12 tatuazhet e Dua Lipës dhe domethëniet e tyre të veçanta (Foto)

Këngëtarja shqiptare Dua Lipa, është e pëlqyer nga publiku anë e mbanë globit për këngët dhe stilin e saj.

Edhe ajo si shumë yje botërore, është një adhuruese e artit trupore.

Deri më tani, artistja shqiptare numëron plot 12 tatuazhe në trup, shumica prej të cilave kanë domethënie të thellë dhe lidhen me jetën e saj.

Nga ato që ka të realizuara deri më tani në trup, vërejmë se këngëtarja preferon tatuazhet e vogla, por që kanë kuptim.

Në vazhdim, ju sjellim pamjet e 12 tatuazheve të këngëtares dhe kuptimet e tyre:

Image

Një trëndafil në bicepsin e saj

Dua Lipa bëri këtë tatuazh rozë në bicepin e saj të djathtë në orët e hershme të mëngjesit pas koncertit të saj në Paris më 3 prill 2018. Artistja e tatuazhit, Madame Buraka, ka një stil shumë të veçantë që kombinon dizajnet fisnore të viteve ’90, grafitet dhe vizatimet minimale të linjës. Ndërsa linjat në tatuazhin e Duas mund të duken abstrakte në shikim të parë, ka një numër “95” të fshehur në gjethe për të përfaqësuar vitin e saj të lindjes.

Image

“Nëna + babai” në krahun e saj

Dua Lipa nderon të dy prindërit e saj me këtë tatuazh “MUM + DAD”, që përkthyer në shqip është “Nënë + baba”, tatuazh ky të cilin e ka të realizuar në anën e pasme të bërrylit të saj të djathtë. Këtë tatuazh, këngëtarja shqiptare e bëri më 8 shkurt 2018, ndërsa ajo ishte në turne në Los Anxheles. Prindërit e saj, nëna Anesa Lipa dhe babai Dukagjin Lipa, ishin të dy në turne me të në atë kohë. Dua tashmë kishte inicialet e motës dhe vëllait të saj, Rinës dhe Gjinit, në duar kështu që tani ajo ka tatuazhe për të gjithë familjen e saj.

Image

Një zemër e rrethuar me tela me gjemba, në parakrahun e saj

Dua Lipa vizitoi artistin e saj të preferuar Sean From Texas ndërsa ishte në Los Angeles në shkurt të vitit 2018 dhe bëri kë këtë tatuazh të telit me gjemba në formën e një zemre. Duket të jetë simbol i mbrojtjes së zemrës.

Image

“Patinence (Durimi)”, në dorën e saj

Dua Lipa së pari tregoi tatuazhin “PATIENCE” në dorën e saj të majtë në një foto të publikuar në Instagram në prill të vitit 2017, duke shkruar “Durimi është çelësi”. Në një intervistë ajo shpjegoi se tatuazhi është një kujtesë e vazhdueshme për të që të qëndrojë e qetë dhe të jetë i durueshëm.

Image

Inicialet “R” dhe “G” në dorën e saj

Dua Lipa ka inicialet “R” dhe “G” të tatuazhuar në dorën e saj të majtë për vëllain dhe motrën e saj, Rinën dhe Gjinin. Dua është më e vjetra në familje, motra e saj Rina është fëmija i mesëm dhe vëllai i saj Gjin është më i riu.

Image

Rrezet e diellit në gishtin e saj

Dua Lipa ka një tatuazh të vogël 8-shenja të rrezeve në dorën e saj të djathtë, konkretisht në gishtin e mesëm. Tatuazhi është në formën e një shkopi që i është dhënë asaj nga gruaja e bateristit të saj, Amy, një ditë teksa kishin dalë në shëtitje.

Image

Një sy në kyçin e këmbës

Syri është po ashtu një nga tatuazhet e artistes shqiptare. Këtë ajo e realizoi në mars të vitit 2017. Kjo u bë nga Amy Bowerman, gruaja e bateristit të Duas, William Bowerman. Pas skicimit të versioneve të shumta të syrit në letër, Amy përdori një gjilpërë dhe bojë për ta vizatuar atë në kyçin e djathtë të Duas.

“William Bowerman ka ardhur te unë sonte për darkë dhe si një dhuratë shtëpie gruaja e tij më realizoi një tatuazh”, kishte shkruar Dua aso kohe në Twitter. Ajo tha se tatuazhi i “syrit gjithçka-pamës” gjendet në trupin e saj për mbrojtje .

Image

Fjala “Angel (Engjëll)” në shpatullën e saj

Dua Lipa ka të shkruar fjalën “Angel” si një tatuazh në shpatullën e saj të djathtë, dhe këtë ajo e realizoi në maj të vitit 2016. Kjo duket të jetë një referencë për tropikën e të pasurit një engjëll në një krah dhe një djall nga ana tjetër që paraqet tundime të mira dhe të këqija. “Tani kam një engjëll në shpatullën time. Faleminderit Sean nga Teksasi” shkroi ajo pas realizimit të këtij tatuazhi.

Image

Palma në krahun e saj

Dua Lipa bën fotografi në Los Anxhelos me këtë tatuazh të palmës në pjesën e pasme të krahut të majtë të saj.

Image

Dy figura që vallëzojnë në gishtat e saj

Dua Lipa ka tatuazhe në të dy gishtat e saj, në të cilat shfaq dy njerëz që vallëzojnë, tatuazh ky i realizuar nga Keith Haring. Këtë tatuazh, ajo e ka realizuar në korrik të vitit 2015. Disa prej tatuazheve të saj të dashura mund t’i shohim edhe në klipin e saj më të popullarizuar, “New Love”.

Image

“This means nothing (Kjo nuk do të thotë asgjë)”, është e shkruar në parakrahun e saj

Dua Lipa ka një tatuazh përgjatë parakrahit të majtë të saj, i cili thotë “Kjo nuk do të thotë asgjë”. Artisti Sean nga Teksasi shkroi fjalët në dorëshkrimet e tij duke përdorur stilin e tij të nënshkrimit me shkronja pak a shumë të mëdha.

Image

“Sunny Hill (Bregu i Diellit)”, e shkruar në bërrylin e saj

Ky është tatuazhi i parë i saj i realizuar në janar të vitit 2015. Shkrimi në brendësi të bërrylit të saj të djathtë thotë “Sunny Hill”, që përfaqëson shtëpinë e saj në Kosovë. Sunny Hill është përkthimi në anglisht i lagjes Bregu i Diellit në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë.

Edhe pse Dua Lipa ka lindur në Londër, të dy prindërit e saj janë kosovarë. Ajo u shpërngul në Prishtinë të Kosovës me familjen e saj kur ishte 13 vjeçe. Disa vjet më vonë ajo u kthye në Londër për të ndjekur karrierën e saj si këngëtare.

Ajo ka themeluar edhe fondacionin Sunny Hill për të promovuar artet dhe kulturën në Kosovë, ndërsa babai i saj ka krijuar festivalin me po të njëjtin emër, i cili është festivali më i madh muzikor ndonjëherë në Kosovë.

“Sunny Hill është lagja