Connect with us

Bota

Sllovenia shpall gjendje emergjente 30-ditëshe

Publikuar

me

Qeveria e Sllovenisë të hënën ka shpallur gjendjen emergjente 30-ditëshe, pas shtimit të numrit të rasteve me koronavirus në javën e fundit, raporton agjencia Reuters.

Qeveria ka caktuar po ashtu orën policore duke filluar nga sot, ku ndalohet qarkullimi nga ora 21:00 deri në 06:00, ndërsa është reduktuar edhe numri i personave që lejohen të grumbullohen në një vend, në gjashtë nga dhjetë sa ishte, ka bërë të ditur ministri i Brendshëm, Ales Hojs.

Sllovenia ka regjistruar 537 raste të reja nga 2637 testime të bëra të dielën.

Bota

Mjeku amerikan shkarkohet pasi vodhi vaksina kundër Covidit, ia dha gruas

Publikuar

me

jë mjek në Teksas të Shteteve të Bashkuara është shkarkuar nga puna dhe është ngarkuar me akuzë kriminale pasi dyshohet se ka vjedhur një paketim të vaksinës kundër Covidit që përmbante nëntë doza, duke ua dhënë ato miqve dhe familjarëve.

Autoritetet dyshojnë se Dr. Hasan Gokal, i cili punonte në sektorin e shëndetit publik në rajonin Harris, vodhi doza të vaksinës së kompanisë Moderna përderisa ishte duke punuar në një qendër vaksinimi në Humble më 29 dhjetor.

Rasti raportohet se u zbulua pasi Gokal u mburr para një kolegu për këtë vepër. Më pas, bashkëpunëtori e raportoi këtë rast te mbikëqyrësit, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.

Prokurorët më vonë vlerësuan se mjeku 48 vjeç e kishte përdorur paketimin për t’ua dhënë vaksinën nëntë personave, përfshirë bashkëshorten.

“Ai e abuzoi pozitën për t’i vendosur në radhë të vaksinimit personat që nuk i janë nënshtruar procesit ligjor për të qenë aty”, tha prokurorja rajonale, Kim Ogg.

“Ajo që bëri ai ka qenë ilegale dhe për këtë do të mbahet përgjegjës sipas ligjit”, shtoi prokurorja.

Sipas saj, mjeku i dyshuar i injoroi protokollet që kërkojnë përparësi për punëtorët në vijën e parë të frontit kur është fjala për vaksinim kundër sëmundjes Covid-19.

Avokati i mjekut, Paul Doyle, tha se klienti i tij nuk ka bërë asgjë të gabuar, duke këmbëngulur se paketimi ishte i dëmtuar dhe mjeku thjesht dëshiroi që të mos e çonte dëm.

Vazhdo ta lexosh

Bota

Ngjarje e rëndë: Po flinin në trotuar, goditen për vdekje nga kamioni 13 punëtorë

Publikuar

me

Së paku 13 punëtorë imigrantë, të cilët po flinin në trotuar pranë një rruge, vdiqën pasi një kamion i shtypi ata në rajonin perëndimor indian, Gujarat.

Zyrtarët thanë për mediet lokale se gjashtë persona të tjerë janë lënduar seriozisht në këtë aksident, shkruan BBC, transmeton Express.

Aksidenti thuhet se ndodhi pasi kamioni fillimisht u përplas me një traktor dhe më pas vozitësi e humbi kontrollin e mjetit të madh.

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi, tha se humbja e jetës së këtyre njerëzve është tragjike.

Punëtorët ishin nga rajoni verior, Rajasthan, dhe po flinin pas një dite pune. Zyrtarët thanë se janë duke e hetuar incidentin, ndërsa personat e lënduar po trajtohen në një spital lokal afër qytetit Surat.

Punëtorët imigrantë shpesh flenë në trotuare në qytetet e Indisë dhe shpesh rrezikohen nga aksidentet e shkaktuara nga veturat.

Vazhdo ta lexosh

Bota

Cilat janë dhjetë shtetet me numrin më të madh të ushtarëve rezervë

Publikuar

me

Përpos personelit ushtarak aktiv, një numër i madh i shtete ka edhe shumë ushtarë rezervë. Më poshtë paraqitet lista e dhjetë shteteve me më së shumti ushtarë rezervë në botë.

Ndoshta shumë nga ju do të befasoheni, por në vendin e parë për më së shumti ushtarë rezervë është Koreja Jugore. Ajo ka rreth 3 milionë e 100 mijë ushtarë rezervë, krahas 600 mijë ushtarëve aktivë.

Në vendin e dytë gjendet Rusia me rreth dy milionë ushtarë rezervë, ndërsa në personelin ushtarak aktiv ka rreth 900 mijë trupa. Kur marrin parasysh territorin e madh që ka ky shtet si dhe numrin e popullsisë, këto shifra nuk janë befasuese, shkruan Gazeta Express.

I treti në listë është Tajvani me 1 milion e 657 mijë pjesëtarë rezervë. Pas tij vijnë Brazili me 1 milion e 340 mijë ushtarë rezervë dhe India me 1 milion e 155 mijë.

Një shtet evropian e zë pozitën e gjashtë. Ukraina ka 900 mijë ushtarë rezervë dhe 209 mijë trupa aktive në forcat e armatosura. Në vendin e shtatë janë Shtetet e Bashkuara me rreth 850.000 trupa rezervë.

Në vendin e tetë është vendi komunist, Koreja Veriore, me 600 mijë trupa rezervë dhe 1 milion e 280 mijë ushtarë aktivë. Dy vendet e fundit në listën me 10 shtete i zënë Kina me 510 mijë ushtarë rezervë dhe Egjipti me 479 mijë.

Vazhdo ta lexosh

Aktuale

Copyright © 2016 - 2020 Publicisti.com