Connect with us

Hulumtime

Mosha kur gratë përjetojnë seksin më të mirë

Publikuar

me

Nëse mendoni se jeta seksuale është më mirë në moshën 20-vjeçare, gaboheni. Këto janë vitet e seksit vetëm për një natë, seksit me miq dhe dashurive të para të vërteta. Por sipas hulumtimeve të fundit femrat e përjetojnë seksin më mirë pasi mbushin 36 vjeç. Të pyetura nga “Natural Cycles”, 2600 gra kanë treguar për përvojat e tyre për orgazmën, ndjenjat e joshjes dhe sa e shijojnë seksin.

Përgjigjet e tyre janë analizuar në bazë të moshës duke i ndarë vajzat e reja (nën 23 vjeç), ato të moshës mesatare (23-35 vjeç) dhe gratë e vjetra (mbi 36 vjeç). Sa i përket joshjes seksuale, gratë e moshës mbi 36 vjet kanë dëshmuar se kanë nivel të lartë të vetëbesimit, ku gjysma e tyre ka thënë se ka një trup seksi.
Ndërsa vetëm 1 në 6 nga grupi i mesëm kanë thënë se janë të kënaqura me pamjen fizike, teksa 1 në 3 çdo nën 23 vjet e ka thënë të njëjtën gjë.

6 nga 10 gra të grupmoshës së vjetër raportuan se kanë orgazma më të mira dhe më të shpeshta, në kontrast me vetëm 5 nga 10 të grupeve më të reja të grave që e kishin thënë të njëjtën gjë.
86% e grave të grupmoshës së vjetër thanë se kanë pasur seks të mahnitshëm përgjatë 4 javëve të fundit, krahasuar me 76% të grupmoshës së mesme dhe vetëm 56% e vajzave të reja që kanë deklaruar të njëjtën gjë.

Sa i përket shpeshtësisë së seksit, më pak se një e treta e vajzave të anketuara kanë thënë se bëjnë seks 2 herë në javë, mbi një e pesta kanë thënë se bëjnë seks 3 herë në javë dhe më pak se një e pesta kanë thënë se bëjnë seks vetëm një herë në javë. /Telegrafi/

Vazhdo ta lexosh

Hulumtime

Studimi i Oksfordit: Pasojat që lë Covid-i, që zbulohen me vonesë

Publikuar

me

Frikërat, depresionet dhe pagjumësia janë pasojat më të shpeshta afatgjatë të sëmundjes COVID-19, thotë një studim i ri i bërë nga Oxford University.

Rreth një vit pas shfaqjes së një lloji të ri virusi corona SARS CoV-2 ne kemi mësuar se patogjeni agresiv nuk prek vetëm mushkëritë dhe rrugët e frymëmarrjes, por edhe zemrën, enët e gjakut, nervat, veshkat dhe lëkurën.

Në muajin korrik bota u trondit nga lajmi i neurologëve britanikë se edhe tek pacientët me simptoma të lehta ose tek ata që janë shëruar nga sëmundja, SARS CoV-2 mund të shkaktojë dëme të konsiderueshme të trurit dhe sistemit qendror nervor, të cilat mund nga ana e tyre të krijojnë psikoza, paraliza dhe goditje në tru, sëmundje që mund të dallohen shumë vonë.

Tani shkencëtarët e Oxford Health Biomedical Research Centre kanë zbuluar se tek një e pesta e pacientëve sëmundja COVID-19 mund të shkaktojë probleme psiqike. Frikëra, depresione dhe pagjumësi shkakton sidomos izolimi. Studiuesit i kanë publikuar rezultatet e studimit të tyre në revistën shkencore “Lancet Psychiatry”.

Tek 6% e të sëmurëve diagnostikohen për herë të parë probleme psiqike

Për studimin e bërë me bazë të gjerë, u vlerësuan së bashku me rrjetin e shëndetit TriNetX dosjet elektronike të shëndetit të 70 milionë pacientëve të anonimizuar nga SHBA. Mes tyre ndodheshin 62.000 pacientë me COVID-19 të sëmurë në gjendje të lehtë. Tek ta u kontrollua nëse patën shfaqje të problemeve psiqike në periudhën dy javë deri tre muajsh, pas marrjes së diagnozës me COVID. Sipas studimit tek 18,1 përqind e pacientëve me COVID -19, pra rreth një në pesë pacientë, u diagnostikuan sëmundje psiqike në këtë periudhë kohore, dhe tek 5,8 përqind e pacientëve u pa për herë të parë shfaqja e një sëmundjeje psiqike.

Krahasime me sëmundje të tjera

Për t’u siguruar se sëmundjet psiqike janë të lidhura direkt me COVID-19, u bënë krahasime të të dhënave me gjashtë sëmundje të tjera të të njëjtës periudhë kohore: me grip, me infeksione të tjera të rrugëve të frymëmarrjes, infeksione lëkure, gur në tëmtha, gur në veshka si dhe thyerje të kockave. Tek këto sëmundje u diagnostikuan 2,5 deri 3,4 përqind e pacientëve me probleme psiqike.

“Ky zbulim ishte i papritur dhe duhet studiuar më tej. Ndërkohë shfaqja e shqetësimeve psiqike duhet shtuar në listën e faktorëve të rrezikut nga COVID-19 “, thotë Max Taquet nga Instituti Kombëtar për Studimet e Shëndetit, National Institute for Health Research dhe një nga autorët e studimit.

Studiuesit britanikë paralajmërojnë po ashtu që të mos bëhen mbivlerësime të dosjeve elektronike të shëndetit, sepse për disa nga anomalitë nuk ka shpjegime të pranueshme. Kështu, sipas të dhënave tek njerëzit me një sëmundje psiqike ekziston 65 përqind rrezik më i madh infektimi me SARS CoV-2. Përveç kësaj, tek pacientët me COVID-19 është diagnostifikuar brenda tre muajve dyfish më shumë demencë, se sa herët e tjera. Por kjo nuk do të thotë se SARS CoV-2 ka ndikim direkt në tru. Ka mundësi që demenca të jetë diagnostifikuar më shpesh, sepse studimi ka përfshirë më shumë njerëz, thotë Paul Harrison, Profesor i psikiatrisë në Universitetin e Oxfordit.

Shumë faktorë rreziku nuk janë marrë parasysh

Jashtë vëmendjes së studiuesve ka qenë gjinia dhe mosha e pacientëve, pirja apo jo e duhanit, konsumi i drogës. Të gjithë këta faktorë që e rrisin rrezikun e sëmundjeve psiqike. Pa studiuar kanë mbetur edhe aspektet socio-ekonomike dhe stresi në përgjithësi shkaktuar nga pandemia. Kur dihet që rreziku i sëmundjes së njerëzve të varfër është më i lartë për shkak të kushteve të këqija të punës dhe banimit në hapësira të ngushta. Ata vuajnë po ashtu më shpesh nga sëmundje psiqike. Vitet e ardhshme do të tregojnë në çfarë mënyre virusi Corona shkakton dëme afatgjata dhe sëmundje psiqike.

Vazhdo ta lexosh

Hulumtime

Kjo shenj ju paralajmëron se jeni infektuar me Covid-19

Publikuar

me

Lodhja mund të konsiderohet si një nga shenjat më të zakonshme dhe paralajmëruese e covid-19.

Pothuajse 70% e të gjithë pacientëve me covid-19 përjetojnë një lodhje gjatë kësaj periudhe shkruan Express.co.uk.

Në disa raste, ajo mund të konfirmohet si një nga simptomat e para të covid-19.

Mirëpo, sipas CDC-së, një person me covid-19 përjeton një gamë të gjerë simptomash, si kollë i thatë dhe gulçim.Andaj, sepse ndiheni të lodhur nuk do të thotë se keni covid-19.

Në Britaninë e Madhe, personat që shfaqin vetëm lodhje nuk testohen për covid-19.

Lodhja mund të shkaktohet nga mungesa e gjumit dhe e aktiviteteve fizike, si dhe stresit.

Vazhdo ta lexosh

Hulumtime

A ju vjen fatura e energjisë shtrenjtë? Ja si t’i ulni shpenzimet: Truke të vogla të cilat do t’ju kursejnë para

Publikuar

me

Patjetër duhet të dini që kur aparatet nuk janë të shkyçura nga energjia elektrike shpenzojnë akoma 24% energji.

Shumica e njerëzve dëshirojnë të ulin shpenzimet, por nuk dinë si të veprojnë, transmeton 02Press

Mirëpo këtë mund ta bëni në mënyrën shumë të thjeshtë, duke praktikuar këto këshilla.

Të gjitha aparatet shkyçni nga rryma elektrike kur nuk i përdorni dhe mos i mbani aparatet në “stand by”, sepse rreth 6% e rrymës shkon në aparatet të lëna në “stand by”.

Hiqeni mbushësin e telefonit kur nuk keni nevojë për të, sepse edhe ashtu shpenzoni rrymën.

Kurrë mos i lini dyert e frigoriferit të hapura gjatë.

Fikni shporetin disa minuta para përfundimit të gatimit të ushqimit, sepse ushqimi do të vazhdojë të zihet apo të piqet edhe një kohë derisa shporeti të ftohet.

Gatuani ushqimin të cilin mund ta hani disa ditë dhe shkurtoni kohën e dushit.

Ndërroni në shtëpitë tuaja llambat tradicionale inkandeshente me llapma ekonomike fluoreshente ose LED. Kursimi në energji është tre deri në pesëfish për të njëjtin nivel ndriçimi.

Asnjëherë mos e vini në përdorim rrobalarësen apo pjatalarësen kur ajo nuk është mbushur. Kini parasysh që pastrimin e bën detergjenti dhe jo uji i ngrohtë, prandaj lajini rrobat në ujë të ftohtë dhe përdorni detergjent për ujë të ftohtë. Për të evituar rrudhosjen e rrobave dhe të kurseni disa kilovat, bëni centrifugën në shkallën më të ulët.

Dushi: Instaloni një kokë dushi të vogël: sa më i ulët presioni aq më pak ujë të ngrohtë harxhon dhe për rrjedhojë kursen energji. Kur nuk jeni në shtëpi, mos e mbani dushin në prizë.

Një nga pajisjet e tjera që punon pareshtur në shumicat e banesave është edhe modemi apo pajisja e wirelles. E për çfarë na duhet interneti kur ne jemi në gjumë?

Mos u mundoni të hiqni dushin nga priza për të kursyer energji, përveç rasteve kur nuk do të jeni në shtëpi për një kohë të gjatë, përndryshe nuk do të kurseni asgjë.

Sytë te etiketa: Përpara se të blini një pajisje elektroshtëpiake të re, kontrolloni etiketën e furnizimit me energji për klasifikimin e aparaturës në piramidën e konsumit të energjisë. Pajisjet që kanë etiketën A+ janë me efikase dhe kursimtare me konsumin e energjisë.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com