me

Sot është hedhur shorti i Ligës së Kampionëve për fazën e eliminimit direkt

Kampioni aktuali, Bayern Munich do të përballet me Lazion e Vedat Muriqit.

Një nga ndeshjet më interesante pritet të jeta ajo ndërmjet Atletico Madridit dhe Chelseat.

Interesante do të jetë edhe sfida e Barcelona – PSG.

Më poshtë keni çiftet komplete:

Borussia Monchengladbach – Manchester City

Lazio – Bayern Munich

Atletico Madrid – Chelsea

Leipzig – Liverpool

Porto – Juventus

Barcelona – PSG

Sevilla – Dortmund

Atalanta – Real Madrid

 

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com