Connect with us

Sport

Chelsea merr fitore komode në udhëtim te Newcastle

Publikuar

me

Chelsea ka fituar 2-0 në udhëtim te Newcastle United në kuadër të javës së nëntë në Ligën Premier.

Pas vetëm dhjetë minutash lojë në ‘St.James Park’, The Blues kaluan në epërsi fal një auto-goli të realizuar nga Federico Fernandez.

Skuadra e drejtuar nga Frank Lampard mori tërësisht iniciativën dhe rrezikuan më pas me anë të Tammy Abraham dhe Timo Werner, por rezultati mbeti i pandryshuar.

Sport

Të gjithë po vajtojnë vdekjen e Maradonës, vetëm ky person nuk po ia bën hallall: Ai kurrë nuk kërkoi falje

Publikuar

me

Ish-portieri i Anglisë, Peter Shilton nuk ia ka bërë hallall Maradonës, pasi i njëjti nuk kishte kërkuar falje për golin me dorë që e kishte shënuar në Kupën e Botës të vitit 1986.

Diego Maradona u nda nga jeta të mërkurën pasi pësoi një sulm në zemër, derisa bota e futbollit u trondit me këtë lajm.

Të shumtë ishin ata që nderuan legjendën, por është një person, i cili nuk po ia bën hallall dhe krejt kjo shkaku i golit me dorë që e kishte shënuar Maradona kundër Anglisë.

Peter Shilton ishte portier i Anglisë në ndeshjen me Argjentinën, aty ku Maradona kishte shënur gol me dorë.

“E gjithë jeta ime ka qenë e lidhur me rastin e Diego Maradonës, dhe unë nuk do të doja që të ishte kështu,” ka thënë Shilton në fillim.

“Por, unë jam i mërzitur që ai u nda nga jeta në një moshë kaq të re. Ai ishte padyshim futbollisti më i mirë me të cilin jam përballur.

Në vazhdim Shilton tha se ajo çfarë kishte bërë Maradona kundër Anglisë ishte një mashtrim.

“Askush nuk prisnim se do të shkonin gjërat në atë mënyrë. Ai më sfidoi mua për një top në ajër, por e dinte se nuk do ta arrinte me kokë dhe përdroi dorën. Një ofendim i qartë. Mashtrim,” shtoi tutje Shilton.

“Ai vrapoi për të festuar dhe shikoi dy herë prapa, sepse po priste për vërshëllimen e gjyqtarit. Të gjithë e panë se çfarë kishte bërë ai, përveç gjyqtarit dhe dy anësorve.

Shilton nuk kishte folur kurrë më me Maradonën në 42 vitet e ardhshme pas kësaj ngjarje pavarësisht se shumë televizione ishin munduar që t’i bënin bashkë në një emision.

“Ajo se çfarë nuk më ka pëlqyer është se ai kurrë nuk kërkoi falje. Në vend të kësaj ai përdori frazën ‘Dora e Zotit’. Kjo nuk ishte në rregull. Duket se ai kishte madhështi në të, por fatkeqësisht nuk kishte sportivitet,” përfundoi Shilton që është futbollisti me më së shumti paraqitje për Anglinë.

Vazhdo ta lexosh

Sport

Tri ditë zie në Argjentinë pas vdekjes së Maradonas

Publikuar

me

Argjentina ka shpallur tri ditë zie me rastin e vdekjes së legjendës botërore të futbollit, Diego Armando Maradona – njofton BBC.

Ikona argjentinase ndërroi jetë të mërkurën në shtëpinë e tij në Tigre, afër Buenos Airesit, pas një sulmi në zemër në moshën 50 vjeçare.

Grupi i tij do të qëndrojë në Casa Rosada, selinë e qeverisë së Argjentinës, me ç’rast njerëzit do të mund të bëjnë homazhe.

Maradona gjatë karrierës si futbollist ka luajtur për klube, si Barcelona dhe Napoli, ndërsa ishte kapiten i Argjentinës në fitimin e Kupës së Botës në vitin 1986.

Ai u bë jashtëzakonisht i popullarizuar me golin me dorë të shënuar ndaj Anglisë në çerekfinale që u quajt si ‘Dora e Zotit’.

Legjenda ishte operuar për heqjen e një trombi më herët gjatë nëntorit dhe operacioni ishte i suksesshëm, ndërkohë që duhej të fillonte trajtimin kundër vartësisë nga alkooli.

Vazhdo ta lexosh

Sport

Prishtina fiton derbin ndaj Llapit – Trepça ’89 e fundos edhe më shumë Besën

Publikuar

me

Kanë përfunduar edhe dy ndeshje tjera të javës së 14-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina e ka fitur derbin kundër Llapit me rezultat 2-0, në ndeshjen që u zhvillua Podujevë, shkruan Reporteri.net

Endrit Krasniqi dhe Leotrim Kryeziu shënuan golat për fitoren e madhe të Prishtinës, derisa Llapi në këtë ndeshje humbi një penalti në minutën e 11-të me Ahmed Januzin.

Në ndeshjen tjetër që u luajt sot Trepça ’89 e mposhti Besën me rezultat 4-2 në ndeshjen që u luajt në Riza Lushta.

Më poshtë keni tabelën pas ndeshjeve të zhvilluara sot, derisa xhiro e 14-të mbyllet nesër me duelin Drenica – Ballkani.

 

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com