Connect with us

Lajme

Dy imamët e Drenasit kanë versione krejt të ndryshme për përleshjen fizike mes tyre

Publikuar

me

Një përleshje fizike ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Drenas në mes të dy imamëve të Bashkësisë Islame të Kosovës – hoxhës Osman Musliut dhe sekretarit të BIK-ut në këtë komunë Esat Bajraktari.

Bajraktari, në një bisedë telefonike në Edicionin Special në Klan Kosova, ka thënë se është sulmuar në vendin e tij të punës nga Musliu.

“Ka qenë një kacafytje e vogël dhe jo e madhe. Por, ka qenë tentimi i parë nga ana e tij. Ai ka filluar me fyerje që janë shumë të ulëta për një njeri që pretendon të jetë udhëheqës i fesë. Nuk është hera e parë, pasi disa herë kemi pasur probleme me këtë njeri në Këshillin e Bashkësisë Islame”.

Ai ka deklaruar se është çuditur pse të dy janë mbajtur në paraburgim për 24 orë kur është vetë ai që e ka paraqitur rastin në polici.

“Kjo është mjaft interesant. Jemi habitur të gjithë se pse ka ndodhur kjo. Unë i pari e kam paraqitur rastin. Unë kam dhënë deklaratë dhe pasi kam arritur në shtëpi jam ftuar sërish që të jap deklaratë dhe është thënë që prokurorja ka dhënë urdhër që të qëndrojmë në paraburgim. Kemi qëndruar 24 orë në paraburgim. Nuk na kanë dhënë asnjë arsyetim – ma kanë dhënë një letër të thjeshtë”.

Ndërkaq, avokati Gazmend Halilaj, i cili mbron hoxhën Osman Musliun, ka deklaruar krejt ndryshe.

Halilaj, në Edicionin Special në Klan Kosova, ka deklaruar se hoxhë Musliu fillimisht është provokuar dhe më pas është sulmuar nga pala tjetër, prandaj edhe ka reaguar në vetëmbrojtje.

“Sipas informatave që kemi, kjo ka ndodhur si pasojë e një sërë padrejtësish ndaj të mbrojturit tim nga ana e Këshillit Qendror të Bashkësisë Islame në shtëpinë e së cilës ka kontribuar tash e 36 vjet”.

“Pas fjalosjes së rëndë, ai është sulmuar dhe në pamundësi që t’i ikë sulmit ka vepruar vetëm në mbrojtje të nevojshme duke zmbrapsur sulmin. Klienti im ka qenë i provokuar nga pala tjetër dhe krejt çka ka bërë është se e ka zmbrapsur një sulm të qasshëm kundër jetës dhe trupit. Menjëherë ka vazhduar në një ceremoni të varrimit, pastaj është ftuar nga ana e policisë së Drenasit”.

Ai ka shtuar se i mbrojturi i tij është mbajtur në paraburgim pa të drejtë.

“Policia ka vënë në lajthitje Prokurorin e Shtetit, sepse nuk e ka paraqitur gjendjen faktike dhe klientit im i është caktuar masa e paraburgimit për 48 orë. Prokurori më pas e ka revokuar vendimin, sepse e ka parë që nuk ka arsye që klienti im të qëndrojë në paraburgim”.

Ndërkaq, Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës në Drenas, Valon Bequku, i ka thënë Klan Kosovës nëpërmjet telefonit se është ende herët të flitet lidhur me rastin.

Ai ka thënë se janë edhe videoincizimet që i ka edhe Prokuroria e Shtetit dhe se shumë shpejt do të dihet se kush është fajtori.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

“Qao se paske pi pak”, “Mulla Rroni”, Rron Gjinovci përplaset me Ridvan Berishën e RTK’së ‘live’ në emision

Publikuar

me

Gazetari Ridvan Berisha ka thirrur në emisionin Pressing në T7 dhe ka debatuar me analistët Jusuf Thaçi dhe Rron Gjinovci.

Debati është ashpërsuar pasi dy analistët kanë kritikuar RTK’në për mospërfaqësim të mirë si televizion publik.

Ndërsa Ridvan Berisha ka thirrur për t’u lidhur në debat.

“Unë veç e kuptoj melodinë elektorale. Studiot janë duke vallëzu sikur RTK dhe të tjera. E kuptoj plotësisht pluralizmin, jetojmë në një shoqëri edhe në familje ka pikëpamje të ndryshme. Ato reflektohen edhe në studio televizive. I thom Rronit që jom i bom synet nga sentimeti politik. Jam gazetar prej vitit 2000. E drejta për absolutizmin për Jusufib, të cilët kanë të drejtë për të pasur mendim politik, për të caktuar kush është burrë i mirë e i keq. Ky debat ka një epilog. Të caktojë burrat e këqinj dhe të mirë. Le ta dinë ata në studio se jam i mësuar në këtë situatë”, ka thënë ai.

“Xhavit Haliti sa më tha se nuk pajtohet me deklaratën e PDK’së. Për Mulla Rronin kam këtë mesazh“, shtoi ai.

Ndërkohë pasi e përfundoi bisedën reaguan edhe Gjinovci dhe Thaçi.

“Unë në rastin e RTK-së nuk ndava burra të këqinj dhe të mirë”, tha Thaci.

“Qao se paske pi pak”, ia ktheu Gjinovci në përfundim të bisedës.

“500 argumente më të mira i pata se sa ai. Pra ia palojë vetes. E tregoi se është zëdhënës i PDK’së. Ky u desht në emër të PDK’së të tregojë çfarë tha PDK’ja”, shtoi Gjinovci.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Sali Berisha: “Në vlerësimin tim Albin Kurti si kryeministër duhet të kishte të drejtën të testohej nga qytetarët e Kosovës.”

Publikuar

me

Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë̈, Sali Berisha ka vlerësuar se Albin Kurtit do të duhej t’i lejohej kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit për shkak se ai edhe më parë ishte kryeministër i vendit dhe për të njëjtën gjë do të duhej të testohej edhe njëherë nga populli.

“Në vlerësimin tim Albin Kurti si kryeministër duhet të kishte të drejtën të testohej nga qytetarët e Kosovës. Ky është mendimi im. Ai ishte kryeministër, u rrëzua Qeveria e tij, asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka dorëzuar detyrën e kryeministrit, por natyrisht që vendimet e gjykatave janë vendime që për fat mbetet zbatimi dhe jo dhunimi i tyre”, ka thënë Berisha

Sipas Berishës, përderisa Kurti ishte kryeministër nuk ka pasur ndodhi të tjera që kanë rënë ndesh me ligjin.

“Nuk di pse të dënohet një ish-kryeministre pa pasur asnjë ndodhi tjetër gjatë asaj periudhe. Ai proces ka qenë i pranishëm dhe tani vendimi del sikur të ishte personal. Gjykata Kushtetuese ka ndaluar kandidimin e tij aq sa di unë”, ka deklaruare më tutje ai.

 

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Ndryshon kategorizimi i komunave sipas zonave

Publikuar

me

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri e komunave sipas zonave.

Në zonën e kuqe janë 7 komuna, në të verdhën 14 komuna dhe në të kuqen 17 komuna.

Njoftimi i ministrisë:

Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave (numrit të infektuarve në 100 mijë banorë brenda 7 ditëve)

– Reklamë e sponzorizuar –

Bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100.000 banorë, ky është kategorizimi i komunave sipas zonave

Në zonën e kuqe janë 7 komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.

Në zonën e verdhë janë 14 komuna:

Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaji.

Në zonën e gjelbër janë 17 komuna

Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com