Connect with us

Magazina

Tayna e shijon në këtë mënyrë borën e parë

Publikuar

me

Tayna ka zbuluar se ajo po e shijon motin e ftohtë.

Ndryshe nga ditët e tjera, mëngjesin e kësaj të shtune, reperja e njohur, Tayna e ka nisur në mënyrë më të veçantë.

Reperja nga Prizreni e cila sot është zgjuar herët dhe ka nisur ditën duke na bërë ditur se në vise malore tashmë ka rënë bora e parë.

Ndonëse nuk dihet se a po shoqërohet nga familjarë apo miq, mesiguri se ajo po kalon një kohë të mirë duke u relaksuar pas sukseseve të njëpasnjëshme.

“Bie bore fjolla, fjolla..”, shkroi ajo në videon e publikuar në llogarinë zyrtare të Instagramit.

Vlen të kujtojmë se artistja e njohur dhe shumë e suksesshme tregon vazhdimisht se ajo po shijon jetën në mënyrën më të mirë ndërsa nuk lë pa shijuar edhe suksesin e madh që vazhdimisht po arrin.

 

Magazina

“Oj lav*re” – Kështu e ofendonte djali i Haxhi Shalës të dashurën e babait (FOTO)

Publikuar

me

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, nuk është i panjohur për publikun. Ai dikur sh ante e k ërcënonte përmes mesazheve një grua e cila u paraqit në media si e dashura e babait të tij.

Anxhelina Shala e cila paraqitej si e dashura e deputetit, pati publikuar disa fotografi ku shihet në krahët e e tij.

“Oj lav*re oj m*gjupe heki kto foto se ti kurr me baben tem ski mu kan harro…boll naj mundove mo…je ka e bon veten ty met ardh nberlin me ta thy kryt. Turp turp turp pëe yu. Zhduku… Zoti ko me ta kthy ty kto nese u smuj”, I kishte shkruar ai Anxhelinës.

flakron Shala, pa asnjë ditë përvojë pune në shërbimin e jashtëm, ishte emëruar Konsull i Përgjithshëm në Republikën e Çekisë, me seli në Pragë për tu shkarkuar më pas nga u.d së presidentes, Vjosa Osmani.

Vazhdo ta lexosh

Magazina

Rrëfimi i bashkëshortes së Rexhep Selimit, ushtarës më të re të UÇK-së (VIDEO)

Publikuar

me

Shqipe Mehmeti-Selimi, gruaja e Rexhep Selimit, ka treguar për periudhën e luftës dhe pjesëmarrjen e saj në luftën e UÇK-së.

Ajo ndër të tjera, ka treguar edhe kohën kur e ka njohur Rexhep Selimin, tashmë burrin e saj.

“Si me Rexhën, unë jam takuar edhe me shumë bashkëluftëtarë te tjerë por, pash diçka tek ai dhe kështu me kohë, duke e parë, duke biseduar me të, normalisht që ndjenjat janë rritur për të dhe kështuqë,pasluftës, e kurorëzuam me martesën tonë”, ka thënë Shqipja.

Vazhdo ta lexosh

Magazina

Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Publikuar

me

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por edhe ato turke.

Ajo bashkë me aktorin turk Tolgahan Sayisman janë prindër të një djali, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Efehan.

Vetëm pak minuta më parë, aktorja shqiptare Almeda Abazi dhe partneri i saj turk Tolgahan Sayisman kanë dhënë lajmin më të bukur për ndjekësit.

Alemda është në pritje të ëmbël të fëmijës së dytë të çiftit dhe ata janë në qiellin e shtatë nga lumturia.

Aktorja zgjodhi tre poza për të dhënë lajmin e bukur, ku shfaqet me partnerin në kopshin e shtëpisë dhe mban me dorë barkun tashmë të rrumbullakosur.

“Bebushi numër dy po vjen. Mezi po pres të të takoj, i vogli/e vogla!”- shkruan Almeda.

Gjithashtu të njëjtin postim Tolgahan e ka shoqëruar me fjalët:

“Dhurata më e madhe, momenti më i bukur! S’mund të jem më i lumtur!”.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com