Connect with us

Hulumtime

A ju vjen fatura e energjisë shtrenjtë? Ja si t’i ulni shpenzimet: Truke të vogla të cilat do t’ju kursejnë para

Publikuar

me

Patjetër duhet të dini që kur aparatet nuk janë të shkyçura nga energjia elektrike shpenzojnë akoma 24% energji.

Shumica e njerëzve dëshirojnë të ulin shpenzimet, por nuk dinë si të veprojnë, transmeton 02Press

Mirëpo këtë mund ta bëni në mënyrën shumë të thjeshtë, duke praktikuar këto këshilla.

Të gjitha aparatet shkyçni nga rryma elektrike kur nuk i përdorni dhe mos i mbani aparatet në “stand by”, sepse rreth 6% e rrymës shkon në aparatet të lëna në “stand by”.

Hiqeni mbushësin e telefonit kur nuk keni nevojë për të, sepse edhe ashtu shpenzoni rrymën.

Kurrë mos i lini dyert e frigoriferit të hapura gjatë.

Fikni shporetin disa minuta para përfundimit të gatimit të ushqimit, sepse ushqimi do të vazhdojë të zihet apo të piqet edhe një kohë derisa shporeti të ftohet.

Gatuani ushqimin të cilin mund ta hani disa ditë dhe shkurtoni kohën e dushit.

Ndërroni në shtëpitë tuaja llambat tradicionale inkandeshente me llapma ekonomike fluoreshente ose LED. Kursimi në energji është tre deri në pesëfish për të njëjtin nivel ndriçimi.

Asnjëherë mos e vini në përdorim rrobalarësen apo pjatalarësen kur ajo nuk është mbushur. Kini parasysh që pastrimin e bën detergjenti dhe jo uji i ngrohtë, prandaj lajini rrobat në ujë të ftohtë dhe përdorni detergjent për ujë të ftohtë. Për të evituar rrudhosjen e rrobave dhe të kurseni disa kilovat, bëni centrifugën në shkallën më të ulët.

Dushi: Instaloni një kokë dushi të vogël: sa më i ulët presioni aq më pak ujë të ngrohtë harxhon dhe për rrjedhojë kursen energji. Kur nuk jeni në shtëpi, mos e mbani dushin në prizë.

Një nga pajisjet e tjera që punon pareshtur në shumicat e banesave është edhe modemi apo pajisja e wirelles. E për çfarë na duhet interneti kur ne jemi në gjumë?

Mos u mundoni të hiqni dushin nga priza për të kursyer energji, përveç rasteve kur nuk do të jeni në shtëpi për një kohë të gjatë, përndryshe nuk do të kurseni asgjë.

Sytë te etiketa: Përpara se të blini një pajisje elektroshtëpiake të re, kontrolloni etiketën e furnizimit me energji për klasifikimin e aparaturës në piramidën e konsumit të energjisë. Pajisjet që kanë etiketën A+ janë me efikase dhe kursimtare me konsumin e energjisë.

Hulumtime

Ja sa herë në vit bëjnë seks shqiptarët

Publikuar

me

Leon Tolstoi shkruante: “Njerëzit u mbijetojnë tërmeteve, epidemive, tmerrit të sëmundjeve dhe gjithë torturave të shpirtit, por tragjedia më torturuese e të gjitha kohëve ka qenë, është dhe do të jetë tragjedia në dhomën e gjumit”.

Marquis de Luc de Clapiers, shekuj më parë pat thënë: “Objekti më i rëndë në botë është trupi i një gruaje, që nuk e dashuron më “
Sjelljet seksuale të njerëzve janë aq të ndryshme dhe të çuditshme, sa është vështirë të thuash kush është normale e kush jo. A e përfytyroni veten të bëni seks me një robot? A është kjo “normale”? Këto pyetjet e mia mund t’u duken si pyetje prej idioti, por shpejt, do të vijë një ditë, mundet brenda jetës tonë, dhe seksi me partnerë artificialë, do të jetë një gjë e zakonshme në bisedat tona. Mos u çuditni, teknologjia për të bërë këtë lloj seksi, ekziston edhe tani. Natyrshëm, lindin këto pyetje:

Si do të klasifikohet roboti, sipas ligjeve të së ardhmes, pasuri personale, një i rritur i bindur, apo një skllave seksi?

A do të sillemi me robotët, psikologjikisht dhe emocionalisht, ndryshe nga ç’sillemi sot me kukullat seksuale dhe vibratorët?

Kërkuesi në fushën e inteligjencës në University of Maastricht në Holandë, David Levy, paralajmëron se dashuria dhe seksi me robotët, është i paevitueshëm në të ardhmen, dhe , sipas tij, qeveria e parë që do të legalizojë martesat njeri-robot, do të jetë ajo e Massachusetts në Amerikë (atje ndodhet i famshmi Institut i Teknologjisë) Grupi i parë i njerëzve që do të martohen dhe do të bëjnë seks me robotët do të jenë të drithëruarit pas seksit, njerëzit që janë shumë introinvertë dhe kanë probleme psikologjike. Pa dyshim, do të jenë edhe ata, që ndjejnë se janë shumë të shëmtuar dhe nuk tërheqin dot një partner seksual të dëshiruar.

Mos u çuditni. Kujtoni vetëm një shekull më parë. Martesat midis racave të ndryshme ishin të paligjshme kudo në botë dhe quheshin “anormale”, madje një “krim kundër natyrës”. Po kështu ka qenë edhe me martesat me të njëjtin seks. Kudo ato ishin të ndaluara. Tani këto mendime janë hedhur poshtë, sepse kanë ndryshuar sjelljet seksuale të njerëzve dhe bashkë me to dhe mendimi për sjelljet normale seksuale .

Secili nga ne, mund të përfytyrojë disa lloj marrëdhëniesh seksuale midis dy të rriturve, që edhe pse nuk janë me dhunë, janë neveritëse për ne. Gjithkush mund të përfytyrojë ato akte seksuale, jo të dhunshme, por që nuk do të donte ti provonte kurrë, për arsye të edukimit të tij.

Ne jemi qenie të ndërgjegjshme dhe duhet t’i shikojmë në mënyrë kritike dhe ndershmërisht kufizimet tona. Edhe në se vëmë në punë gjithë potencialin tonë intelektual, përsëri do ta kemi të vështirë të themi çfarë është ose nuk është normale në marrëdhëniet seksuale të njerëzve.

Praktikat seksuale që përcaktohen si “normale” ndryshojnë shumë në vende dhe kultura të ndryshme. Ne njohim shumë prej tyre. Por një studim në vitin 2001, i njoftuar në revistën “Sexual and Relationship Therapy”, na thotë: “Me përjashtim të shumë pak vendeve, ne nuk e kemi idenë se çfarë bëjnë njerëzit në shtrat”.

Dëshirat seksuale janë vështirë të kategorizohen duke u bazuar në standarde “normale” dhe “anormale”. Profesori Le Vay, në University of California, San Diego, në librin e tij “The Sexual Brain”, thotë: “Disa njerëz tërhiqen prej partnerëve të pjekur dhe të moshuar, të tjerë prej të rinjve të rritur. Disa kërkojnë partnere të holla, disa të dhjamosura. Disa eksitohen seksualisht nga drita e qiriut dhe muzika e butë, të tjerë nga kamxhikët dhe abuzimi. Disa eksitohen nga kafshët, disa nga motoçikletat, e disa nga të vdekurit. Disa duan seksin në grup; për të tjerë objekti seksual më i fundit është trupi i tyre. Ka njerëz, madje, që kurrë nuk kanë provuar ndjenja seksuale të asnjë lloi”

Dihet pak ose aspak, për shkaqet që ndikojnë në preferencat tona seksuale. Këtu poshtë do të përpiqem të përmbledh, atë që thonë kërkuesit e seksit lidhur me zakonet seksuale në botë:

Në Amerikë, 30 përqind e burrave dhe 28 përqind e grave thonë se nuk kanë bërë kurrë seks (të dëlirë), ose kanë bërë seks vetëm pak herë në vit.
Në Britani, një person mesatar, ka bërë 2,580 herë seks, me pesë partner të ndryshëm, gjatë gjithë jetës së tij, ose të saj.
Në Indi, shumë çifte heqin dorë (abstenojnë) nga aktiviteti seksual, pas moshës pesëdhjetë vjeç, veçanërisht, kur gruaja bëhet gjyshe.
Francezët e moshës gjashtëmbëdhjetë deri dyzet e pesë vjeç, që janë seksualisht aktivë, bëjnë seks mesatarisht 141 herë në vit. Kjo është shpeshtësia më e lartë midis vendeve të studiuara. Banorët e Hong Kongut bëjnë seks vetëm pesëdhjetë e shtatë herë në vit, më e ulta në çdo grup. (Kush di të thotë sa herë bëjnë seks shqiptarët në një vit?)

Në shumë vende të Amerikës Jugore, nënat i mësojnë vajzat e tyre adoleshente si të mbeten “virgjëresha” dhe njëkohësisht të kënaqin dëshirat e tyre seksuale. Ato u mësojnë vajzave të angazhohen në interkursë seksuale anale me djem, në vend që të penetrohen në vaginë para martesës.
Llogaritet që 3 deri 4 përqind e meshkujve të botës dhe 2 përqind e femrave të botës, jetojnë si homoseksualë. Në mbretërinë shtazore, disa përqind e popullatës të rreth 450 specieve gjitare dhe shpendëve, angazhohen në aktivitete seksuale me seks të njëjtë.
Homoseksualiteti mbetet ilegal në pesëdhjetë vende në botë, tetë nga të cilat e dënojnë homoseksualitetin me vdekje: Afganistani, Irani, Pakistani, Mauritania, Arabia Saudite, Sudani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Jemeni.

Më së paku, 60 përqind e gjithë çifteve në botë janë martuar me shkuesi. Përqindja e divorcit në martesat me shkuesi, është një fraksion i asaj që haset në çiftet që martohen për arsye romantike. Përqindja më e lartë e divorceve është në Hungari dhe në Sh.B.A, dhe më e ulta në Afganistan dhe Indi.
Tradhtia bashkëshortore (e atyre që kanë pranuar të tregojnë në anketime) varion nga 50 përqind tek amerikanët, në 42 përqind tek britanikët, 40 përqind tek gjermanët, 36 përqind tek francezët, 22 përqind tek spanjollët. Në katër vende ka dënim me vdekje për tradhtinë bashkëshortore (natyrisht për gratë jo burrat): Irani, Pakistani, Arabia Saudite dhe Jemeni. Sa është në Shqipëri?

Mund të duket një çudi, por prindërit dhe gjyshërit tanë, kanë bërë seks para martesës ashtu siç bëjmë ne dhe fëmijët tanë. Për këtë flet një studim i vitit 2007, i botuar në revistën “Public Health Reports”. Studimi konkludon: Të dhënat lidhur me seksin para martesës tek amerikanët, tregojnë se sot, amerikanët, bëjnë seks para martesës po aq sa bënin edhe në vitin 1950.

Prej grave që kanë lindur në vitin 1940, njëra në nëntë prej tyre, ka bërë seks para martesës. Sot, kjo shifër është e njëjta, por me disa ndryshime:
Lindjet jashtë martesës janë më të larta sot, nga gjysmë shekulli më parë. Kjo ndodh , pjesërisht, sepse sot nuk ekziston më stigma e fortë për nënat e vetme.
Sot, një djalë e një vajzë që bëjnë seks me njëri-tjetrin, mund të kenë patur shumë partnerë përpara se të martohen. Numri i këtyre të rinjve sot është shumë më i lartë se gjysmë shekulli më parë.

Vazhdo ta lexosh

Hulumtime

Amerikani flet për prejardhjen e Shqiptarëve: Racë e fuqishme, Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë

Publikuar

me

George Fred Williams më 1914 ka shkruajtur: “Po të kthehemi në parahistori, para se rapsodët homerikë t’u këndonin hyjnive dhe heronjëve mitologjikë, para se të shkruhej gjuha greke, jetonte një popull i njohur me emrin Pellazg…

Shqiptarët janë të vetmit që kanë ardhur deri më sot nga kjo racë e fuqishme parahistorike. Vetëm vitet e fundit është përcaktuar se Pellazgët kanë qenë Ilirët e lashtë… Këta Ilirët kaluan edhe në Itali me emrin Toskë, siç quhen ende edhe në Shqipëri, ndërsa në Itali kanë mbetur si Toskë, toskane, etruskë…

Shqipja ka qenë gjuha e vërtetë e Homerit, sepse grekët e kanë huazuar nga rapsodët Pellazge eposin e tyre të shquar… Shqipja ka qenë gjuha amtare e Aleksandrit të pushtimeve të mëdha dhe e Pirros së Epirit, një prej gjeneralëve më të mëdhenj të historisë…

Është tragjedi tej çdo përfytyrimi, që kjo racë e madhe dhe shumë e lashtë të katandiset në këtë gjendje, e cila meriton të quhet skandali i qytetërimit Evropian.

Nuk është për t’u çuditur që pushtuesi otoman ndalonte çfarëdolloj gërmimesh në tokën shqiptare, që mund t’i kujtonin popullit lavdinë e tij të dikurshme….

Ç’pasuri e madhe dijesh e pret arkeologun kur toka shqiptare të hapë thesaret e historisë së Pellazgëve!”.

Origjina e shqiptarëve

Në kohët parahistorike, para se poetët e Homerit të këndonin për perënditë e tyre dhe heronjtë e përrallave, përpara se të shkruhej gjuha greke, rronte një popull i qujtur Pellazg.

Herodoti (484 – 425 p.e.s.) i’u veshë Pellazgëve historinë dhe i përmend shumë më parë se sa qytetërimin e grekërve; punimi i ashpër që mbulon anët e Panteonit në Athinë akoma quhet Pellazgjik.

Këta ndërtuan mure të mëdhenj që quhen ciklopike dhe për të cilët Prof. Pokok thotë që janë ndërtuar shumë më përpara se të egzistonin grekët e Homerit. Prej kësaj race të fortë parahistorike mbetën vetëm Shqiptarët.

Vetëm më vonë u kuptua se Pellazgët qenë Ilirianët e vjetër, e para degë Indo-Europiane, perandoria e të cilëve shtrihej që nga Azia e Vogël deri në Adriatik dhe nga Veriu deri në Danub.

Nga studimet e shkrimtarëve të rinj, si Prof. Maks Myller dhe Prof. Pot, në gjuhën Shqipe u bë e qëndrueshme kjo origjinë. Këta Ilirianë, që rrojnë akoma në Shqipëri si Toskë, u shpërndanë edhe në Itali dhe njihen si Toskë, Toskanë, Etruskë.

Është e kotë të kërkohet për perënditë e Greqisë në etimologjinë e gjuhës së saj. Në gjuhën Shqipe këto janë shumë të qarta dhe domethëniet e tyre shumë të drejta.

Për shembull,

Kaos është hapsi, hapësira;

Erebus, biri i Kaosit, është er-het-os, me e bërë të errët;

Uranos është I-Vran-os, domethënë zana e reve, vranët;

Zeus, Zaa, Zee, Zoot-Zot, zë rrufe;

Athena është E thëna, me thënë fjalën;

Nemesis, nemës, domethënë nam, thirrje e djallit;

Muse, Mosois, është mësuesi;

Afërdita domethënë afër ditës, agimi.

Kur do të jetë studiuar mirë gjuha shqipe dhe kur do të jenë zhvarrosur gojëdhanat e saj, atëhere shumë nga veprat e Homerit do të rishkohen dhe ca nga ato do të jetë nevoja edhe të korigjohen.

Herodoti nuk e pati ditë që emrat e heronjve të veprës së Homerit ishin fare qartë në gjuhen Pellazgjike. E deri edhe emri i vet i Homerit mund të gjurmohet në gjuhën Shqipe: I mirë, dhe në formën Imiros do të thotë poezia e mirë.

Në gjuhën shqipe është,

Agamemnon, Ai-ge-mendon, ai që mendon;

Ajaks, ai gjaksi,gjakderdhës;

Priamos, Bir-i-amës, biri i amës e me kuptim ironik Biri i tokës, i vendit;

Akili, i qiellit, një i zbritur nga qielli;

Odiseu, i udhës, udhëtari, aji që shëtit;

Ithaka, i thak, idhnak;

Droilos, Droili(os), ai që druhet, frikacak.Shumë të tjera mund t’i shtohen kësaj liste.

Nuk është çudi nëse njerëzit që kanë studiuar gjuhën shqipe të thonë se kjo është gjuha origjnale e Homerit dhe që grekërit morën nga poetët Pellazg të shumtën e këngëve të trimërive dhe ato heroike.

Sa dituri e madhe e pret arkeologun kur toka Shqiptare do të hapi thesarin e historisë Pellzagjike! Këta dhe shumë rrjedhime të tjera dëshmojnë që Shqiptarët sot janë mbi tokën e të parëve dhe flasin gjuhën e stërgjyshëve të tyre.

Edhe përpara se dega helene të njifej në malet e Thesalisë, Shkodra, qyteti kryesor i Shqipërisë, ishte pa dyshim kryeqyteti i mbretërisë madhështore të Ilirisë.

Shqipja ishte gjuha amtare e Aleksandrit të Madh që pushtoi botën dhe e Pirros së Epirit, një nga gjeneralët më të mëdhenj që përmend historia dhe përballues i fundit i ushtrive pushtuese Romake.

Një tragjedi, përtej përfytyrimit të tragjedistit, është kjo që një racë e vjetër dhe e fortë erdhi në një gjendje kaq të keqe dhe mizore, gjë e cila shikohet si skandal i qytetërimit Europian.

Nuk është për çudi që otomanët nuk lejuan ndonjë gërmim në tokën Shqiptare, sepse ajo mund t’i sillte ndërmend këtij populli lulëzimin e parë.

Vazhdo ta lexosh

Hulumtime

Çfarë duhet të bëjnë prindërit nëse një fëmijë bie nga shtrati ose ndonjë lartësi tjetër?

Publikuar

me

Çfarë duhet të bëjnë prindërit nëse një fëmijë bie nga shtrati ose ndonjë lartësi tjetër? Në vijim mund të lexoni këshillat e pediatrit se si të veproni në një rast të tillë.
Foshnjat dinë të befasojnë prindërit e tyre me rënie nga lartësia, qoftë e vogël apo e madhe, dhe kjo zakonisht ndodh në një situatë: “Ndodhi sa hap e mbyll sytë, momentin kur u ktheva për të marrë diçka”. Pason një britmë e fëmijës, dhe më pas e prindit, të cilëve sigurisht të shqetësuar, menjëherë iu shkon mendja në thyerje të kockave të kafkës dhe dëmtim të rëndë të trurit. Për fat të mirë, kjo ndodh jashtëzakonisht rrallë. Shumica e foshnjave kalojnë pa pasoja serioze, por le të sqarojmë këtë më në detaje…

𝐂𝐢𝐥𝐚 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐢𝐤𝐞 𝐞 𝐫𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐬 𝐬𝐞̈ 𝐛𝐞𝐛𝐢𝐭?

Mund të themi se NUK ka lartësi të sigurt për rënie të fëmijës, prandaj e mira e së mirës është që të kujdesemi maksimalisht që deri te rënia të mos vie. Sidoqoftë, duhet të dallohen dy situata të rëndësishme sa i përket lartësisë: rënia nga një lartësi e vogël, dmth. nga një shtrat i zakonshëm në të cilin ndërrohen pelenat e foshnjës (zakonisht 40 deri 60 centimetra nga dyshemeja) dhe rënia nga një lartësi më e madhe, më shumë se një metër – këto janë ato vendet për ndërrimin e pelenave që ndodhen zakonisht në zgjatimin e krevatit.
Për fat të mirë, rëniet nga lartësitë më të mëdha janë jashtëzakonisht të rralla, ndoshta sepse prindërit janë shumë më të kujdesshëm kur bëjnë ndërrimin e pelenave të fëmijës në një lartësi e tillë.

𝐒𝐢 𝐝𝐮𝐤𝐞𝐭 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈ 𝐪𝐞̈ 𝐬𝐚𝐩𝐨 𝐤𝐚 𝐫𝐞̈𝐧𝐞̈ 𝐧𝐠𝐚 𝐥𝐚𝐫𝐭𝐞̈𝐬𝐢𝐚?

Bebi menjëherë qan me të madhe – ankohet se është në dysheme, dhe për dhjetë minutat e para pas rënies qan dhe është i shqetësuar. Kjo është plotësisht e zakonshme, sepse rënia dhemb, por edhe për faktin se ajo gjithashtu është e frikësuar për shkak të ndërrimit të papritur dhe të pakëndshëm të pozitës së saj. Nëse edhe babai dhe nëna, të frikësuar, fillojnë të bërtasin, edhe më keq të shpërthejnë në vaj (sidomos nënat) – krijohet një panik i madh, zakonisht i panevojshëm. Pas rreth dhjetë minutash, shumica e foshnjave bëhen të gjalla, me humor të mirë dhe sillen normalisht, prandaj edhe nuk ka asnjë arsye për t’u shqetësuar.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐣𝐧𝐞̈ 𝐩𝐫𝐢𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐢𝐭 𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐛𝐢𝐞 𝐟𝐨𝐬𝐡𝐧𝐣𝐚 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐞𝐦𝐞?

1. Lehtësisht dhe pa panik, ngrini fëmijën nga dyshemeja dhe përqafojeni ashtu që koka e saj të jetë paksa e kthyer përpara. Kjo do të shmangë që në rast të vjelljes, përmbajtja e stomakut të mos thithet në rrugët e frymëmarrjes.
2. Pastaj foshnja duhet të kthehet drejt vetes dhe të shikojmë me kujdes dëmtime ose gjakderdhje në kokë, buzë ose gojë. Nuk ka nevojë të shtypni kokën me gishtërinj në kërkim të kockave të thyera (kjo është plotësisht e pakuptimtë).
3. Mos i jepni fëmijës tuaj ushqim ose pije për të paktën njëzet minuta. Gjatë asaj kohe, luani me të, përpiquni të harroni traumën nëpër të cilën ka kaluar.
4. Nëse foshnja sillet sikur nuk ka ndodhur asgjë pas 20 deri në 30 minuta, asaj duhet t’i jepet ushqim për të ngrënë, dhe nëse dëshiron të fle, lereni të pushojë lirshëm.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐝𝐞̈𝐦𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐚𝐬 𝐫𝐞̈𝐧𝐢𝐞𝐬 𝐧𝐞̈ 𝐝𝐲𝐬𝐡𝐞𝐦𝐞?

Zakonisht koka, sepse është pjesa më e rëndë e trupit. Nga ana tjetër, foshnjat bien nga një pozicion i shtrirë, pa pasur mundësi që të zgjasin në mënyrë refleksive duart në drejtim të dyshemesë, dhe në atë mënyrë që koka thjesht anon dhe “përplaset” në dysheme. Ndonjëherë, pas disa minutash, mund të shihet një “gungë” – e cila, në fakt, është një hematomë e padëmshme (rrjedhje e një sasie të vogël gjaku nën pjesën sipërfaqësore të kockave në vendin e goditjes). Madhësia e gungës nuk është e thënë të jetë proporcionale me peshën e rënies, kështu që nuk duhet t’i jepet shumë rëndësi. Kockat e kokës së foshnjës janë jashtëzakonisht elastike, kështu që dëmtimet më serioze të kockave janë jashtëzakonisht të rralla. Zakonisht pëson balli ose zverku (pjesa e prapme e qafës), dhe foshnjat rrallë bien në fytyrë ose në “anë”.

𝐃𝐞̈𝐦𝐭𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐠𝐨𝐣𝐞̈𝐬 𝐝𝐡𝐞 𝐝𝐡𝐞̈𝐦𝐛𝐞̈𝐯𝐞?

Nëse foshnja ka dhëmbë, ndonjëherë mund të ndodhin dëmtime të vogla në gjuhë ose në mukozën e zgavrës së gojës, kështu që nuk është e pazakontë të shihet pak gjak në gojë. Kjo është shumë e frikshme për nënat dhe baballarët. Sepse, posa të shihet gjaku, kjo çon në dyshime për dëmtime të rënda. Sidoqoftë, kjo pothuajse nuk ndodh kurrë në këto situata! Pas vetëm pesë deri dhjetë minuta, kjo gjakderdhje e vogël ndalet, kështu që nuk keni nevojë të bëni panik.

𝐂̧𝐟𝐚𝐫𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐧𝐢 𝐧𝐞̈𝐬𝐞 𝐬𝐡𝐟𝐚𝐪𝐞𝐧 𝐭𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐥𝐥𝐚?

Tek foshnjat, të vjellat nuk ndodhin shumë shpesh pas rënies. Është e pritshme nëse ka ngrënë një vakt tridhjetë minuta para rënies, dhe nganjëherë kjo ndodh kur goditja ka qenë me të vërtetë e fortë. Kjo është arsyeja pse nuk ka asnjë vend për panik nëse ai vjell dy herë pas rënies – kjo është mjaft e zakonshme. Nuk është mirë kur foshnja vjell vazhdimisht dhe kur ajo shoqërohet me ndonjë sjellje të saj të çuditshme.

𝐒𝐚 𝐤𝐨𝐡𝐞̈ 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫 𝐭𝐮 𝐫𝐢𝐤𝐮𝐩𝐞𝐫𝐮𝐚𝐫?

Me kalimin e kohës, foshnja kthehet në aktivitetet normale, kërkon të hajë dhe të pijë, kështu që ajo nuk duhet të privohet nga ushqimi. Sigurisht, ai nuk duhet ta teprojë me hajë – sepse, siç e kemi shpjeguar tashmë, është e mundur të vjellë, dhe kjo mund të jetë edhe një arsye shtesë për panik. Shumica dërrmuese e foshnjave e marrin veten shpejt, zakonisht janë të mjaftueshme 30 deri në 60 minuta. Kjo merr më pak kohë sesa të shkosh te mjeku – andaj nuk është çudi që kur të shkoni tek pediatri, fëmija është mirë, sikur asgjë nuk ka ndodhur. Prandaj, te këto rënie të padëmshme, nuk është e nevojshme ta çoni fëmijën te mjeku, sepse është traumë më e madhe shkuarja në një institucion shëndetësor dhe për vizitë te mjeku, sesa rënia e përshkruar.

𝐊𝐮𝐫 𝐝𝐮𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞̈ 𝐭𝐞𝐥𝐞𝐟𝐨𝐧𝐨𝐧𝐢 𝐦𝐞𝐧𝐣𝐞̈𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐦𝐣𝐞𝐤𝐮𝐧?

Këto janë situata shumë të rralla, por duhet t’i dini. Në ato raste, duke ruajtur gjatë gjithë kohës gjakftohtësinë, duhet të shkoni te ambulanca ku ka një kirurg pediatër ose pediatër.

1.𝐓𝐞̈ 𝐯𝐣𝐞𝐥𝐥𝐚𝐭 𝐞 𝐯𝐚𝐳𝐡𝐝𝐮𝐞𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐪𝐞̈ 𝐥𝐨𝐝𝐡𝐢𝐧 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐞̈𝐧

Nuk është e pazakontë që një foshnjë me një tronditje të lehtë të vjellë një ose dy herë. Por, nëse kjo ndodh në seri – foshnja duhet të ekzaminohet.

2.𝐍𝐞̈𝐬𝐞 𝐧𝐝𝐨𝐝𝐡 𝐪𝐞̈ 𝐛𝐞𝐛𝐢 𝐭𝐞̈ 𝐠𝐨𝐝𝐚𝐬𝐞̈ 𝐝𝐢𝐜̧𝐤𝐚 𝐭𝐞̈ 𝐦𝐩𝐫𝐞𝐡𝐭𝐞̈ 𝐨𝐬𝐞 𝐭𝐞̈ 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐞̈ 𝐤𝐮𝐫 𝐛𝐢𝐞, 𝐝𝐡𝐞 𝐯𝐢𝐞 𝐝𝐞𝐫𝐢 𝐭𝐞 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐠𝐣𝐚𝐤𝐝𝐞𝐫𝐝𝐡𝐣𝐞 𝐞 𝐫𝐞̈𝐧𝐝𝐞̈

Atëherë është e nevojshme të shkoni te mjeku, por gjatë transportit, vendi i gjakderdhjes duhet të shtypet me garzë sterile (nëse nuk keni në dispozicion, atëherë një pelenë e pastër pambuku është gjithashtu e mirë) për të ndaluar gjakderdhjen.

3.𝐏𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐮𝐦𝐣𝐞 𝐞 𝐩𝐚𝐳𝐚𝐤𝐨𝐧𝐭𝐞̈, 𝐨𝐬𝐞 𝐚𝐧𝐤𝐭𝐡 𝐢 𝐬𝐡𝐩𝐫𝐞𝐡𝐮𝐫 𝐡𝐞𝐫𝐞̈ 𝐩𝐚𝐬 𝐡𝐞𝐫𝐞, 𝐩𝐚𝐬𝐭𝐚𝐣 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫𝐠𝐣𝐮𝐦𝐣𝐞 𝐞𝐤𝐬𝐭𝐫𝐞𝐦𝐞 – 𝐟𝐞̈𝐦𝐢𝐣𝐚 𝐬𝐢𝐥𝐥𝐞𝐭 𝐬𝐡𝐮𝐦𝐞̈ 𝐜̧𝐮𝐝𝐢𝐭𝐬𝐡𝐞̈𝐦

Ekzaminimi ka për qëllim të studiojë sjelljen neurologjike të fëmijës dhe mjeku ka për detyrë të përjashtojë ose të dyshojë në komplikacionin më serioz të rënies së rëndë në kokë – gjakderdhje në tru ose nga arteriet në brendësi të kockave. Këto gjakderdhje (të quajtura profesionalisht hemorragji intrakraniale) janë vërtet të rrezikshme për foshnjën, por ato janë jashtëzakonisht të rralla. Ato janë më të zakonshme tek të porsalindurit, megjithëse numri i rasteve të tilla është shumë i vogël, pasi foshnjat rrallë bien aksidentalisht, pasi ato ende nuk janë shumë të lëvizshme. Prandaj, prindërit nuk duhet të kenë frikë paraprakisht.
Ka edhe situata të rralla kur prindërit këshillohen të telefojnë Shërbimin e Urgjencës Mjekësore. Ky skenar përfshin humbjen e vetëdijes, dëmtim të dukshëm të kokës ose pjesës tjetër të trupit, gjakderdhje nga goja, hunda ose veshi, të vjella me vrull dhe një sulm të ngjashëm me atë epileptik. Në këto raste, telefononi Urgjencën dhe ndiqni udhëzimet që do të merrni me telefon derisa ekipi të arrijë tek ju. Për fat të mirë, kjo nuk ndodh shpesh.
Dhe në fund, është e qartë se shumica e rënieve të vogla tek fëmijët nuk janë të rrezikshme. Por kjo nuk do të thotë që fëmijët, veçanërisht foshnjat, duhet të lihen të rrotullohen vetë në shtrat. Pasi fillon të ecë, ka një periudhë rëniesh të pashmangshme – të cilat janë pjesë e fëmijërisë, kështu që fëmijët duhet të kursehen nga dëmtimet e panevojshme para kësaj periudhe, për aq sa është e mundur. Nuk ka asnjë fëmijë që nuk ka rënë në tokë, por duhet bërë gjithçka që është e mundur që deri te rrëzimi të vie sa më rrallë që është e mundur.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com