Connect with us

Lajme

“Dyshime për keqpërdorime dhe i papërgjegjshëm në çdo aspekt”, këto janë arsyet e pezullimit nga puna të sekretarit të MTI-së, Burim Rrecajt

Publikuar

me

Ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, e ka pezulluar dje nga puna sekretarin e kësaj Ministrie, Burim Rrecaj, vetëm pak ditë pasi gjykata vendosi ta kthejë në punë.

Në vendimin e siguruar nga Reporteri.net thuhet se Burim Rrecaj, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë pezullohet deri në një vendim tjetër

Në vendim thuhet se pezullimi bëhet për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore: Mos përmbushje e detyrave të punës, mosrespektim i afateve të caktuara në përmbushjen e detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda, moszbatim i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale, dëmtim i pasurisë shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar apo keqpërdorim i pasurisë shtetërore, shkelje e detyrave të përcaktuara në ligjin dhe legjislacionin në fuqi.

Burim Rrecaj ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se vendimi për pezullimin e tij është i kundërligjshëm.

“Vendimi është i kundërligjshëm i cili cenon dhe nuk respekton vendimin e Gjykatës”, ka thënë Rrecaj për Reporteri.net.

Rreci është pezulluar me pagë 50 % .

Burim Rreci është zyrtari që më së shpeshti është suspenduar dhe kthyer sërish në punë.

Reporteri.net ka raportuar të martën se Rreci është kthyer në punë vetëm para pak ditësh.

Një histori e gjatë ngarkimesh e shkarkimesh e ka përcjell Rrecin që prej fillimit të punës së tij në këtë ministri në janar të vitit 2018.

Së fundmi ai sërish është kthyer në pozitën e sekretarit, pasi ishte larguar nga ministri Vesel Krasniqi në shtator të këtij viti. Arsye për pezullimin e tij nga kjo pozitë, ministri tha se është “neglizhenca” dhe “mosbashkëpunimi” nga ana e Rrecit.

Vendimin për kthimin në punë të Rrecit e ka marrë Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në vendim thuhej se Burim Rreci kthehet në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësit e përcaktuar me vendimin e Qeverisë nr.11/26 të datës 29 janar 2018 dhe legjislacionin në fuqi, në zbatim të aktvendimit A.nt 16662.2020 të datës 9.10.2020 të Gjyjatës Themelore në Prishtinë/ Deprtamentri për Çështje Administrative.

Gjykata e ka obliguar Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të që ta bëjnë kompensimin e shumës së mjeteve prej 50 për qind të ndaluar sipas vendimit të datës 09.09.2020.

“Bazuar në legjistalcionin në fuqi si dhe në zbatim të aktvendimit të datës a.nr 1682.2020 të datës 09.10. 2020 të Gjayktës Themelore në Prishtinë. Departamenti për Çështje Administrative, i vendos si në dispozitiv të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.

Por Burim Rreci, ishte shkarkuar edhe më parë. Ai është kthyer në punë në qershor në punë pas një suspendimi.

“Në emër të ministrisë, për riemërimin e z. Burim Rreci në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë, duhet të kthehet dhe të vazhdojë punën brenda mandatit ligjor. Bazuar në rregullore, për fushat e përgjegjësisë administrative, ministria është e pavarur dhe duhet të kthehet sekretari i saj pasi që pushojnë arsyet për listë teprizë për z.Burim Rrecaj. Kërkojmë me mirësjellje që këtë vendim ta shqyrtoni dhe votoni në këtë mbledhje të Qeverisë”, ka thënë Krasniqi para ministrave të Qeverisë, në mbledhjen e 22 qershorit, duke u votuar për kthimin e tij në këtë pozitë.

Burim Rreci në shtator të 2018 ishte suspenduar nga kjo detyrë me një vendim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë të asaj kohe, Bajram Hasani. Ai ishte shkarkuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për ndërhyrje në tenderë.

“Për shkak të paaftësisë profesionale dhe keqadministrimit që kanë rezultuar me shkelje sistematike… Po ashtu për involvim të drejtpërdrejtë në grante e tenderë si dhe ushtrim i presionit mbi komisionin me rastin e emërimit të shërbyesve civilë”, thuhej në vendimin e ish-ministrit Hasani, shkruan Reporteri.net.

Një javë pas këtij vendimi, ish-kryeministri Haradinaj e kishte liruar Hasanin nga detyra e Ministrit me arsyetimin se një gjë të tillë e ka kërkuar Nisma për Kosovën.

Burim Rreci ishte emëruar sekretar i përgjithshëm i MTI-së nga qeveria e Kosovës përkundër që sipas raportimeve të mediave nuk i kishte plotësuar kushtet minimale për të qenë në atë pozitë, sipas vlerësimit të partnerit të Ambasadës Britanike.

Zgjedhja e tij në krye të shërbyesve civil të MTI-së kishte ngjallur reagime edhe të shoqërisë civile, shkruan Reporteri.net.

“Burim Rreci, i cili është zgjedhur nga qeveria si sekretar i përgjithshëm, ishte renditur i katërti me pikë. Ai arriti që të përfshihet në listën e tre kandidatëve të cilat MAP-i i ka dërguar në qeveri vetëm pas largimit nga procesi në mënyrë të pashpjegueshme të njërit prej kandidatëve”, thuhej në reagimin e këtyre organizatave.

Zgjedhja e Rrecit sekretar i përgjithshëm i MTI-së ishte njëra nga proceset e prokurimit me të cilin nuk ishin ndarë të kënaqur Ambasada Britanike, e cila po e ndihmonte Qeverinë dhe Kuvendin në procese të rekurimit për pozitat e larta.

Vendimi për suspendimin e Rrecit nga MTI-ja i kushtoi atëkohë, Bajram Hasanit, me shkarkim nga ish-partia e tij, Nisma Socialdemokrate.

Burim Rreci, muaj më parë, kishte pasur edhe një përplasje fizike me Arian Krasniqin, që është djalë i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës sa kjo ministri udhëhiqej nga Endrit Shala.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

“Qao se paske pi pak”, “Mulla Rroni”, Rron Gjinovci përplaset me Ridvan Berishën e RTK’së ‘live’ në emision

Publikuar

me

Gazetari Ridvan Berisha ka thirrur në emisionin Pressing në T7 dhe ka debatuar me analistët Jusuf Thaçi dhe Rron Gjinovci.

Debati është ashpërsuar pasi dy analistët kanë kritikuar RTK’në për mospërfaqësim të mirë si televizion publik.

Ndërsa Ridvan Berisha ka thirrur për t’u lidhur në debat.

“Unë veç e kuptoj melodinë elektorale. Studiot janë duke vallëzu sikur RTK dhe të tjera. E kuptoj plotësisht pluralizmin, jetojmë në një shoqëri edhe në familje ka pikëpamje të ndryshme. Ato reflektohen edhe në studio televizive. I thom Rronit që jom i bom synet nga sentimeti politik. Jam gazetar prej vitit 2000. E drejta për absolutizmin për Jusufib, të cilët kanë të drejtë për të pasur mendim politik, për të caktuar kush është burrë i mirë e i keq. Ky debat ka një epilog. Të caktojë burrat e këqinj dhe të mirë. Le ta dinë ata në studio se jam i mësuar në këtë situatë”, ka thënë ai.

“Xhavit Haliti sa më tha se nuk pajtohet me deklaratën e PDK’së. Për Mulla Rronin kam këtë mesazh“, shtoi ai.

Ndërkohë pasi e përfundoi bisedën reaguan edhe Gjinovci dhe Thaçi.

“Unë në rastin e RTK-së nuk ndava burra të këqinj dhe të mirë”, tha Thaci.

“Qao se paske pi pak”, ia ktheu Gjinovci në përfundim të bisedës.

“500 argumente më të mira i pata se sa ai. Pra ia palojë vetes. E tregoi se është zëdhënës i PDK’së. Ky u desht në emër të PDK’së të tregojë çfarë tha PDK’ja”, shtoi Gjinovci.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Sali Berisha: “Në vlerësimin tim Albin Kurti si kryeministër duhet të kishte të drejtën të testohej nga qytetarët e Kosovës.”

Publikuar

me

Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë̈, Sali Berisha ka vlerësuar se Albin Kurtit do të duhej t’i lejohej kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit për shkak se ai edhe më parë ishte kryeministër i vendit dhe për të njëjtën gjë do të duhej të testohej edhe njëherë nga populli.

“Në vlerësimin tim Albin Kurti si kryeministër duhet të kishte të drejtën të testohej nga qytetarët e Kosovës. Ky është mendimi im. Ai ishte kryeministër, u rrëzua Qeveria e tij, asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka dorëzuar detyrën e kryeministrit, por natyrisht që vendimet e gjykatave janë vendime që për fat mbetet zbatimi dhe jo dhunimi i tyre”, ka thënë Berisha

Sipas Berishës, përderisa Kurti ishte kryeministër nuk ka pasur ndodhi të tjera që kanë rënë ndesh me ligjin.

“Nuk di pse të dënohet një ish-kryeministre pa pasur asnjë ndodhi tjetër gjatë asaj periudhe. Ai proces ka qenë i pranishëm dhe tani vendimi del sikur të ishte personal. Gjykata Kushtetuese ka ndaluar kandidimin e tij aq sa di unë”, ka deklaruare më tutje ai.

 

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Ndryshon kategorizimi i komunave sipas zonave

Publikuar

me

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri e komunave sipas zonave.

Në zonën e kuqe janë 7 komuna, në të verdhën 14 komuna dhe në të kuqen 17 komuna.

Njoftimi i ministrisë:

Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave (numrit të infektuarve në 100 mijë banorë brenda 7 ditëve)

– Reklamë e sponzorizuar –

Bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100.000 banorë, ky është kategorizimi i komunave sipas zonave

Në zonën e kuqe janë 7 komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.

Në zonën e verdhë janë 14 komuna:

Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaji.

Në zonën e gjelbër janë 17 komuna

Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com