Connect with us

Lajme

Deputeti i LDK-së mbron Driton Selmanaj, thotë se deklarata iu deformua

Publikuar

me

Deputeti i LDK-së, Hatim Baxhaku i ka dalë në krah zëvendëskryeministrit Driton Selmanaj lidhur me deklaratën e tij.

Baxhaku ka shkruar se padashur të luaj rolin e avokatit të Selmanajt por se deklarata e tij është manipuluar.

“Insajderi spekulon dhe keqeinformon rende publikun lidhur me deklaraten e Driton Selmanajt ne T7. Nuk dua ta luaj rrolin e avokatit te Dritonit sepse as nuk kam arsye dhe as nuk dua ta beje kete, por vertet eshte i pafalshem nje spekulim dhe manipulim i rende i Insajderit. Insajder shkrua se Driton Selmanaj tha se…”eshte lodhur nga çeshtja e personave te pagjetur”. E verteta eshte se Driton Selmanaj deklaroi:…”mos mos tentoni ti jepni konatacion tjeter me asi qasje. Jemi lodhur me kesi qasje”, ka shkruar ai.

Ai ka thënë se secili që keqpërdorë çështjet e të pagjeturve duhet të mbahet përgjegjës.

“Per çka behet kjo dhe kujt i sherben. Me se paku i sherben çeshtjes se te pagjeturve dhe familjeve te tyre te cilat tash e 20 vite jetojne me kete ankth . Cili do qe e keqeperdore kete çeshtje dhe sejcili që ka per detyre institucionale por jo vetem per zgjidhjen e ketij problemi,duhet te mbahet përgjegjës”, ka thënë ai.

Postimi i plotë:

Insajderi spekulon dhe keqeinformon rende publikun lidhur me deklaraten e Driton Selmanajt ne T7. Nuk dua ta luaj rrolin e avokatit te Dritonit sepse as nuk kam arsye dhe as nuk dua ta beje kete, por vertet eshte i pafalshem nje spekulim dhe manipulim i rende i Insajderit. Insajder shkrua se Driton Selmanaj tha se…”eshte lodhur nga çeshtja e personave te pagjetur”. E verteta eshte se Driton Selmanaj deklaroi:…”mos mos tentoni ti jepni konatacion tjeter me asi qasje. Jemi lodhur me kesi qasje”.
Tash duhet te diskutojme cila eshte pergjegjesia e Insajder per kete mashtrim dhe deformim te deklarates dhe pastaj te shohim edhe pergjegjesine dhe fajin e Dritonit per kete deklarat. Kesaj nuk i thonë gazetari . Per çka behet kjo dhe kujt i sherben. Me se paku i sherben çeshtjes se te pagjeturve dhe familjeve te tyre te cilat tash e 20 vite jetojne me kete ankth . Cili do qe e keqeperdore kete çeshtje dhe sejcili që ka per detyre institucionale por jo vetem per zgjidhjen e ketij problemi,duhet te mbahet pergjegjes.

Lajme

FSK vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend

Publikuar

me

Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS) ka publikuar edicionin e dhjetë të Barometrit Kosovar të Sigurisë (BKS) përmes të cilit maten perceptimet publike në Kosovë në lidhje me besimin e qytetarëve në institucione dhe çështje të ndryshme që lidhen me sigurinë.

“Nga të gjitha të dhënat rezulton se, Forca e Sigurisë së Kosovës vazhdon të jetë institucioni më i besuar, me 81 për qind të të anketuarve që kanë besim ose besim të plotë në të.

Ky raport është publikuar në kuadër të projektit rajonal “Barometri i sigurisë në Ballkanin Perëndimor – promovimi i llogaridhënies në Institucionet e Sigurisë dhe Drejtësisë” i mbështetur nga National Endowment for Democracy (NED)”, thuhet në njoftim.

Forca e Sigurisë së Kosovës, epitetin e institucionit më të besueshëm në vend, vazhdon ta mbajë për vite me radhë.

Ky është rezultat i politikave të duhura të qeverisjes së mirë dhe integritetit institucional me transparencë dhe llogaridhënie të plotë në të gjitha nivelet e udhëheqjes, administrimit dhe funksionimit të Ministrisë së Mbrojtjes si dhe drejtimit, komandimit dhe operacionalitetit të FSK-së.

 

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Qeveria miraton kursimet dhe rishpërndarjen e mbi 47 milionë eurove për këtë vit

Publikuar

me

Qeveria e Kosovës ka miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020.

Sipas ZKM’së, janë kursyer 47,621,459.91 euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore.

“Vendimi është miratuar sipas propozimit të Ministrisë së Financave, pasi që ka kaluar të gjitha fazat procedurale që janë paraparë me Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe me aktet tjera nënligjore. Në propozim është shqyrtuar i gjithë dokumentacioni me përmbajtjen e të gjitha të dhënave dhe informatave të nevojshme për miratimin e këtij vendimi”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Qeveria e Republikës së Kosovës, me kërkesë të Kryeministrit Avdullah Hoti dhe në pajtim me Rregulloren e Punës së Qeverisë, ka mbajt mbledhjen elektronike, e 46-a me radhë, në të cilën ka miratuar vendimin për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore për vitin 2020.

Janë kursyer 47,621,459.91 euro dhe të njëjtat janë rishpërndarë nëpër organizata buxhetore. ​

Vendimi është miratuar sipas propozimit të Ministrisë së Financave, pasi që ka kaluar të gjitha fazat procedurale që janë paraparë me Rregulloren e Punës së Qeverisë dhe me aktet tjera nënligjore. Në propozim është shqyrtuar i gjithë dokumentacioni me përmbajtjen e të gjitha të dhënave dhe informatave të nevojshme për miratimin e këtij vendimi.

Propozimi është në përputhje edhe me Programin e Qeverisë dhe brenda afateve të parapara ligjore. Gjithashtu është harmonizuar me të gjitha ministritë përgjegjëse, agjencitë dhe zyrat përkatëse, me të cilat janë kryer konsultimet për kursime, ndarje dhe harmonizime në kategoritë e shpenzimeve të organizatave buxhetore.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

“Dyshime për keqpërdorime dhe i papërgjegjshëm në çdo aspekt”, këto janë arsyet e pezullimit nga puna të sekretarit të MTI-së, Burim Rrecajt

Publikuar

me

Ministri i Tregtisë, Vesel Krasniqi, e ka pezulluar dje nga puna sekretarin e kësaj Ministrie, Burim Rrecaj, vetëm pak ditë pasi gjykata vendosi ta kthejë në punë.

Në vendimin e siguruar nga Reporteri.net thuhet se Burim Rrecaj, sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë pezullohet deri në një vendim tjetër

Në vendim thuhet se pezullimi bëhet për shkak të shkeljeve të rënda disiplinore: Mos përmbushje e detyrave të punës, mosrespektim i afateve të caktuara në përmbushjen e detyrave të cilat kanë sjellë pasoja të rënda, moszbatim i dispozitave ligjore për përmbushjen e detyrave funksionale, dëmtim i pasurisë shtetërore, përdorimi i saj jashtë përcaktimit zyrtar apo keqpërdorim i pasurisë shtetërore, shkelje e detyrave të përcaktuara në ligjin dhe legjislacionin në fuqi.

Burim Rrecaj ka thënë për Gazetën Online “Reporteri.net” se vendimi për pezullimin e tij është i kundërligjshëm.

“Vendimi është i kundërligjshëm i cili cenon dhe nuk respekton vendimin e Gjykatës”, ka thënë Rrecaj për Reporteri.net.

Rreci është pezulluar me pagë 50 % .

Burim Rreci është zyrtari që më së shpeshti është suspenduar dhe kthyer sërish në punë.

Reporteri.net ka raportuar të martën se Rreci është kthyer në punë vetëm para pak ditësh.

Një histori e gjatë ngarkimesh e shkarkimesh e ka përcjell Rrecin që prej fillimit të punës së tij në këtë ministri në janar të vitit 2018.

Së fundmi ai sërish është kthyer në pozitën e sekretarit, pasi ishte larguar nga ministri Vesel Krasniqi në shtator të këtij viti. Arsye për pezullimin e tij nga kjo pozitë, ministri tha se është “neglizhenca” dhe “mosbashkëpunimi” nga ana e Rrecit.

Vendimin për kthimin në punë të Rrecit e ka marrë Gjykata Themelore në Prishtinë.

Në vendim thuhej se Burim Rreci kthehet në pozitën e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë me të gjitha të drejtat dhe përgjegjësit e përcaktuar me vendimin e Qeverisë nr.11/26 të datës 29 janar 2018 dhe legjislacionin në fuqi, në zbatim të aktvendimit A.nt 16662.2020 të datës 9.10.2020 të Gjyjatës Themelore në Prishtinë/ Deprtamentri për Çështje Administrative.

Gjykata e ka obliguar Departamentin e Financave dhe Shërbimeve të që ta bëjnë kompensimin e shumës së mjeteve prej 50 për qind të ndaluar sipas vendimit të datës 09.09.2020.

“Bazuar në legjistalcionin në fuqi si dhe në zbatim të aktvendimit të datës a.nr 1682.2020 të datës 09.10. 2020 të Gjayktës Themelore në Prishtinë. Departamenti për Çështje Administrative, i vendos si në dispozitiv të këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi ditën e nënshkrimit”, thuhet në vendim.

Por Burim Rreci, ishte shkarkuar edhe më parë. Ai është kthyer në punë në qershor në punë pas një suspendimi.

“Në emër të ministrisë, për riemërimin e z. Burim Rreci në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Ministrinë e Tregtisë, duhet të kthehet dhe të vazhdojë punën brenda mandatit ligjor. Bazuar në rregullore, për fushat e përgjegjësisë administrative, ministria është e pavarur dhe duhet të kthehet sekretari i saj pasi që pushojnë arsyet për listë teprizë për z.Burim Rrecaj. Kërkojmë me mirësjellje që këtë vendim ta shqyrtoni dhe votoni në këtë mbledhje të Qeverisë”, ka thënë Krasniqi para ministrave të Qeverisë, në mbledhjen e 22 qershorit, duke u votuar për kthimin e tij në këtë pozitë.

Burim Rreci në shtator të 2018 ishte suspenduar nga kjo detyrë me një vendim të ministrit të Tregtisë dhe Industrisë të asaj kohe, Bajram Hasani. Ai ishte shkarkuar nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe për ndërhyrje në tenderë.

“Për shkak të paaftësisë profesionale dhe keqadministrimit që kanë rezultuar me shkelje sistematike… Po ashtu për involvim të drejtpërdrejtë në grante e tenderë si dhe ushtrim i presionit mbi komisionin me rastin e emërimit të shërbyesve civilë”, thuhej në vendimin e ish-ministrit Hasani, shkruan Reporteri.net.

Një javë pas këtij vendimi, ish-kryeministri Haradinaj e kishte liruar Hasanin nga detyra e Ministrit me arsyetimin se një gjë të tillë e ka kërkuar Nisma për Kosovën.

Burim Rreci ishte emëruar sekretar i përgjithshëm i MTI-së nga qeveria e Kosovës përkundër që sipas raportimeve të mediave nuk i kishte plotësuar kushtet minimale për të qenë në atë pozitë, sipas vlerësimit të partnerit të Ambasadës Britanike.

Zgjedhja e tij në krye të shërbyesve civil të MTI-së kishte ngjallur reagime edhe të shoqërisë civile, shkruan Reporteri.net.

“Burim Rreci, i cili është zgjedhur nga qeveria si sekretar i përgjithshëm, ishte renditur i katërti me pikë. Ai arriti që të përfshihet në listën e tre kandidatëve të cilat MAP-i i ka dërguar në qeveri vetëm pas largimit nga procesi në mënyrë të pashpjegueshme të njërit prej kandidatëve”, thuhej në reagimin e këtyre organizatave.

Zgjedhja e Rrecit sekretar i përgjithshëm i MTI-së ishte njëra nga proceset e prokurimit me të cilin nuk ishin ndarë të kënaqur Ambasada Britanike, e cila po e ndihmonte Qeverinë dhe Kuvendin në procese të rekurimit për pozitat e larta.

Vendimi për suspendimin e Rrecit nga MTI-ja i kushtoi atëkohë, Bajram Hasanit, me shkarkim nga ish-partia e tij, Nisma Socialdemokrate.

Burim Rreci, muaj më parë, kishte pasur edhe një përplasje fizike me Arian Krasniqin, që është djalë i vëllait të Jakup Krasniqit, ish-kryetar i Kuvendit të Kosovës, gjatë kohës sa kjo ministri udhëhiqej nga Endrit Shala.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com