Connect with us

Bota

Ri-infektimi me coronavirus nuk ka gjasa të ndodh deri pas gjashtë muajve, zbulon studimi britanik

Publikuar

me

Njerëzit që kanë qenë të infektuar me COVID-19 nuk kanë shumë gjasa të infektohen përsëri për të paktën gjashtë muaj pas infektimit të tyre të parë, sugjeron një studim britanik i punonjësve të kujdesit shëndetësore në vijën e parë të frontit.

Gjetjet duhet të ofrojnë një siguri për më shumë se 51 milionë njerëz në të gjithë botën që kanë qenë të infektuar me sëmundjen e COVID-19, thanë studiuesit në Universitetin e Oksfordit, raporton Reuters, transmeton Telegrafi.

“Ky është vërtet një lajm i mirë, sepse mund të jemi të sigurt që njerëzit e infektuar me coronavirus, nuk do të preken përsëri në një periudhë afatshkurtër”, tha David Eyre, një profesor në Departamentin e Shëndetit të Popullsisë në Oxford, Nuffield, i cili bashkë-drejtoi studimin.

Ndryshe, rastet e ri-infektimit me COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2, kishin ngritur shqetësimet se imuniteti mund të jetë jetëshkurtër dhe se pacientët mund të sëmuren shpejt pas një kohe të shkurtër.

Mirëpo, rezultatet e studimit në fjalë, të kryer nga një grup i punonjësve të kujdesit shëndetësor në Mbretërinë e Bashkuar – të cilët janë ndër më të rrezikuarit nga sëmundja – sugjerojnë se rastet e ri-infektimit kanë gjasa të jenë jashtëzakonisht të rralla.

“Të qenit i infektuar me COVID-19 ofron mbrojtje ndaj ri-infeksionit për shumicën e njerëzve për të paktën gjashtë muaj”, tha Eyre.

“Ne nuk gjetëm infeksione të reja simptomatike në asnjë nga pjesëmarrësit që kishin rezultuar pozitivë me antitrupa”, shtoi ai.

Bota

Aksidenti i frikshëm në Brazil/ humbin jetën 37 persona

Publikuar

me

Të paktën 37 persona humbën jetën në një aksident të rëndë rrugor që u regjistruar të mërkurën në Brazil.

Sipas policisë në aksident u përfshi një autobus që transportonte punonjësit e një fabrike tekstilesh dhe një kamion i tonazhit të rëndë.

Dëshmitarët flasin për pamje drithëruese ku trupat e pajetë të punëtorëve ishin shpërndarë në autostradë.
Ekipet e shpëtimi flasin dhe për 15 persona të plagosur rëndë në aksident, gjë që mund të çojë në rëndimin e bilancit të viktimave.

Vazhdo ta lexosh

Bota

Elon Musk tejkalon edhe Bill Gates, bëhet personi i dytë më i pasur në botë

Publikuar

me

Elon Musk ka shtuar më shumë se 100 miliardë dollarë në pasurinë e tij këtë vit dhe ka kaluar Bill Gates si personin e dytë më i pasur në botë.

Kjo është sipas Indeksit të Miliarderëve të Bloomberg, i cili të hënën renditi shefin ekzekutiv të Tesla Inc. – me një pasuri prej 127.9 miliardë dollarësh – mbi Gates – me 127.7 miliardë dollarë – për herë të parë.

Siç thuhet më tej, Musk ka përfituar nga rritja masive e aksioneve të Tesla-s, e cila është ngritur për më shumë se 520%.

Ndryshe, Musk e filloi vitin në vendin e 35-të në indeks.

Bloomberg vuri në dukje Gates, bashkë-themelues i Microsoft Corp MSFT, -0,13%, ka të ngjarë të qëndronte më lart nëse ai nuk do t’i kishte dhënë më shumë se 27 miliardë dollarë të pasurisë së tij Fondacionit Gates që nga viti 2006.

Ndërkohë shefi ekzekutiv i Amazon.com Inc. AMZN, Jeff Bezos është individi më i pasur në botë, me një pasuri prej 182 miliardë dollarësh, sipas Bloomberg, me më shumë se 67 miliardë dollarë rritje këtë vit.

 

Vazhdo ta lexosh

Bota

Erdogan: Ne e shohim veten në Evropë, jo diku tjetër

Publikuar

me

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se “Ne e shohim veten në Evropë, jo diku tjetër, ne parashikojmë që të ardhmen tonë ta ndërtojmë bashkë me Evropën”.

Nëpërmjet lidhjes direkte nga rezidenca Vahdettin në Stamboll, Erdogan mbajti një fjalim në Kongresin e 7-të të zakonshëm të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti) në qytetet Kütahya, Afyonkarahisar, Batman dhe Siirt.

Ai tha se synojnë të mos luftojnë me askënd as brenda dhe as jashtë, të mos shkelin të drejtat, legjitimitetin dhe qëndrimin legjitim të askujt. Erdoğan thotë se duan të jenë në një bashkëpunim më të fortë me miqtë dhe aleatët e tyre.

“Ne presim që Bashkimi Evropian të mbajë premtimet që na ka dhënë, të mos bëjë diskriminim ose të paktën të mos bëhet vegël për armiqësitë kundër vendit tonë. Ne e shohim veten në Evropë, jo diku tjetër. Ne parashikojmë që të ardhmen tonë ta ndërtojmë bashkë me Evropën. Marrëdhëniet tona të gjata dhe të afërta të aleancës me SHBA-në dëshirojmë t’i përdorim në mënyrë aktive në zgjidhjen e çështjeve rajonale dhe globale. Ne kurrë nuk mund të injorojmë vendet si Rusia dhe Irani që kemi marrëdhënie historike të rrënjosura”, tha Erdogan.

Më tej Erdogan tregoi se ata kanë marrëdhënie shumë të thella me botën islame dhe botën turke, ku herë-herë së bashku dhe herë-herë veçmas.

“Ne kërkojmë të përmirësojmë bashkëpunimin tonë me pothuajse të gjitha paktet rajonale në botë. Ne përpiqemi për zgjidhje të bazuara në integritetin territorial dhe unitetin politik kudo që të përfshihemi, nga Siria në Libi. Askush brenda kësaj fotografie nuk ka të drejtë të akuzojë, të izolojë, të kërcënojë me argumente plotësisht te rreme ose të gabuara Turqinë. Në çdo gjë që kryejmë, veprojmë me një qasje që vëzhgon të drejtën, legjitimitetin, drejtësinë e viktimave dhe të shtypurve”, tha Erdogan duke shtuar:

“Edhe ndaj vendit tonë presim qasje me të njëjtën ndjeshmëri. Ne besojmë se asnjë vend dhe organizatë dinjitoze nuk do të pranojë që të shndërrohen në një lodër në duart e organizatave terroriste dhe lobeve të cilët armiqësinë ndaj Turqisë e kanë bërë qëllim të jetës”

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com