Connect with us

Lajme

Akti heroik nga Priftit shqiptar katolik që demanton pretendimet e gjykatës speciale për ndasi fetare gjatë luftës në Kosovë (VIDEO)

Publikuar

me

Ka bë bujë të madhe një akuze e gjykatës speciale e ngritur ndaj udhëheqësve të ushtrisë çlirimtare me pretendimet e ulëta se në Kosovë gjatë luftës janë vrarë shqiptar vetëm se i kanë takuar konfeksionit katolik, transmeton Publicisti.com

Mbahet mend se për gjatë historikut shekullor të konfliktit shqiptar me regjimin kriminal serb, makineria propaganduese ka provuar me metoda shoviniste që shqiptaret e dy feve në Kosovë t’i nxisë në një konflikt në mes vete, por që nuk arriti kurrë një qellim të tillë.

Por, si shembull që kjo nuk është e vërtet dhe si demantuesi me i madhe i gjithë kësaj propagande është Don Kelmend Spaqi, ishe meshtar në kishën katolike ” Shën Andou” në Gllogjan të Pejës, kur në muajin e shenjet të ramazanit kishte rrahur kambanat për tu kujtuar myslimanëve të strehuar nëpër familje të besimit katolik në fshatrat e famullisë se është koha e iftarit për ata që kishin agjëruar ramazanin.

Ky nuk është veprimi  i vetëm i Don Kelmendi, ai kishte strehuar mira njerëz të besimit mysliman në kishën e famullisë dhe nuk kishte pranuar t’i ndante nga besimtaret e tij kur paramilitaret serb e detyruan atë. “Me vrisni mu pastaj ndajeni popullin tim në dy fe, këta gjithë janë shqiptar në tokën e tyre”, iu kishte drejtuar komandantit serb, meshtari në vitin 1999 në oborrin e kishës në Gllogjan.

Meshtari dhe motrat e nderit që shërbenin në ambulancën e fshatit i’u dolën në ndihmë të sëmurave dhe ushtrave të plagosur të UÇK-së, në zonat e luftës në gjithë dukagjinin dhe atyre që vinin nga Drenica.

Për ketë ngjarje ndiqeni dokumentari e përgatitur nga RTSH, ku rrëfejnë dëshmitarët e asaj kohe dhe vetë protagonisti i ngjarjes, heroi i gjallë Don Kelmend Spaqi.

Lajme

“Qao se paske pi pak”, “Mulla Rroni”, Rron Gjinovci përplaset me Ridvan Berishën e RTK’së ‘live’ në emision

Publikuar

me

Gazetari Ridvan Berisha ka thirrur në emisionin Pressing në T7 dhe ka debatuar me analistët Jusuf Thaçi dhe Rron Gjinovci.

Debati është ashpërsuar pasi dy analistët kanë kritikuar RTK’në për mospërfaqësim të mirë si televizion publik.

Ndërsa Ridvan Berisha ka thirrur për t’u lidhur në debat.

“Unë veç e kuptoj melodinë elektorale. Studiot janë duke vallëzu sikur RTK dhe të tjera. E kuptoj plotësisht pluralizmin, jetojmë në një shoqëri edhe në familje ka pikëpamje të ndryshme. Ato reflektohen edhe në studio televizive. I thom Rronit që jom i bom synet nga sentimeti politik. Jam gazetar prej vitit 2000. E drejta për absolutizmin për Jusufib, të cilët kanë të drejtë për të pasur mendim politik, për të caktuar kush është burrë i mirë e i keq. Ky debat ka një epilog. Të caktojë burrat e këqinj dhe të mirë. Le ta dinë ata në studio se jam i mësuar në këtë situatë”, ka thënë ai.

“Xhavit Haliti sa më tha se nuk pajtohet me deklaratën e PDK’së. Për Mulla Rronin kam këtë mesazh“, shtoi ai.

Ndërkohë pasi e përfundoi bisedën reaguan edhe Gjinovci dhe Thaçi.

“Unë në rastin e RTK-së nuk ndava burra të këqinj dhe të mirë”, tha Thaci.

“Qao se paske pi pak”, ia ktheu Gjinovci në përfundim të bisedës.

“500 argumente më të mira i pata se sa ai. Pra ia palojë vetes. E tregoi se është zëdhënës i PDK’së. Ky u desht në emër të PDK’së të tregojë çfarë tha PDK’ja”, shtoi Gjinovci.

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Sali Berisha: “Në vlerësimin tim Albin Kurti si kryeministër duhet të kishte të drejtën të testohej nga qytetarët e Kosovës.”

Publikuar

me

Ish-kryeministri i Republikës së Shqipërisë̈, Sali Berisha ka vlerësuar se Albin Kurtit do të duhej t’i lejohej kandidimi në zgjedhjet e 14 shkurtit për shkak se ai edhe më parë ishte kryeministër i vendit dhe për të njëjtën gjë do të duhej të testohej edhe njëherë nga populli.

“Në vlerësimin tim Albin Kurti si kryeministër duhet të kishte të drejtën të testohej nga qytetarët e Kosovës. Ky është mendimi im. Ai ishte kryeministër, u rrëzua Qeveria e tij, asgjë nuk ka ndodhur pasi ai ka dorëzuar detyrën e kryeministrit, por natyrisht që vendimet e gjykatave janë vendime që për fat mbetet zbatimi dhe jo dhunimi i tyre”, ka thënë Berisha

Sipas Berishës, përderisa Kurti ishte kryeministër nuk ka pasur ndodhi të tjera që kanë rënë ndesh me ligjin.

“Nuk di pse të dënohet një ish-kryeministre pa pasur asnjë ndodhi tjetër gjatë asaj periudhe. Ai proces ka qenë i pranishëm dhe tani vendimi del sikur të ishte personal. Gjykata Kushtetuese ka ndaluar kandidimin e tij aq sa di unë”, ka deklaruare më tutje ai.

 

Vazhdo ta lexosh

Lajme

Ndryshon kategorizimi i komunave sipas zonave

Publikuar

me

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar për kategorizimin e ri e komunave sipas zonave.

Në zonën e kuqe janë 7 komuna, në të verdhën 14 komuna dhe në të kuqen 17 komuna.

Njoftimi i ministrisë:

Kategorizimi i ri i komunave sipas zonave (numrit të infektuarve në 100 mijë banorë brenda 7 ditëve)

– Reklamë e sponzorizuar –

Bazuar në numrin e rasteve brenda një jave në 100.000 banorë, ky është kategorizimi i komunave sipas zonave

Në zonën e kuqe janë 7 komuna:

Prishtina, Fushë Kosova, Podujeva, Mitrovica e Veriut, Mitrovica e Jugut, Zveçani dhe Gjilani.

Në zonën e verdhë janë 14 komuna:

Suhareka, Lipjani, Obiliqi, Malisheva, Juniku, Vushtrria, Klina, Shtimja, Prizreni, Peja, Gjakova, Graçanica, Kamenica, Ferizaji.

Në zonën e gjelbër janë 17 komuna

Deçani, Vitia, Rahoveci, Dragashi, Drenasi, Istogu, Skenderaji, Leposaviqi, Kaçaniku, Kllokoti, Zubin Potoku, Mamusha, Novobërda, Hani i Elezit, Parteshi, Ranillugu dhe Shtërpca.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com